Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Agjërimi – Ramazani – Tre Muajt

A pranohet agjërimi pa namaz?

Estimated reading: 1 minute 235 views

Edhe pse mos falja e namazit është një nga mëkatet më të mëdha, agjërimi i një personi që nuk fal namazin është i vlefshëm sepse nuk prish agjërimin ose nuk është kusht i agjërimit.

Sidoqoftë, një nga kuptimet e agjërimit është ta mbash veten larg nga të gjitha haramet. Një person duhet të agjeroje me te gjitha gjymtyrët, si edhe me stomakun. Agjërimi i syve tuaj eshte mos shikimi i haramit, agjërimi i gjuhës eshte shmangia e gjërave të tilla si gënjeshtrat dhe përgojimet, etj. Agjërimi më i përsosur është të agjërosh si materialisht ashtu edhe shpirtërisht.

Burimi

2 Comments

  • Αλή Αλ-Γιουνάνι

    16/02/2024

    Agjërimi i një personi që nuk fal namazin NUK është i vlefshëm. Nëse personi agjëron por nuk falet, ai e ka kot që agjëron. Prandaj, siç kanë thënë disa prej muslimanëve të parë: “Sa të këqinj janë ata njerëz që e njohin Allahun vetëm në Ramazan.” Gjithashtu, duhet ta dijë se mosfalja e namazit është mëkati më i madh pas shirkut dhe kufrit.

    Siç e sqaron Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij rreth namazit, që dijetarët kanë pajtueshmëri se lënia e namazit është mëkat më i madh se zinaja (amoraliteti), konsumimi i alkoolit, kamata, ngrënia e mishit të derrit, vrasja e tjetrit, e të tjera prej mëkateve të mëdha. Pra, çështja e namazit nuk është e lehtë.

    Madje, vet i Dërguari,salallahu alejhi we selem, lënien e namazit e ka cilësuar si kufr(mosbesim). Ai thotë: “Dallimi mes nesh dhe jobesimtarëve është namazi, prandaj kush e braktis atë veçse ka bërë kufr.” Ka edhe ajete dhe hadithe të shumta që e kërcënojnë ashpër lënësin e namazit. Për më shumë informata kthehuni te libri i Ibnul Kajimit: “Namazi”.

    Reply
  • Αλή Αλ-Γιουνάνι

    16/02/2024

    Ata të cilët e agjërojnë Ramazanin dhe e falin namazin, por pas Ramazanit e braktisin namazin dhe jepen pas gjynaheve të ndryshme – Shejkh Mukbil

    Pyetje: Cili është gjykimi për atë i cili kujdeset për (pesë kohët) e namazit në muajin e Ramazanit dhe agjëron gjashtë ditët e muajit Sheu’ual, por ai pas Ramazanit, e lë namazin, e pi rakinë dhe bën zina, kështu janë njerëzit e rëndomtë te ne. Cili është gjykimi ndaj këtyre njerëzve?

    Përgjigje: Ai që e vepron këtë, (gjykimi për të) duke u bazuar tek fjalët e vërteta të njerëzve të dijes është se ai konsiderohet kafir, ngaqë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – ka thënë:

    ليس بين العبد والكفر أو الشرك إلا الصلاة
    “Nuk qëndron në mes robit, kufrit dhe shirkut vetëm se lënia namazit”

    Dhe i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue ’ala alihi ue sel-lem – po ashtu thotë në hadithin e Burejdës:

    العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة فمن تركها فقد كفر
    “Dallimi në mes nesh dhe atyre është namazi, ai që e braktis atë, ka bërë kufër.”

    Dhe Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – thotë në Librin e Tij Fisnik duke na rrëfyer për disa besimtarë të cilët u thonë disa tjerëve që janë në Zjarr:

    مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ
    ““Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz”.” El-Muddethir, 42-43.

    E deri në fund të ajetit.

    E pastaj Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – thotë:

    فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا
    “Pas atyre erdhën breza, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” Merjem, 59.

    Dhe Allahu – Subhanehu ue Te’ala – thotë:

    فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ
    “Mjerë për ata që falen, të cilët janë të pakujdesshëm për namazet.” El-Ma’un, 4-5.

    Dhe Allahu – Subhanehu ue Te’ala – thotë:

    فَإِن تَابُوا وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ فَإِخْوَانُكُمْ فِي الدِّينِ
    “Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe.” Et-Teubeh, 11.

    Ajo që kuptohet nga ajeti është se nëse ata nuk e falin atë (namazin), atëherë ata nuk janë vëllezërit tanë në fe.

    Përktheu: Jeton Shasivari

    Reply

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A pranohet agjërimi pa namaz?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA