Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Namazi – abdesti

Si merret abdesi mbi fashe dhe meste?

Estimated reading: 3 minutes 694 views

MES’HI MBI FASHË DHE MESTE

Në fenë Islame janë sjellë shumë lehtësime lidhur me kryerjen e obligimeve fetare. Një ndër këta është dhe fërkimi ose mes’hi mbi fashë ose mbi plagë.
Mes’h do të thotë të fërkosh diçka me dorë përsipër. Mes’h quhet dhe fërkimi me dorë të lagët i kokës, këmbëve apo mesteve të veshura, ose mbi fashë.

FËRKIMI MBI FASHË

Në rastet kur thyejmë, nxjerrim ose lëndojmë një pjesë të trupit, e nëse ajo pjesë mbështillet me fashë ose me allçi dhe nuk duhet të laget, fërkohet sipër me dorë të lagët. Madje nëse edhe fërkimi me dorë të lagët është i dëmshëm mund të hiqet dorë dhe prej tij. Një herë është i mjaftueshëm si mes’h mbi fashë. Nuk ka rëndësi nëse fasha mund të jetë vënë në kohën kur personi ka qenë i papastër apo pa abdes dhe nuk ka një afat të caktuar. Për sa kohë do të vazhdojë të jetë i sëmurë do të vazhdojë të bëjë mes’h. Nuk është kusht të jesh me abdes para se të vësh fashën. Nëse pas mes’hit fasha bie ose thyhet, nuk është e nevojshme të bëhet dhe një herë mes’h.

MES’HI MBI MESTE

Në fenë Islame është e lejuar bërja mes’h, fërkimi me dorë të lagët mbi meste ose mbi çorape, këpucë apo të ngjashme me ato që plotësojnë kushtet e mestit. Profeti (a.s) e ka praktikuar mes’hin mbi meste.

Mestet duhet të plotësojnë disa kushte të cilat janë:

  1. Mestet duhet të jenë aq të mëdha sa të përfshijnë këmbën deri në kyçe.
  2. Mesti i veshur duhet të jetë i përshtatshëm për të ecur afërsisht 6 km rrugë.
  3. Duhet të qëndrojnë në këmbë pa lidhëse.
  4. Nuk duhet të depërtojë ujin.
  5. Nuk duhet të jetë i shqepur ose i dëmtuar sa të duken tre gishtërinjtë e këmbës.

Kur marrim abdes duhet t’i fërkojmë këmbët me dorë të lagur një herë. Për këtë arsye duhet që të jemi me abdes kur mbathim mestet.

Koha e mesteve është 24 orë (një ditë) për vendasin dhe 72 orë (3 ditë) për udhëtarin. Koha e mestit fillon atëherë kur prishet abdesi. Për shembull, nëse një person ka marrë abdes dhe ka veshur mestet, i ka mbajtur ato pesë orë veshur dhe pastaj ka prishur abdesin, atëherë koha e mestit nis me prishjen e abdesit dhe zgjat 24 orë për atë që nuk është udhëtar dhe 72 orë për udhëtarin. Nuk merret parasysh koha kur ka veshur mestet.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si merret abdesi mbi fashe dhe meste?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA