Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Cka duhet lexuar me zë personat pas imamit? Mënyra e faljes së namazi me xhemat

Estimated reading: 2 minutes 355 views

Në elementët e detyrueshëm për t’u kryer, si kijami, rukuja dhe sexhdeja, xhemati këndon pa zë Subhaneken dhe lutjet, si Tesbihat dhe Tahijjat, duke ndjekur imamin, por nuk e përsërit imamin në kiraat; gjatë këndimit të imamit, e dëgjon atë në heshtje.

Kjo është sipas Ebu Hanifes dhe imam Ebu Jusufit. Sipas këtyre dy imamëve të mëdhenj, këndimi nga xhemati në namazet ku imami këndon me zë, është mekruh tahrimen, kurse në namazet ku imami këndon pa zë, është mekruh. Imami i prin xhematit. Prandaj, këndimi i imamit është edhe këndimi i xhematit. Kështu, në një hadith profetik thuhet:

“Kiraati i imamit është edhe kiraati i personit të lidhur pas imamit.”

Sipas imam Shafiut, në namazet ku këndohet pa zë, personi i lidhur pas imamit mund të këndojë edhe ajete të tjerë veç Fatihas. Kurse në namazet ku këndohet me zë, personi e këndon pa zë vetëm Fatihan në qoftë se me këtë veprim nuk e humb rekatin (vonohet dhe i mbetet rekati pa kryer).

Sipas imam Malikut, në namazet ku këndohet Kuran pa zë, edhe personi i lidhur pas imamit këndon pa zë. Ky veprim është parë i mirë. Kurse sipas imam Ahmed b. Hanbelit, është më mirë që në namazet ku këndohet Kuran pa zë, edhe personi i lidhur pas imamit të këndojë pa zë. Një mendim tjetër është që, po qe se dikush nga xhemati nuk e dëgjon dot këndimin me zë të imamit, duhet të këndojë vetë. Por po qe se e dëgjon imamin, nuk është xhaiz të këndojë vetë, duhet ta dëgjojë imamin.

Po qe se imami nuk i ngre duart lart gjatë thënies së tekbirit për të filluar namazin, nuk e këndon Subhaneken, nuk i bën tekbiret e rukusë dhe sexhdeve dhe nuk i thotë tesbihet e këtyre, po qe se lë pa thënë “Semiallahu limen hamideh”, lë pa thënë tahijjatin dhe selamin ose nuk i bën tekbiret e teshrikut, xhemati i kryen vetë të gjitha këto. Në këto nëntë gjëra, xhemati nuk vepron në përputhje me imamin.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka duhet lexuar me zë personat pas imamit? Mënyra e faljes së namazi me xhemat

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA