A mund të falë namaz ndjekësi i medhhebit hanefi pas imamit ndjekës të medhhebit shafi?

Shkolle juridike (medhhebi) nuk është pengesë për lidhjen pas imamit. Ndjekësi i shkollës hanefi mund të falet pas një ndjekësi të medhhebit shafi që kryen detyrën e imamit, mjafton që personi në vendin e imamit të respektojë kushtet dhe elementët përbërës të namazit. Kontradiktat mes shkollave juridike-fetare kanë të bëjnë me hollësitë, kurse në parim, mes tyre ka unitet. Nisur nga kjo, personat që u përkasin shkollave juridike-fetare të ndryshme mund të falen pas njëri-tjetrit.

Më e mira është që çdo mysliman të lidhet pas imamit që i përket shkollës së vet juridike-fetare. Në pamundësi të kësaj, lidhja pas një imami të një medhhebi tjetër i cili i respekton farzet e namazit, është më me vlerë se falja individualisht. Kjo është e zakonshmja. Por po qe se personi i lidhur konstaton se tek imami shfaqet një gjendje që, sipas medhhebit së tij, e prish namazin, vlefshmëria e lidhjes pas atij imami prishet. Për shembull, personi që sheh se nga hunda e imamit shafi rrjedh gjak dhe e di faktikisht se imami nuk shkoi për ta përsëritur abdesin, po të lidhet pas atij imami, lidhja e tij bëhet e pavlefshme, sepse gjakrrjedhja, sipas shkollës shafi nuk e prish abdesin, por sipas shkollës hanefi e prish. Prandaj, personat që u duhet të bëjnë detyrën e imamit në një mjedis ku ndodhen ndjekës të medhhebeve të ndryshme, duhet t’i respektojnë edhe pikat kontradiktore mes shkollave të ndryshme.

Sipas malikive dhe hanbelive, në gjërat që përbëjnë kusht për vlefshmërinë e namazit, merret në konsideratë vetëm medhhebi i imamit dhe jo e personit apo personave që lidhen pas tij.

 

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/a-mund-te-fale-namaz-ndjekesi-i-medhhebit-hanefi-pas-imamit-ndjekes-te-medhhebit-shafi/

 

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.