Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Namazi – abdesti

A është i lejuar tatuazhi? A është pengesë tatuazhi gjatë marrjes së abdesit dhe gusulit?

Estimated reading: 2 minutes 368 views

Këto dy çështje do t’i analizojmë të ndara. Të bësh tatuazh është tjetër gjë e të kryesh adhurimet me një trup me tatuazh është gjë tjetër.

Pikë së pari, duke u bazuar te bazat e Islamit, bërja e tatuazhit është kategorikisht e ndaluar.

Në një hadith të tij në lidhje me ndryshimin e formës sipas së cilës e ka krijuar Allahu njeriun, I Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë: “Allahu i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazh dhe ata të cilët ua bëjnë të tjerëve.”

Një njeri i cili ka hyrë rishtazi në Islam dhe e ka marrë vesh më vonë të vërtetën, nëse mundet, duhet t’i heqë tatuazhet nga trupi. Nëse tatuazhi nuk përmban ndonjë simbol fetar si kryqi apo simbole të pamoralshme, atëherë nuk është e nevojshme që personi të vuajë për ta hequr atë. Ai duhet t’i kërkojë falje Allahut dhe të pendohet, të mbështetet tek Ai dhe të kërkojë mëshirën e Tij të pafund. Tatuazhet që mban në trup nuk duhet kurrsesi të bëhen pengesë për përmbushjen e adhurimeve. Tatuazhi bëhet duke vendosur nën lëkurë një substancë ngjyrosëse dhe për këtë arsye nuk bëhet pengesë për depërtimin e ujit mbi lëkurë. Prandaj mund të marrim dhe abdes dhe gusul me tatuazh. Nuk ka asnjë pengesë as për kryerjen e adhurimeve.

Gjithashtu këtu kanë vlerë edhe fjalët që Profeti (a.s) i ka thënë Amr b. Asit rreth kësaj teme: “Me pranimin e Islamit fshihen dhe zhduken mëkatet e mëparshme.” Një person i cili në të kaluarën ka bërë gabime të tilla, le të pendohet dhe të përpiqet të kompensojë gjërat e humbura si një rob i bindur dhe i devotshëm.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A është i lejuar tatuazhi? A është pengesë tatuazhi gjatë marrjes së abdesit dhe gusulit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA