Namazi – abdesti
Cilat janë kushtet dhe vaxhibet e namazit?
Ruknet e namazit
Janë kushtet, konditat e brendshme të namazit. Nëse ndonjëra prej tyre lëshohet, atëherë namazi duhet përsëritur e, nëse vonohet apo kryhet para kohe ndonjëra, atëherë mund të plotësohet me sexhden e harresës.
Ruknet e namazit janë si vijon:
- Tekbiri fillestar
- Qëndrimi në këmbë
- Leximi i ndonjë pjese të Kuranit
- Të bërit ruku
- Të bërit sexhde
- Të qëndruarit në uljen e fundit.
Vaxhibet e namazit
Janë obligime që duhet të kryhen, por, nëse nuk kryhen mund të përmirësohen duke bërë sehvi sexhde. Vaxhibet e namazit janë si vijon:
- Tekbiri fillestar të shprehet me fjalën Allahu Ekber
- Leximi i Fatihasë
- Sasia e të lexuarit nga Kurani, së paku e një ajeti të gjatë apo tre të shkurtër ose një sureje të shkurtër pas fatihasë,
- Rradhitja e leximit. Kjo do të thotë të lexohet një herë fatiha e pastaj diçka nga Kuran
- Të vendosurit e hundës në sexhde bashkë me ballin
- Të qëndruarit në uljen e parë në namazet që kanë tri e më shumë rekate
- Leximi i teshehudit në uljen e parë dhe të fundit
- Të ngriturit pas teshehudit, duke mos u vonuar në rekatin e tretë
- Të përfunduarit e namazit me selam
- Të qenët i qetë duke i zbatuar ruknet e namazit
- Të zbatuarit e rukneve në mënyrë të rregullt
- Që imami të lexojë në heshtje në namazin e drekës dhe të ikindisë, ndërsa në namazin e sabahut, akshamit dhe të jacisë më zë
- Që muktediu të heshtë, kur të falet pas imamit. Atij që është duke u falur pas imamit, nuk i lejohet të lexojë fatihanë dhe as suren apo ajetin kur të qëndrojë në këmbë, pavarësisht në është namaz që imami lexon më zë apo pa zë, ndërsa duatë dhe shprehjet e tjera duhet t’i lexojë
- Duhet që muktediu ta ndjekë imamin dhe nuk lejohet të shkojë para apo të vonohet shumë pas imamit.
- Të bërit kunut dhe tekbir në namazin e vitrit. Këndimi i duasë së kunutit është sunet, ndërsa të bërit kunut dhe tekbir në namazin e vitrit konsiderohet vaxhib.
Allahu di me se miri.
Marre nga:http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=7975