Cila është rëndësia e dhënies iftar një agjëruesi?
Rendesia e dhenies iftar nje agjeruesi eshte shume e madhe per meshiren dhe kenaqesine e Allahut qe terheq. Shperblimi dhe frytet qe mirren ne kete bote dhe ne ahiret jane te medha.
Shpërblimi i dhënies iftar
Pejgamberi alejhi selam thotë: “Atij që i jep iftar një agjëruesi, i jepen po aq sevape sa ka fituar agjëruesi, duke mos u pakësuar asgjë nga sevapet e agjëruesit.”
Njeriu që e plotëson ditën e agjërimit, ndien një kënaqësi më të madhe në kohën e iftairt. Ai sevapet dhe shpërblimet e ditës së agjëruar do t’i marrë në Ditën e Kijametit kur të takojë Allahun Fuqiplotë, ku do të shjiojë dhe kënaqësinë më të madhe. Pejgamberi aljehi selam thotë: “Agjëruesi ka dy gëzime: “Njëri kur bën iftar dhe tjetri kur të takohet me Allahun.”
Shpërblimet e dhënies iftar fitohen edhe duke i dhuruar agjëruesit në rrugë hurma apo ullinj. Por t’i japësh iftar atij, është mirësi. Është trnasmetuar se për sa kohë që mysafiri është në sofër, engjëjt luten për të zotin e shtëpisë.
Mirësitë në Ditën e Gjykimit
Në ditën e Gjykimit, Allahu (xh.sh) do t’i thotë dikujt: “Pse nuk më dhe ushqim Mua?!” Ndërsa ai do t’ia kthejë: Ti je Zoti i të gjithë botërave. Si mund të të jepja ushqim Ty! Allahu i Madhëruar do të urdhërojë: “Shokut tënd që ishte i uritur nuk i dhe ushqim. Po ti jepje ushqim atij, do të fitoje sevape si të më jepje Mua.”
Në xhenet ka saraje shumë te bukura të cilat janë për ata që flasin ëmbël, ushqejnë të tjerët dhe për ata që falen kur të tjerët flenë. Tëushqesh miqtëështë më mirë se të shpërndash sadaka. Aliu r.a. për të treguar rëndësinë e mikpritjes, ka thënë: “Një bukë që ua kam sevirur miqëve është më e vlefshme se pesë bukë të dhëna për të vobektit. Ushqimi i ngrënë me miq është më i pranuar se lirimi i një skllavi.”