Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Sprovat

Si ta mposht përtacinë dhe t’i kryej adhurimet e mia? Dembelia dhe ibadetet

Estimated reading: 2 minutes 222 views

Përtacia mund të jetë rezultat i shumë zakoneve të këqija që ndiqni në jetën tuaj të përditshme. Gjëja e parë që duhet të bëni për të kapërcyer këtë problem është të zhvilloni dhe kultivoni takvanë (devotshmërinë ndaj Zotit të Plotfuqishëm). Sa më shumë që distancoheni nga kryerja e mëkateve si ndikim i takvasë, aq më shumë Zoti do t’ju afrojë më shumë tek Ai dhe do t’jua ​​bëjë më të lehtë kryerjen e akteve të adhurimit. Ai, i Plotfuqishmi, thotë: “Dhe kush i frikësohet Zotit – Ai do t’ia lehtësojë çështjen.”

Hapi i dytë i rëndësishëm është ndalimi i zvarritjes së punëve, sepse zvarritja e tyre vjen nga Shejtani. Prandaj, nëse doni të kapërceni përtacinë, duhet të veproni menjëherë sipas këshillës së mësipërme. Ne gjithashtu ju rekomandojmë që të lexoni rregullisht duanë (lutjen) e mëposhtme:

Enes Ibn Malik (r.a.) transmeton se Profeti (s.a.s.) thoshte: “O Zot! Unë kërkoj strehim tek Ti nga paaftësia dhe përtacia, frika dhe pleqëria, kërkoj strehim tek Ti nga dënimi i varrit dhe kërkoj strehim tek Ti nga mundimet e jetës dhe vdekjes.”

Sipas përgjigjes së mësipërme, përtacia për të kryer adhurimet shmanget nëpërmjet largimit nga zakonet e këqija, duke u bërë i devotshëm dhe duke i bërë lutje Zotit që të na ruajë nga dobësia dhe paaftësia për të vepruar. Nëse largohemi nga veset dhe përqafojmë virtytet në jetën tonë, atëherë do të futemi në rrethin vicioz të së mirës dhe do ta kemi gjithnjë e më të lehtë ta veprojmë atë. Fuqia më e madhe që na e largon përtacinë, padyshim që është ajo e Zotit, prandaj duhet t’i lutemi e përgjërohemi kurdoherë Atij.

Resursi: Si ta mposht përtacinë dhe t’i kryej adhurimet e mia? – Urtesi.al

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si ta mposht përtacinë dhe t’i kryej adhurimet e mia? Dembelia dhe ibadetet

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA