Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

A pranohet gusli pas mbushjes së dhëmbëve duke qenë me papastërti seksuale (xhunub)?

Estimated reading: 1 minute 180 views

Sipas hanefive, larja e pjesës së brendshme të gojës si element i guslit, është farz, sipas hanbelive është vaxhib, kurse sipas shafive dhe malikive është sunet. Nga ky këndvështrim, larja e pjesës së brendshme të gojës bart një rëndësi më vete sidomos në medhhebin hanefi.

Ndërkaq, këtu, një specifikë që duhet bërë kujdes, është koncepti “pjesa e brendshme e gojës”. Pra, farz është larja e gojës brenda dhe jo e dhëmbit brenda ose e pjesës së brendshme të dhëmbit. Prandaj, në gusl është farz kontakti i ujit me pjesën e jashtme të dhëmbit, qoftë kjo natyrale ose veshje artificiale, prandaj këtu nuk ka asgjë të veçantë që mund të përbëjë çështje për dyshim.

Por çështja që myslimani nuk duhet të rrijë në gjendje papastërtie seksuale, që, mundësisht, nuk duhet ta shtyjë bërjen e guslit, është një çështje më vete. Prandaj kjo nuk duhet ngatërruar me mbushjen apo veshjen e dhëmbit.

Allahu di me se miri!

 

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/konkluzioni-mbi-guslin-pas-mbushjes-se-dhembeve-duke-qene-me-papasterti-seksuale/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A pranohet gusli pas mbushjes së dhëmbëve duke qenë me papastërti seksuale (xhunub)?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA