Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Haxhi – Kurbani – Umreja

A mund të theret kurban në tyrbe, në ceremoni, në përurime?

Estimated reading: 2 minutes 220 views

Në vizitën e varreve të atyre personaliteteve fisnike që, me një gjykim të saktë e të drejtë, varret u janë kthyer në tyrbe, që në prani të tyre, duke bërë ata ndërmjetës, t’i drejtohen lutje Allahut të Lartësuar, nuk ka ndonjë të keqe. Më parë, njerëzit që vizitonin tyrbet me të tillë nijet, thernin kurban gjatë vizitës, ua shpërndanin mishin të varfërve dhe ia falnin sevapin zotërisë së tyrbes. Kjo traditë e rastësishme, e bërë zakon me kalimin e kohës, më vonë nisi të keqpërdorej. Nisën të lindin e të shprehen mendime të natyrës: “Do t’i ther kurban këtij apo atij njeriu të mirë.” Mirëpo kjo, në aspektin e akides, është tej mase e rrezikshme dhe mbart peshën e futjes së njeriut në kufër. Nga ana tjetër, disa pohojnë se ai që ther kurban nëpër tyrbe “bëhet kafir”, ndërkohë që çështja nuk duhet shtjelluar as në këtë ekstrem, pasi çdo kafshë qe theret, bëhet kurban në emër të Allahut dhe kur theret, shqiptohet: “Bismil’lahi Allahu Ekber” Ajo për të cilën duhet bërë kujdes është nijeti i njeriut që ther kafshën. Hukmi jepet sipas kësaj. Për shembull, nëse një shtetar i lartë nderon me vizitën e tij një lokalitet të caktuar dhe për nder e madhërim të tij theret kurban, ekziston shqetësimi i rënies në shirk dhe mishi i kafshës nuk mund të hahet. Por nëse me atë rast, theret kurban për Allahun, mishi mund të hahet. Po kjo vlen edhe në rastin e ceremonive e të përurimeve. Ajo që është e rëndësishme në këto raste është nijeti në zemra dhe atë e di më së miri Allahu e më pas vetë personi. Kjo është e vlefshme edhe në rastin e kurbaneve të therura në tyrbe.

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/disa-ceshtje-ne-lidhje-me-kurbanin/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A mund të theret kurban në tyrbe, në ceremoni, në përurime?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA