Namazi – abdesti
A duhet të ketë leje për faljen e xhumas ne nje vend?
Në fikhun hanefi, kur flitet për lejen për faljen e xhumas, kuptohen dy gjëra:
- Kryetari i shtetit ose personi i caktuar prej tij, ose një organ kompetent t’i japin leje personit që ka për ta drejtuar faljen e namazit të xhumasë.
- Në mjedisin ku ka për t’u falur namazi i xhumasë t’i jepet leje hyrjeje kujtdo.
Medhhebet e tjera veç hanefive nuk e vënë këtë kusht për vlefshmërinë e namazit të xhumasë. Ndërkaq, edhe hanefië e kanë trajtuar këtë ndër kushtet e kryerjes së namazit të xhumasë.
Përfundimisht, sot, fakti që në një shtet jepet leje për ndërtimin e xhamive, që rrogat e imamëve paguhen nga shteti dhe që ekziston një organizim ligjor-publik fetar i drejtuar dhe një institucion fetar legjitim, e përmban vetvetiu edhe lejen për faljen e namazit të xhumasë.