A lejohet agjërimi i njëpasnjëshëm dhe agjërimi i përditshëm?
Agjerimi i njepasnjeshem dhe agjerimi i perditshem konsiderohen te ndaluara ne islam, per shkak se feja islame eshte fe e lehtesise dhe dhembshurise. Pejgamberi fisnik (a.s.) ne keshillon qe mos te agjerojme ne keto menyra.
Agjërimi i njëpasnjëshëm
Agjërimi i njëpasnjëshëm që quhet edhe “visal”, “bashkim” është agjërimi I mbajtur dy a më shumë ditë rradhazi pa prishur (pa ngrënë iftar). Pejgamberi alejhi selam që shembull I mëshirës dhe dhembshurisë, ua ka tërhequr vëmendjen atyre që agjërojnë në këtë formë dhe I ka këshilluar të mos veprojnë ashtu. Duke u shprehur për këtëçështje, Hz. Aisheja ka thënë: “Nga dhembushuria për msulimanët, i Dërguari i Allahut e ka ndaluar agjërimin e njëpasnjëshem!”
Agjërimi i përditshëm
Islami është feja që mund ta jëtojë lehtëçdokush. Në islam nuk ka asnjë detyrim apo urdhër që njerëzit të mos mund ta plotësojnë. Çdo gjë në Islam është e moderuar, në Islam nuk ka teprim (ekstremizëm) në këtë apo atë skaj. Agjërimi i përditshëm nga një njëri mund të japë përfundime negative tek ai. Ngaqë do ta dobësojë fizikisht, personi mund t’i lërëmangut detyrat e tjera trupore, mund të mos ta ndjekë plotësisht shoqërinë, ndoshta mund të mbetet i detyrar të jëtojë si individ i vetmuar. Ose, duke mbajtur çdo ditë agjërim, me kalimin e kohës, agjërimi i kthehet në shprehi, për rrjedhojë, personi humb shumë dobi që mund të fitohen me anë të agjërimit. Është për këto arsye që i Dërguari i Allahut alejhi selam nuk ka kërkuar që njerëzit të mbajnë agjërim të përditëshëm dhe ka bërë të ditur se ata që veprojnë kështu, nuk do të quhen se kanë agjëruar.