Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Namazi – abdesti

Çfarë duhet të bëni ditën e Xhuma?

Estimated reading: 3 minutes 876 views

Dita e xhuma është festa jone e përjavshme. Duke qenë një ditë ndryshe nga të tjerat, tradita profetike na mëson se këto janë veprimet që duhen bërë gjatë kësaj dite:

1. Salavate

Ditën e xhuma dhe ne netët e saj është mire te bëhen salavate për Pejgamberin e Allahut( alejhi selam). Pejgamberi( alejhi selam) ka thëne: ” Beni salavate për mua ne ditën e xhuma dhe natën e saj!”

2.Gusuli

Duhet që këtë ditë të marrim gusul e të jemi të pastër.

3.Përdorimi i mizvakut

Është mire qe ditën e xhuma te përdoret mizvaku dhe te jemi të parfumosur.

4.Përkujtimi i Zotit

Parapëlqehet qe këtë dite te falen sa me shume namaze, te behet dhiker (përkujtimi i Zotit) dhe te lexohet Kur’an deri me ngjitjen e imamit ne minber.

5.Falja e xhumas dhe heshtja gjatë hutbes (Ligjëratës së ditës së xhuma)

Është obligim falja e namazit të xhumas në xhami dhe gjatë ligjeratës të dëgjohet me vëmendje dhe të heshtet.

6.Leximi i sures El-Kehf ditën

Këtë ditë këshillohet gjithashtu leximi i sures El-Kehf. Pejgamberi( alejhi selam) ka thënë :” Kush e lexon suren El-Kehf diten e xhumasë e mbulon drita prej këmbeve e deri ne kupën qiellore e cila do ta ndriçoje ne ditën e Gjykimit ndërsa i falen te gjitha mëkatet midis dy xhumave.”

Ne ditën e xhuma preferohet te vishen rrobat me te mira. Ebi Ejjubi(r.a) ka thënë:” E kam dëgjuar Pejgamberin( alejhi selam) te ketë thëne:” Kush pastrohet ne ditën e xhumasë, parfumoset nese ka parfum, veshe rrobat me te mira dhe del me qetësi derisa te arrije në xhami, e pastaj falet, pa e shqetësuar askënd, e pastaj kur imami te ngjitet ne minber hesht derisa te filloje namazi, do t’i falen mëkatet midis dy xhumave.”

Ai qe niset ne namazin e xhumasë për çdo hap ka shpërblim sa një vit agjërim dhe namaz . Pejgamberi( alejhi selam) ka thënë:” Kush pastrohet ditën e xhuma dhe shkon me herët ne xhami, i afrohet imamit dhe hesht, për çdo hap te bere ka shpërblim një vit agjërim dhe namaz, e kjo është diçka e lehte për Allahun.” Ne ditën e xhuma falen mëkatet,duke qenë se ne te është një orë ne te cilin pranohen duatë.

Marre nga: https://www.spektrum.al/cfare-duhet-te-beni-diten-e-xhuma-2/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Çfarë duhet të bëni ditën e Xhuma?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA