Si thuhet shehadeti? Fjala e Dëshmisë, Shahadeti
Dëshmia e besimit, shehadeti, përbën aktin e parë të hyrjes në Islam. Pas pastrimit të trupit (marrjes së gusulit), thuhet me sinqeritet dhe duke e kuptuar mirë fjala e dëshmisë:
“Esh-hedu en la ilahe il-lallah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu”
që do të thotë:
“Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguari i Zotit.”
Katër shtyllat e tjera, janë “deklarimet e zbatuara” apo “besim i zbatuar në praktikë.” Shehadeti është shprehja bazë e Islamit, e cila përmbledh pohimin se “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij.” Kushti i të qenit mysliman, përcaktohet thjesht nga një shqiptim i sinqertë i kësaj dëshmie, me anë të së cilës, një person “bëhet dëshmitar” i ekzistencës së Allahut dhe i faktit se nuk ekziston asnjë Zot tjetër përveç Tij që duhet adhuruar dhe i profetësisë së Muhamedit, duke përqafuar në këtë mënyrë Islamin si fe të vërtetë dhe mënyrë jetese. Pavarësisht shkurtësisë dhe thjeshtësisë së saj, kjo dëshmi bën thirrje për ndryshim në mënyrën se si një person e koncepton kozmosin dhe vetveten. Në vend që gjithçka t’ia atribuojë natyrës, fatit apo vetes së tij, kur bëhet mysliman, një person i nënshtrohet Vullnetit të Allahut me ndërgjegje të plotë, vullnet të lirë dhe me të drejtën e zgjedhjes, kështu që ai është i ndërgjegjshëm për nënshtrimin vullnetar të tij ndaj Allahut.
Një dite Profeti Muhammed a.s. i thotë shokëve: “Freskoni besimin tuaj! Shokët e pyetën: “Si ta freskojmë besimin tonë!” Profeti Muhammed a.s. tha: “Përmendeni shpesh fjalën “La ilahe il-Allah!” (Hakimi)
Profeti Muhammed a.s. ka thënë: “Allahu xh.sh. ka thënë: “Ia kam bërë haram xhehenemit, djegien e njeriut që me sinqeritet ka thënë e besuar fjalën: “La ilahe il-Allah Muhammeden Resulullah!” (Muslimi)
Burimi: islami.al