Namazi – abdesti
A është e drejtë të vonohet namazi?
Bëhet fjalë nëse namazi nuk falet në fillim të kohës por lihet për më vonë në fund. Le t’i përgjigjemi:
- Në bazë të ajetit kuranor “…namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (nisa, 4/103) kuptojmë që namazi kryhet brenda afateve kohore.
- Falja e namazit në fillim të kohës është një nga veprat e mira të deklaruara nga Profeti (s.a.s).
- Nëse namazin e lëmë për në minutat e fundit pa asnjë arsye, atëherë kjo është tahrimen mekruh.
- Namazi i pafalur në kohën e duhur siç dihet nga të gjithë mbetet kaza. Por falja e namazit kaza edhe sikur të jetë e përkryer nuk ka vlerën e namazit të falur në kohën e vet.
Ka pasur namaze që vetë Profeti (s.a.s.) i ka falur me vonesë për shkak të ndonjë urtësie apo arsyeje. P.sh., falja e namazit pak pas hyrjes së kohës së tij në një ditë me re, shtyrja e namazit të drekës në ditët e nxehta, falja e namazit të sabahut afër kohës së quajtur ‘isfar’. Prandaj në prani të këtyre shkaqeve dhe në rastet kur duam të shohim qëllimin e Profetit, namazi mund të falet ashtu si e ka falur Ai. Por parimisht namazi duhet të falet sapo hyn koha e tij.