Cilëve persona mund t’u jepet sadakaja e fitrit?
Jane disa persona qe mund t’u jepet sadakja e fitrit. Vendi ku mund të jepet sadakaja e fitrit me vendet ku mund të jepet zekati, janë të njëjta. Nisur nga kjo, personave që nuk mund t’u japësh zekat, nuk mund t’u japësh as sadakanë e fitrit.
Personave që nuk mund t’u jepet zekat
personat që konsiderohen fetarisht të pasur, gruaja e personit që jep fitër, të afërmit bazë, të afërmit e nivelit të dytë (femijët, nipërit dhe mbesat), të afërmit që ka nën kujdestari. Personi që jep sadakanë e fitrit, duhet t’u japë përparësi të varfërve të vendit apo mjedisit ku banon, farefisit që mund të banojë edhe larg, të varfërve me moral të mirë dhe nxënësve.
E preferueshme
Personi që jep sadakanë e fitrit, mund t’ia japë atë si një të varfëri të vetëm, ashtu dhe duke ua shpërndarë disa të varfërve. Por, për sa i përket përballimit të nevojave të përsonit të varfër, dhënia një të varfëri është më e mirë. Ndërkaq, disa persona mund t’ia japin fitret një të varfëri të vetëm.