A e prish agjërimin vaksina e virusit korona (Covid-19)?
Detajet e pyetjes:
A e prish agjërimin vaksina e virusit korona (Covid-19), a duhet bërë kaza?
Termini për vaksinim më është caktuar gjatë muajit të Ramazanit dhe duhet të vaksinohem. Në këtë rast, a na prish agjërimin vaksinimi?
Përgjigja
Përfshirë vaksinën e virusit korona (Kovid-19) asnjë vaksinë nuk e prish agjërimin.
Agjërimi prishet duke ngrënë, pirë, marrëdhënie seksuale dhe gjëra që bien në fushën e këtyre. Për këtë arsye, vaksinat që nuk kanë vlera ushqyese nuk prishin agjërimin dhe nuk kanë nevojë për kompenzim kaza.
Nëse nuk ka ndonjë pengesë, do të ishte e përshtatshme që muslimanët t’i marrin vaksinat e tyre pas iftarit. Ata që nuk e kanë këtë mundësi mund të bëjnë vaksinim gjatë agjërimit.
Sidoqoftë, ata që marrin injeksione ushqimore e vitaminash gjatë agjërimit, atyre që marrin vaksina orale dhe atyre që marrin serum e gjak në mënyrë intravenoze, agjërimi iu është prishur. Më vonë, ky agjërim duhet kompenzuar me kaza.
https://pyetjeislame.com/pyetjet/e-prishin-agjerimin-vaksinat-dhe-injeksionet/
Allahu di më së miri.