Cilët janë profetët e përmendur në Kur’anin Famëlartë? Pejgamberët në Islam
Pejgamberët janë të dërguarit e Allahut të cilët janë zgjedhur nga mesi i njerëzve. Nga ana e të Dërguarit (s.a.s) mësojmë se pos pejgamberëve të përmendur në Kur’an, ka patur edhe me dhjetëra mijëra pejgamberë të tjerë të papërmendur.
Në librat e hadithit, porosive profetike, bëhet e ditur se janë dërguar, sipas një rrëfimi, 124 mijë, sipas një rrëfimi tjetër, 224 mijë profetë. E rëndësishme është se Allahu asnjë periudhë nuk e ka lënë bosh. Pothuajse në çdo periudhë ka dërguar një profet. Profetët u janë dërguar vendeve të ndryshme e zonave të ndryshme. Në një ajet Kuranor Allahu i Madhëruar thotë: “Ne të dërguam ty (Muhammed) me atë që është e vërtetë, përgëzues e qortues dhe nuk pati asnjë nga popujt që s’iu dërgua pejgamber.” [Surja Fatir, 24]
Në bazë të njoftimeve të Kur’anit, ne mundemi të themi se njohim vetëm 25 profetë, nga Hz. Ademi e gjer te Profeti ynë, Hz. Muhammedi (a.s.).
Në Kur’an janë përmendur me emra 25 të dërguar (pegamberë) dhe ata janë:
- Hz. Adem a.s
- Hz. Nuh a.s
- Hz. Hud a.s
- Hz. Idris a.s
- Hz. Salih a.s
- Hz. Lut a.s
- Hz. Ibrahim a.s
- Hz. Ismail a.s
- Hz. Is’hak a.s
- Hz. Jakub a.s
- Hz. Jusuf a.s
- Hz. Ejub a.s
- Hz. Shuajb a.s
- Hz. Musa a.s
- Hz. Harun a.s
- Hz. Dhulkifl a.s
- Hz. Davud a.s
- Hz. Sulejman a.s
- Hz. Iljas a.s
- Hz. Eljesa a.s
- Hz. Junus a.s
- Hz. Zekerija a.s
- Hz. Jahja a.s
- Hz. Isa a.s
- Hz. Muhamed s.a.s.
Gjithashtu në Kur’an përmenden edhe tre emra të tjerë të cilët nga ana e dijetarëve ka dyshim nëse kanë qenë ose jo të dërguar. Ata janë:
- Uzejri
- Lukmani
- Dhulkarnejni