Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Sprovat

Cilat janë urtësitë e sëmundjes?

Estimated reading: 6 minutes 250 views

Në Kur’an thuhet,

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.”

(Sure Bekare, 2: 5)

Në ajet thuhet qartë se besimtarët do të sprovohen me të gjitha llojet e sprovave. Një nga këto sprova është me “jetën” dhe një nga varietetet e sprovave me “jetën” është edhe sëmundja.

Element shumë i rëndësishëm që e bën një person të përparojë në botën shpirtërore, pas fatkeqësive është edhe sëmundja. Kështu që, personi duhet t’i llogarisë sëmundjet si një dhuratë nga Allahu dhe t’i kalojë ato me durim e mirënjohje.

Sjelljen e duhur karshi sëmundjeve na kujton ajeti:

“Dhe kur të sëmurem Ai më shëron”

(Sure Shuara, 26/80)

Kjo botë është një botë e testimit dhe progresit

Allahu e sprovon njeriun me sëmundje. “A do të bëjë durim apo do të rebelohet? A do të jetë mirënjohës për fatkeqësitë e mia apo mosmirënjohës?” – e nënshtron robin e Tij në testim. Më tutje, Allahu (xh.xh.) i tregon edhe robit të Tij atë që e ka ditur përgjithmonë! Nëse një person e përballon sprovën me durim dhe mirënjohje, ai fiton, nëse jo, ai humbet. Një aspekt i rëndësishëm këtu është se durimi përballë sëmundjeve ndërthuret me falenderimin. Përndryshe, një person mund të mendojë se është i durueshëm duke u rebeluar.

Kjo botë nuk është një vend shpërblimi, por një vend shërbimi

Nëse e krahasojmë jetën e njeriut me një pemë, sëmundjet janë frytet e kësaj peme që dalin si rezultat i besimit dhe durimit karshi tyre. Ashtu siç ka paqe tek njeriu kur duron përballë ngjarjeve të dhimbshme, ndoshta një mijë fish qetësi e paqe do të gjejë në Xhennet. Pra, sëmundjet duhet të mirëpriten si fruta të ëmbëla.

Sëmundja i jep njeriut shpërblim sikur gjatë adhurimit, nëse është i durueshëm

Sepse adhurimi është dy pjesë. Disa prej tyre janë adhurime pozitive si Namazi, Haxhi, Zekati; disa prej tyre janë adhurime negative që e bëjnë një person të ndihet i dobët, sikur sëmundjet e fatkeqësitë e tjera. Këto ibadete e bëjnë njeriun t’i afrohet Allahut dhe të fitojë shpërblimin e adhurimit shpirtëror.

Njeriu nuk erdhi në këtë botë për kënaqësi dhe argëtim. Ai ka një detyrë

Detyra e tij më e madhe është të njohë Pronarin dhe t’i bindet Atij xh.xh. Njohja është Imani (Besimi), dhe shprehja e bindjes është Ibadeti (Adhurimi). Besimi dhe adhurimet e afrojnë njeriun me Allahun, Pronarin, dhe e bëjnë atë  të dashur tek Allahu. Dështimi për të besuar ose mos-adhurimi edhepse personi beson, e largon njeriun nga Allahu dhe mund të bëhet ftesë ndëshkimi si në këtë botë ashtu edhe në Ahiret. Kështu, sëmundjet dhe fatkeqësitë ia kujtojnë personit Allahun, e bëjnë atë të mendojë për ahiret dhe e bëjnë një person të zbulojë drejtimin e vet. Kjo, nga ana tjetër, është dhuntia më e madhe për jetën e përjetshme të njeriut!

Dobësia dhe vogëlsia janë kapitali më i madh njerëzor!

Sepse një person që e njeh dobësinë e tij, vogëlsinë e tij, varfërinë e tij, kërkon forcë për t’i bërë ballë këtyre. Kur e gjen Allahun, Pronarin e Fuqisë më të madhe, do të jetë shumë i kënaqur me Të. Dhe Ai xh.xh. është i mjaftueshëm për robin e Tij për cdo gjë. Në këtë pikë, sëmundjet luajnë një rol të madh. Po, sëmundjet dhe fatkeqësitë i kujtojnë një personi dobësinë e tij në një mënyrë që ai nuk mund ta kuptojë në raste të tjera, dhe e bëjnë atë të gjejë Allahun. Dhe kushdo që e gjen Atë, ka gjetur gjithçka.

Pronari i njeriut është Allahu (xh.xh.)

Me fjalë të tjera, Ai është që i dha njeriut sytë, veshët dhe të gjitha pjesët e tij. Pronari mund të kursejë në pronën e Tij si Ai dëshiron. Cdo artizan, siç është rrobaqepësi, mund të kursejë në rrobat e tij ashtu siç dëshiron dhe t’i japë formën që dëshiron. Në këtë mënyrë, ai tregon artin dhe shkathtësinë e tij. Allahu, Maliku ynë (xh.xh.), për shembull, jep uri së pari. Dhe pastaj Ai na tregon artin e Tij, duke dërguar ushqim nën emrin Rezzak. Përsëri, për shembull, Ai së pari dergon sëmundjen, dhe pastaj Ai shëron si një manifestim i emrit Shafi dhe na prezanton me emrin Shafi. Në këtë mënyrë, na lejon ta njohim Atë me Emrat e Tij.

Gjërat njihen me të kundërtat e tyre

Siç dihet vlera e ujit në etje, e dritës në errësirë, e nxehtësisë në të ftohtë; ashtu edhe vlera e shëndetit njihet me sëmundje. Sikur të mos ishte sëmundja, njeriu nuk do ta kishte kuptuar se shëndeti është një dhunti, dhe nuk do të ishte mirënjohës ndaj Allahut për këtë; do të ishte në gaflet, i pa vëmendshëm dhe i përgjumur. Në këtë aspekt, sëmundja e afron njeriun tek Allahu dhe e zgjon atë nga dehja e botës dhe i kujton atij destinacionin përfundimtar.

Sa bukur është të mendosh si besimtar!

Edhe sëmundjen të bën të duket e mirë. Ata që nuk mund të mendojnë si besimtar të mirë, ankohen për shkak të sëmundjes. Ndërsa ata që arrijnë besimin e vërtetë dhe shikojnë jetën përmes dylbive të besimit, e dinë se kjo sëmundje është shlyerje për mëkatet e tyre dhe janë të durueshëm e falenderohen. Edhe Zotëria Ynë (sas), në një hadith ka thënë:

“Gjendja e besimtarit është e çuditshme, çdo gjendje e tij është e hajrit, dhe kjo s’i ngjet askujt veç tyre. Kur i ndodh diçka e mirë, falënderon dhe kjo është e hajrit për të. Kur i ndodh ndonjë fatkeqësi, duron dhe kjo është sërish e hajrit për të. ”

Muslimi, Zuhd 64

Lum për ata që e jetojnë jetën e tyre duke të drejtuar kah Ahireti. Dhe lum për ata që janë të durueshëm dhe mirënjohës ndaj Zotit të tyre.

Perkthyer nga: http://hikmet.net/hastalik-ve-hikmetleri/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat janë urtësitë e sëmundjes?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA