Çfarë rëndësie ka syfyri dhe çka thuhet rreth shtyerjes së saj?
Ky shkrim permban permbledhjen se çfare rendesie ka syfyri dhe se çka thuhet per te. Syfyri eshte nje prej pjeseve me te begatshme te nates per shtyrjen e saj thuhet se behet akoma me e begatshme. Vetem nje gote uje ne oret e vona te syfyrit permban shume miresi.
Rëndësia e syfyrit
Syfyr quhet ushqimi që hahet në kohën mes mesnatës dhe zbardhjes. I Dërguari i Allahut aljehi selam ka këshilluar ngritjen në syfyr dhe ngërinen qoftë edhe të një kafshate dhe ka thënë se në syfyr ka begati dhe se për ata që ngrihen në syfyr, bëjnë lutje engjëjt. Sipas rrëfimit të Ebu Said el-Hudriut (r.a.), Pejgamberi aljehi selam ka thënë kështu: “Në syfyr ka bereqet. Kurrsesi të mos rrini pa u ngritur në syfyr qoftë edhe për të pirë një të gëlltitur ujë, sepse Allahu (xh.sh) dhe engjëjt bëjnë lutje për ata qe ngrihen në syfyr!.”
Syfyr do të thotë ngirtje nga gjumi, do të thotë që besimtarët të jenë të zgjuar pa zabrdhur. Kjo begati mund të jëtë në forma dhe aspekte ndryshme: “ të veprosh sipas suntetit të Pejgamberit aljehi sleam, të fitosh fuqi me anë të syfyrit për agjërimin dhe adhurimet e tjera, të jesh tërë gjallëri, të bëhesh pengesë për sjelljet e ashpra e të pahijshme që mund të shkaktojë uria e fortë (për shkak të mosngritjes dhe mosngrënies), të krijosh mundësi për të bërë lutje dhe për ta përmendur Allahun. Gjithashtu, syfyri është koha kur lutjet e bëra, namazet e falura dhe këndimet e Kur’anit arrijnë te Zoti.
Vonimi i syfyrit
Ndërsa, njëra nga sjelljet që kërkohet të trajtohet me vëmendje nga personi që agjëron, është shtyjë syfyrin gjer në kohën e fundit të tij. Në këtë shtyrje është mëshira dhe dhembshuria e Pejgamberit alejhi selam për ummetin, bashkësinë e tij. Disa njerëz, organizmi i tyre, mund të vuajnë me të tepërt nga të pangrënët për një kohë të gjatë. Kjo gjithashtu siguron moskapërcimin e namazit të agimit. Pejgamberi alejhi selam ka porositur, “Për sa kohë që do ta shpejtojë iftarin dhe do ta shtyjë syfyrin , ummeti im do të këtë mirësi!”