Cfarë është Kurbani Vaxhib, Kurbani i Premtimit dhe Kurban Akika?
Bajrami i kurbanit që përcaktohet sipas kalendarit hënor, fillon në ditën e dhjetë të muajit Dhulhixhe dhe vazhdon katër ditë. Quhet kështu sepse në këtë festë theret kurban. Kur thuhet kurban përgjithësisht nënkuptohet kafsha e therur gjatë barjamti të kurbanit. Kurbanet mund te jene tri llojesh: Vaxhib, i Premtimit dhe Akika.
Kurbani Vaxhib
Personat, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në aspektin fetar, e kanë vaxhib (të domosdoshme) të therin kurban. Në Kur’an Allahu i drejtohet kështu Pejgamberit alejhi selam: “Fal namaz për Zotin tënd dhe ther kurban” (Keuther, 2). Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi alejhi selam i ka paralajmëruar personat që kanë mundësi të therin kurban por nuk e bëjnë atë në këtë mënyrë: “Ai që ka mundësi të therë kurban dhe nuk e bën këtë, të mos i afrohet faltores sonë” (Ahmed, Ibn Maxhe, Edahi, 2)
Kurbani i Premtimit
Është rasti kur një person, pa e patur domosdoshmëri, vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit në momentin që ka arirtur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe. Ky lloj kurbani nuk është domosdoshmëri, por personi që e ka vendosur dhe premtuar ta kryejë atë, i kthehet në vaxhib therja e kurbanit.
Kurbani Akika
Quhet kurbani që therret në ditët e para të lindjes së një fmije me qëllim shprehjen e falenderimit ndaj Zotit Krijues. Ky nuk është një adhurim i detyrueshëm, por është sunet. Pejgamberi alejhi selam ka therur nga një kurban akika për dy nipat e tij Hasanin dhe Hysejnin dhe ka këshilluar ymetin e tij që të therin kuban për femijët e tyre djem ose vajza.