Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Namazi – abdesti

Pse nuk lexohet sure tjetër pas El Fatihas në rekatin 3 dhe 4 të namazeve farz?

Estimated reading: 2 minutes 270 views

Sipas shkolles Hanefi, sunet është të lexohet Kur’an-i në dy rekatet e fundit të namazit farz. Është gjithashtu e lejueshme të lexosh sure apo ajete shtesë pas El-Fatiha. (shih al-Bahru’r-Raiq, ar-Ruku ‘ëa’s-Sujud fis-Salat)

Është vaxhib që të recitojmë El-Fatiha dhe një sure në dy rekatat e para të namazit farz tre dhe katër rekatësh dhe në dy rekatet e namazit dy-rekatesh. Pastaj, kur El-Fatiha nuk recitohet në rekatin e parë dhe të dytë ose vetëm një pjesë e saj recitohet, sexhdeja e harresës (sevhi sexhdja) bëhet e nevojshme; por nëse shumica e tij lexohet, nuk është e nevojshme. (Fatava el-Qadihan)

Recitimi i El-Fatiha dhe një sure është vaxhib në çdo rekat të sunetit, nafile (vullnetare) dhe namazet vaxhib. Kur surja nuk recitohet në asnjë nga rekatet, sexhdja e harresës (sevhi sexhdja) bëhet  e domosdoshme për shkak të mos kryerjes së një vaxhibi. (shih Bahr ar-Raiq).

Kur asgjë nuk recitohet në dy rekatet e fundit të namazit farz dhe tesbihi (lavdërimi) nuk kryhet, asgjë nuk është e nevojshme sipas transmetimit të Imam Ebu Jusufit nga Imam Ebu Hanife. Meqë ky rivajet  është më i besueshëm, ai pranohet si bazë për fetva. (Fatava al-Qadihan – Fatava al-Hindiyya, shih Celal Yıldırım, Kaynaklarıyla İslam Fıkhı, Uysal Kitabevi: 1 / 422-423)

Ka transmetime nga Xhabir dhe Ebu Katade duke deklaruar se Profeti Muhamed (a.s.) fali namaz kështu. (shih: Badai as-Sanayi ‘, pjesa përkatëse).

Urtesia e kësaj mund të jetë që të kryeni me lehtësi namazin. Në të vërtetë, në bazë të transmetimit, Hz. Ebu Hurejre ka thënë:

“Kur Profeti (a.s.) u la i lirë të vendoste midis dy gjërave, ai me siguri zgjodhi atë më të lehtën”. (shih Buhari, Adab, 80)

Gjithashtu, braktisja e dy rekateve të fundit gjatë gjendjes së musafirit (udhëtimit) e konfirmon urtesine e kësaj lehtësie.

Allahu e di me se miri.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Pse nuk lexohet sure tjetër pas El Fatihas në rekatin 3 dhe 4 të namazeve farz?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA