Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Namazi – abdesti

A duhet të ketë leje për faljen e xhumas ne nje vend?

Estimated reading: 1 minute 519 views

Në fikhun hanefi, kur flitet për lejen për faljen e xhumas, kuptohen dy gjëra:

  1. Kryetari i shtetit ose personi i caktuar prej tij, ose një organ kompetent t’i japin leje personit që ka për ta drejtuar faljen e namazit të xhumasë.
  2. Në mjedisin ku ka për t’u falur namazi i xhumasë t’i jepet leje hyrjeje kujtdo.

Medhhebet e tjera veç hanefive nuk e vënë këtë kusht për vlefshmërinë e namazit të xhumasë. Ndërkaq, edhe hanefië e kanë trajtuar këtë ndër kushtet e kryerjes së namazit të xhumasë.

Përfundimisht, sot, fakti që në një shtet jepet leje për ndërtimin e xhamive, që rrogat e imamëve paguhen nga shteti dhe që ekziston një organizim ligjor-publik fetar i drejtuar dhe një institucion fetar legjitim, e përmban vetvetiu edhe lejen për faljen e namazit të xhumasë.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A duhet të ketë leje për faljen e xhumas ne nje vend?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA