A ka lidhje mes sëmundjes AIDS dhe dabbetul arz-it të treguar si shenjë kiameti?
AIDS-i (Acquired Immun Deficiency Syndrome:Sindromi i Pamjaftueshmërisë Imunitare të Fituar) emërtohet si sëmundja e shekullit. Është në infeksion virusal vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi. Numri i personave të prekur nga kjo sëmundje dyfishohet në 10 muaj, ndërkohë që sipas shprehjes së Dr. M.Gtlieb-it, ndër të parët shkencëtarë që kanë bërë përkufizimin e saj, në fjalor ende nuk ekziston fjala mjekim për të.
AIDS-i u vu në dukje për herë të parë në vitin 1981 dhe në vitet e pastajme interesimi i treguar për të erdhi duke u rritur. Ndërsa bota mjekësore bashkëpunonte për të nxjerrë në shesh natyrën e saj, mënyrën e ngjitjes, mënyrën e zhvillimit dhe mjekimin, në popull u krijua një panik i madh.
Lidhur me shfaqjen e menjëhershme të AIDS-it që nuk njihej si sëmundje gjer në vitet 80′, disa shkencëtarë pretendojnë se gjatë kërkimeve të bëra me viruse në vendet e zhvilluara, disa viruse ndërruan ndërtimin dhe, duke infektuar njerëzit për shkak të ruajtjes në kushte jo të mira, i dhanë mundësi përhapjes së AIDS-it.
Rruga kryesore e ngjitjes janë marrëdhëniet homoseksuale(2) dhe afro 72% e viktimave janë meshkuj homoseksualë. Ashtu siç mund të ngjitet me anë të transfuzionit të gjakut ose të nënprodukteve të gjakut, mund të kalojë edhe nga nëna shtatzënë tek fëmija. Afro 71% të të sëmurëve e përbëjnë të droguarit me narkotikë.
AIDS-i nuk zhvillohet në çdo infeksion virusal. Këta persona ose nuk kanë simptoma, ose kanë ankes të lehta, por e bartin virusin e mund t’ua ngjisin të tjerëve me rrugët që u përmendën më sipër.
Agjentët AIDS dëmtojnë funksionin e sistemit imunitar, për pasojë, ulet rezistenca ndaj sëmundjeve ngjitëse, shfaqen infenksione sekondare si Pneumocystit Carinii Pnomonisi, Candida Albicans, Herpes Simplex, nxjerr krye sarkomi Kapes dhe i sëmuri shkon drejt vdekjes për një kohë të shkurtër.
Si në nga temat aktuale dhe çeshtjet e ditës, kjo pyetje m’u bë ndoshta disa herë që prej një viti. Edhe unë çdo herë u përpoqa të them ca gjëra. Tani po më pyetët edhe një herë tjetër, edhe unë do t’i kushtohem kësaj dëshire edhe një herë me respekt.
Emërtimi Dabbetul-arz gjendet edhe në Kur’anin e Madhnueshëm, edhe në porositë profetike(*). Fjala dabbe do të thotë gjallesë që ecën mbi këmbë ose që, e rrëzuar në shpinë, përpëlitet me këmbët përpjetë. Për shembull, Allahu, duke treguar përmbledhtas për qenie të ndryshme në tokë që përpëliten këmbëpërpjetë që ecin dhe veprojnë mbi këmbë, urdhëron: Allahu krijoi secilën gjallesë prej një uji e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët edhe asosh ka që ecin në të katër këmbët. Allahu krijon ç’të dojë… (Kur’ani, Nur:45) Këto përsa dini ju gjer tani. Po, që nga mikroorganizmat gjer te qeniet më të mëdha, dinosaurët e lashtësisë, mamuthët e mëvonshëm, elefantët dhe rinocerontët, tërësia e gjithë këtyre qenieve përmblidhen nën këtë përcaktim. Mirëpo ka edhe gjëra që ju s’i dini, të tilla që, kur të ketë mirësinë të dëshirojë Allahu, në të ardhmen , edhe ato do të krijohen në format nga më të ndryshmet. Si një lloj mikroorganizmi, edhe Aids-i mund të jetë njeri nga këta. Në atmosferë, në përshtatje me klimën, mund të jenë edhe qenie jo të gjalla të ndonjë lloji tjetër…
Në Kur’anin e Madhnueshëm, në një vend tjetër, për qeniet në cilësinë e dabbeve të cilat i favorizoi Allahu me risk(3), thuhet: Nuk ka asnjë gjallësë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj,… (Kur’ani, Hud:6) dhe Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu u furnizon ato dhe juve… (Kur’ani, Ankebut:60) Po, sa e sa dabbe – qenie ka për të cilat Allahu ka pasur mirësinë të premtojë e të garantojë ushqimin e tyre. Është vetëm Ai që ushqen, rrit dhe shumëzon!
Kurse fjala dabbe e lidhur me subjektin tonë, përshkohet në kaptinën Nemi: E kur kundër tyre so të bëhet fjala (e dënimit) realitet, Ne do t’u nxjerrim një shtazë nga toka që do t’u flasë (ose do t’i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona. (Kur’ani, Neml:82) Si të thuash, puna juaj, së fundi, mori fund, edhe ju e kryet deyrën për t’u ekspozuar, edhe toka e përfundoi detyrën si ekspozitë. Qëllimi i hapjes së kësaj ekspozite qe ky: Allahu deshte që këtu të njihej, të dihej e që kjo të njoftohej. Tani, në bazë të asaj që ai nuk njihet dhe që çdo ditë e më tej pakësohet numri i atyre që thonë Allah, Ai mori vendimin e asgjësimit tuaj. E për të komunikuar këtë vendim, ne nxorrëm nga toka një dabbe që flet. Pavarësisht në se flet me fjalë, me mikrofon ose me konstitucionin e vet(4), në fund të fundit ajo është një dabbe – qenie që flet, komunikon e që pas kësaj do të njoftojë se njerëzit nuk do të besojnë. E shprehur ndryshe, shfaqja e kësaj dabbe-je do të thotë stanjacion(5) i gjendjes konkrete besimore dhe i kuadrit shërbyes të besimit, por, në një dimension, edhe dobësim e regres, madje konsumin e mbarim. Për më tepër. Këtë ajet e pasojnë ajete lidhur me grumbullimin dhe shpërndarjen e njerëzve(6); përveç të tjerash, edhe nga kjo kuptohet që çështja në fjalë është një shënjë e rëndësishme kiameti.
Dabbetul-arz është njëra nga 10 shenjat e kiametit që do të shfaqen dhe, në të njëjtën kohë, mundet të jetë njëra nga të fundit prej tyre, e tillë që, siç kuptohet nga ecuria logjike e ajetit, me shfaqjen e saj, rrjedha dhe dallgëzimi i besimit në faqe të tokës më së fundi do të ndalojnë dhe çdo gjë që i përket Islamit, do të shkojë me shpejtësi drejt tharjes dhe konsumimit. Besimtarët nuk do t’i ndjekin nga pas besimtarë të tjerë dhe besimtarët vetë, për pasojë, nuk do të mund të nxerrin në shesh diçka të saktë në emër të besimit. Shkenca dhe filozofia do të shkojnë shumë përpara, në teknikë dhe teknologji do të arrihen suksese marramendëse, njerëzit do të kapen nga dëshira për të krijuar…, do të prodhojnë fëmijë në inkubatorë dhe njerëz-robotë të cilëve do t’u lihet në dorë edhe administrimi i botës. Gjithkahjen do ta rrethojnë hutaqë të mjerë që do të thonë krijova dhe kategorikisht nuk do të priren kah saktësia lidhen me Allahun: Ja, pra, ç’kuptohet nga ecuaria logjike e ajetit…
Edhe në porositë e bekuara të Profetit tonë (s.a.v.) Dabbetul-arz-i trajtohet në përshtatje me formën e parashtrimit të Kur’anit të Madhnueshëm dhe atakohet në lidhje me gjërat që do të kryejnë, në formën si do të dalë një dabbe, do të përsillet nëpër tokë dhe do të duket menjëherë kudo…
Duke ardhur te çeshtja pranisë së lidhjes midis Dabbe-tul-arz-it dhe Aids-it, së pari dua të parashtroj si më poshtë. Një pjesë shokësh tanë – sigurisht me qëllim të mirë – duke kërkuar në përputhje midis një pjese ndodhish të ditëve të sotme dhe ajeteve e porosive profetike, mendojnë të përforcojnë deklaratat e Kur’anit e të Profetit tonë. Në një aspekt, një zell i kësaj natyre, përballë shkencave pozitive të zhvilluara, përballë rrymave të pozitivizmit e të racionalizmit – drejt apo shtrembër – bëhet për të mbështetur, për të adoptuar me anë të konkluzioneve teorike e eksperimentale çeshtjet përkatëse të Kur’anit dhe Traditës(*), bëhet me qëllim për t’i treguar ca gjëra në këtë rrugë njeriut të teorisë e të eksperiencës. Dhe sipas opinionit tim modest, krahas pohimit të faktit se kjo ruan për të ardhmen mundësinë për t’iu nënshtruar kritikës, do ta vlente të thoshim se tani për tani është edhe krejtësisht e dëmshme. Aq sa deklaratat e ndritshme të Kur’anit e të Traditës nuk ndihen nevojtarë për mbështetjen e shkencave, po aq zotërojnë cilsinë që bukuria e tyre të gjejë miratim çdo kohë si pasojë e të qenit të pazhgënjyeshme e të shkëlqyera sa të dallohen nga ana e ndërgjegjes së njeriut. Përtej kësaj, nuk do t’i thosha gjë çfarëdo zelli të treguar në drejtim të përqasjes, mirëkuptimit dhe adoptimit me shkencat të çdo argumenti të Kur’anit de Traditës në se bëhej kjo me qëllim për të fshirë vetë mendjet tona të mjera nga pluhuri që i ka mbuluar, askush edhe s’duhet të thotë gjë. Por po qe se këto argumente, këto fjalë, këto delklarata dhe ky zell do të bëheshin për t’i vënë supet të vërtetës së Kur’anit e të Traditës, për mua ato supe janë tepër të dobët e të pafuqishëm për një barrë të tillë. Si mund t’u lidhesh këtyre gjërave që, nusur nga gjendja aktuale e tyre, gjithashtu, nuk premtojnë shpresë e siguri? Kush mund të sigurojë që nesër ato nuk do të përfshihen e hidhen mënjanë nga ndonjë furtunë tjetër shkencore? Dhe mbështetja e deklaratave të Kur’anit dhe të të Dërguarit të Allahut mbi faktorë të tillë të përciptë e të lëkundshëm, madje tentativa a nuk nuk do të ishin mungesë repekti ndaj të vërtetave mbrojtjen e të cilave e kemi marrë përsipër?!
Dhe tani le të ndalemi mbi lidhjen midis Aid-it dhe Dabbetul-arz-it. Siç e dini, kjo çeshtje është vetëm njera nga shëmtitë që ka nxjerrë mbi sipërfaqe ky shekull. Për shkaqe mentaliteti personal, nuk dua të bëj përshkrime të ulta, sidomos për një subjekt të tillë si Aid-i për të cilin, kur flasim, turpërohemi e skuqemi gjer në vesh…
Tani të përpiqem ta prezantoj në një mënyrë që të mos i turbullojë mendjet e pastra. Së pari, edhe po qe e drejtë thënia se Aids-i është fragment i të veçantës së Dabbetul-arzit, nuk është e drejtë të thuhet se Aids-i është Dabbe(7), sepse trajtimi i saj si i vetmi interpretim i ajetit përkatës, do ta trondiste shpirtin e këtij të fundit po qe se ky interpretim do të shembej. Shumë sëmundje u shfaqën gjer më sot, e goditën dhe e vranë në shpirt njerëzimin e pastaj u hoqën e shkuan. Allahu nuk ka lëshuar ndonjë sëmundje për të cilën të mos ketë dhënë edhe shërimin e saj. Në këtë eveniment-porosi të Ebu-Davudit(8) të përcjellë nga nëna jonë Ummi Seleme(9), kuptohet se Allahu ka zbritur përballë çdo sëmundjeje edhe ilaçin e saj dhe se nuk ka vuajtje pa shërim, vetëm vdekjes nuk i gjendet shërim. Në një pohim të Profetit tonë shtohet se edhe pleqëria nuk ka shërim. Sido që të bëhet, çdo njeri do të plaket e do të vdesë. Po, pleqëria dhe vdekja s’kanë shpëtim, kurse, përveç këtyre, për çdo vuajtje e mjerim mund të ketë shpëtim.
E tani të përpiqemi ta sistemojmë çeshtjen.
E para, kjo sëmundje e quajtur Aids, është dukur në disa vende të botës, por, qoftë falenderuar, në Turqi nuk mund të thuhet se është vënë re shumë. Dhe është se për këtë i jemi borxhli moralit të lartë dhe disiplinës së Islamit që e kemi hequr nga kokat pa mundur ta shkulim nga shpirtrat. Aids-i ende nuk i është afruar cakut që i qe afruar dikur veremi(10) bashkë me murtajën si dhe sot kanceri. Dje atyre sëmundjeve dhe sot kancerit mund t’u thuhej Dabbetul-arz dhe duhet t’u thuhet. Mirëpo veremi dhe murtaja –ato fantazmat e tmerrshme të së kaluarës – u mundën nga ilaçet e krijuara prej Allahut dhe u fshinë nga defteri i Dabbetul-arzit si pjesë e së vërtetës së tërë. Kanceri po përdor sot taktikat e fundit; edhe në kokë të Aid-sit. Murtaja ishte ëndrra e frikshme e stërgjyshërve tanë. Mendojeni në një tabllo të vetme se si Amvas(11) murataja pat rrëmbyer afro tridhjetë mijë vetë midis idhtarëve pasues: ç’ngjarje tronditëse! Përveç disa vendeve të lëna krejt pas dore, në ditët e sotme këto lloj sëmundjesh nuk hasen më. Po qe se murtaja, kur ende s’i ishte prerë rruga, do të komentohej me ajete dhe porosi profetike siç bëhen komentet e sotme, do të ishte me vend të quhej Dabbetul-arz, sepse ishte edhe shumë e përhapur, edhe shumë e frikshme.
Po ashtu, në shumicën e njerëzve të sotëm ka kancer. Në lidhje me këtë, specialistët thonë se qelizat kanceroze të shfaqen te një njeri, vetëm shumë kohë më vonë mund të parashikohet se përbëjnë një rrezik që mund t’i pritet rruga. Thuhet se sot, sipas statistikave të hartuara në shkallë botërore, raporti i kancerozëve është në një nivel të tillë që do t’i shtinte njeriut drithërima në shpirt, ndërkohë që s’mund të thuhet se është vënë në zbatim sistemi i një terapie serioze për të. S’mund të thuhet, por përpjekjet bëhen dhe duket se, me lejen dhe ndihmën e Allahut, do të parandalohet. E po qe se diçka do të vështrohej me syrin e Dabbetul-arz-i, sipas meje, kanceri dhe Aids-i vihen në raport me gjendjen e sotme, duket se Aids-i nuk i afrohet as në një të qindtën kancerit. Sigurisht, po qe se çeshtja do të trajtohej në planin sasior, nisur nga situata e sotme, ekzistojnë shumë sëmundje të tjera të frikshme para Aids-it. Por po u mendua në planin cilësor lidhur me pashërueshmërinë e saj, kur nesër t’i jetë gjetur shërimi, a nuk do të kemi tronditur, vallë, sigurinë ndaj porosisë profetike? Me lejen tuaj, le të përpiqemi t’i bëjmë dritë kësaj me një studim të shkurtër lidhur me një porosi profetike.
Një shumicë e juaj keni dëgjuar se një pjesë njerëzish, pa vështruar para e prapa, me mendimin se po bëjnë diçka në emër të dijes, duke interpretuar me nxitim porositë profetike dhe ajetet Kur’anore, për të bërë një koment sipas të cilit porosia e Profetit tonë (s.a.v.) Ikni nga lebra si nga luani është argument se në fjalën e tij ka shkencë dhe se ai e njeh të fshehtën, thotë: A e dini pse Pejgamberi përdori analogjinë e ikjes nga luani? Sepse mikrobi i lebrës i ngjan luanit, prandaj… Kjo është një fjalë e thënë me aq nxitim sa nuk është llogaritur aspak se, kur të dalë në shesh nën objektivin e mikroskopit se mikrobi në fjalë nuk i ngjan aspak luanit, do t’i vlejë apo do ta dëmtojë fenë, sepse nga shpjegimi i bërë duke ia mbështetur porosisë profetike, kuptohet sikur kështu ka thënë porosia. Për pasojë, me zbulimin e lajthitjes së shpjegimit nga vrojtimi mikroskopik, kjo deklaratë e ngritur mbi një eveniment kontradiktor, e pranuar, Zoti na ruajtë, si të ishte një zbulim nderi i Profetit, do ta godiste porosinë profetike.
Sipas kësaj konsiderate, është shumë e gabuar dhe e dëmshme të thuhen gjëra të tilla pa e mësuar mirë thelbin e çeshtjes. Jo për interpretime boshe si këto, por edhe për çeshtjet përkatëse të kontekstit Islam të kushtëzuara komenteve më të sakta me metoda pozitiviste, jemi të detyruar që, duke thënë si të vjetrit duhet parë, të mbajmë hapur portën e debatit, të mos përjashtojmë mundësitë e tjera dhe t’u japim vend komenteve alternative brenda diapazonit të shprehjes përkatëse.
Mbetet të themi se sot këmbët e pozitivizmit janë prerë që në tokë. E më në fund duhet ta shohim atë me dyshim e lëkundje. Pikëpamja më e përhapur sot në Perëndim në emër të shkencës është pikëpamja sipas së cilës, duke u nisur nga pranimi se çdo gjë është e gabuar në një masë të caktuar, të ecet përpara duke i braktisur gabimet në emër të shkencës për t’iu afruar dijes së pagabuar. Edhe kjo pikëpamje, si sistemet e tjera logjike, mund të kritikohet. Vetëm është mjaft e rëndësishme nga pikëpamja parimore të shprehemi se janë tronditur mbretëritë e pozitiviamit e racionalizmit.
Lidhur me këtë, në se u diskutokan kaq dyshime e lëkundje në shkencat eksperimentale që sot duken si më të saktat, të komentosh ajetet e qarta dhe porositë e nderuara sipas shkencave teorike jo aq të fuqishme e të qëndrueshme me pretendimin se u fitojmë fuqi ajeteve dhe traditës, kjo gjë merr kuptimin e një krimi kundër tyre. Në ditët tona ka një inflacion librash me këtë subjekt. Po, u shkruan shumë libra për një kohë të shkurtër, por pak vite më vonë, brezat që do t’i marrin e lexojnë, do të qeshin me ta dhe, ashtu si ne, do t’ia lenë edhe ato fatit të pafat të autorëve të tyre. Kurse ata që e trajtojnë çeshtjen brenda mundësive të ndryshme ose në perspektivë të gjerë duke thënë kështu e ashtu, edhe pas 100 vjetësh do të gjenden të freskët e origjinalë.
Po, përkundër kalimit të shekujve mbi veprat e shkruara me këtë mendësi, ato gjenden sot ende të ëmbla, ende të reja, ende të bukura, ende të freskëta, ende të kthjellta, endë ta pastra.
Në fillim ne pranojmë drejtësinë e elementëve që u themi argument, pastaj pretendimin dhe konkluzionin ua mbështesim atyre. Kurse është e mundur të veprojmë me një rrugë tjetër duke kaluar nga lart-poshtë me një mënyrë modeste që duhet të jetë kështu, për shembull: Allahu ekziston dhe këto e këto argumente flasin për Të, i Dërguari i Fundit është Profeti(12) dhe këto e këto gjëra argumentojnë për të. Këto milingona të vogla nën këmbët e mia, këto mikroorganizma, bëjnë shenjë për të vërtetat që dua t’ju tregoj juve. Kjo është rruga. Kjo mënyrë e të vështruarit është tjetër, tregimi për Krijuesin e qiejve e të tokës, atë Individualitetin Lehu makalidussemavati vel-ard(13) duke iu lidhur këyre gjërave të dobëta e të pafuqishme që ne i trajtuam si argumente, është tjetër. Ja, pra, me ç’pandeh unë, edhe te Aids-i u bë një gabim i tillë në mënyrën e të vështruarit.Me që këtë e bënë njerëz besimtarë e të matur, fituan edhe të mirën e kësaj pune. Vetëm se kur mosbesimtarët dhe të paduruarit e nesërm të kapen pas këtyre analizave dhe komenteve, këta heronj të besimit e të Kur’anit do të skuqen e do të përkulen më dysh nga turpi i komenteve të tyre të gabuara.
Sipas këtyre konsideratave, atje ku bëhen temë diskutimi porositë dhe ajetet Kuranore, çdo besimtar duhet të flasë me shumë kujdes, të mendojë me shumë kujdes dhe t’u kushtojë vëmendje specifikave që kanë lidhje me to.
Po qe se vëllezërit tanë që e morën në dorë me qëllim të pastër këtë temë, do të thoshin që në Aids mund të ndodhet ndonjë individ i llojit të Dabbetul-arz-it, -dashtë Allahu ky të jetë edhe qëllimi e synimi i tyre – unë do ta puthja e do ta vija mbi kokë. Po, Aids-i mundet të jetë një fragment i së vërtetës së Dabbetul-arz it dhemundet të kryejë një detyrë që i përket atij. Edhe kanceri që ende vazhdon me të gjithë forcën veprën shkatërruese të tij, duke qenë një individ i llojit të Dabbetul-arz-it, mundet që kryen një pjesë detyrash të vogla që i përkasin këtij. Veçse Dabbetul-arz-i i pohuar si një gjuhë, si një interpretues i faktit të plotë se njerëzit, më në fund, nuk do të besojnë, i parashikuar se do të dalë në shesh nga shpërdorimi i shkencës dhe teknologjisë, me kuptimin posaçërisht vetiak, i ndryshëm nga çdo gjë tjetër, i ndryshëm, madje, edhe nga individët e vet, i posaçëm në llojin e vet, vështirësisht i parashikueshëm për shkak të veçantisë vetiake, është një krijesë mrekullisht e jashtazakonshme, dalja e të cilit do të thotë fund i vlerave Islamike. Kurse ne akoma, të mbështetur te një porosi profetike e përmendur te Buhariu dhe Myslimi(14), themi: herët a vonë, jashtë çdo diskutimi, muslimanët do ta zotërojnë botën. E tani, në se ka dalë Dabbetul-arz-i, kjo është një goditje e rëndë mbi shpresën tonë. Sepse Dabbetul-arz do të thotë se pas kësaj nuk ka afërsi, nuk ka besim, se pas kësaj ka heshtje, ka regres. Kurse ne besojmë se Islami do të hapë flatrat në horizontin e njerëzimit, se do të fitojë sërish rëndësi në ekuilibrin e botës. Ashtu si njerëzit që shohim sot këtu, edhe muslimanët në të katër anët e botës do ta kërkojnë frymë më frymë Hz. Muhammedin (s.a.v.) dhe do të takohen me të edhe një herë tjetër. Në djall Dabbetul-arz-i! Ne e presim vonë atë dhe, me ç’besojmë, si do të shfaqet mbi kokat e mohuesve në prag të shpërthimit të Kiametit, katastrofës. Po te mendohej e kundërta, nuk do të ishte gjë tjetër veçse një goditje mbi bazat tona të besimit mbi shpresën tonë!
Po ashtu, ekzistojnë edhe një sërë krijesash të projektuara, ta absolutizuara, kandidatë që presin radhën për t’u bërë Dabbetul-arz. Për shembull, nja nga ato, robotët që aktualisht preokupojnë shkrimtarët e veprave fantastiko-shkencore e që diskutohen si zotëruesit e fatit të njeriut në të ardhmen. Kur’ani sinjalizon se në tokë, përveç këtyre e atyre lloj gjallesash, ka edhe të tilla gjëra që do të krijojë Allahu, që ne nuk i dimë, të tilla që as dëgjojnë fjalë, as kuptojnë mëshirë, të tilla që as do të mund t’ua ndiejmë as të qarën, as të ngashëruarën dhe që as do të mund t’ua fitojmë mëshirën duke u rënë ndër këmbë… Madje diçka e tillë që qysh tash po përhap aq shqetësim rreziku, sa edhe ata që preokupohen me këtë teknologji, madje, thone se një ditë këta, pasi të hidhen në qiej të programuar, do të djegin e shkatërrojnë çdo gjë, se edhe po u kërkua paqë, nuk do të pranojmë, se krejt si një element grindjeje, çdo gjë në sipërfaqe të tokës do ta kthejë përmbys, ashtu që duken si një kandidat serioz për të qenë pjesë e Dabbetul-arz-it.
Veçse edhe për kaq sa u thanë, do të duhej folur më me kujdes për shkak të mundësisë së dhënies së një konkluzioni të nxituar. Gjithsesi, nga tanku i teknikut gjer te njerëzit-robotë të së ardhmes, nga viruset e vegjël të së sotmes gjer te s’di ç’sëmundje goditëse e eruptive dhe krijesa të vogla të kohrave të mëvonshme, pastaj nga këto gjer të faktorët sëmundjeprurës ende të paemërtuar të Kohë së Pasme(15) që, të mëdhenj në një shëmbëlltyrë të paparë, do të shfaqen përmes krimesh shfarosëse dhe do të konkludojnë vdekjen e milionave, të gjithë këta mund të jenë nga një përfaqësues më vete të Dabbetul-arz-it si gjuha e vdekjes në fillim të shpirtit në këtë mënyrë, në një dimension ruhet respekti ndaj deklaratave të ajeteve Kur’anore dhe ndaj Traditës Profetike, në një dimension tjetër, gjithashtu, mbahen hapur koordinatat hyjnore të konteksteve të tyre.
Do të desha të shpreh krejt sinqerisht(16) edhe këtë që ata shokë të vërtetë për komentet e të cilëve u fol më lart, pranë pastërtisë dhe sinqeritetit të të cilëve nuk e njoh vete të denjë qoftë edhe për një derhem të drejtë deklarimi, megjithëse janë shumë principalë, veprojnë gabim në një çeshtje shumëplanëshe në të cilën principialiteti përbën vetëm një ndër elementët esencialë. Principialiteti është çeshtje tjetër, respekti ndaj Kur’anit dhe Traditës Profetike i dhe besnikëria ndaj shpirtit të tyre janë çeshtje tjetër.
1) a. Dabbetul Arz (arab.) një lloj krijese e lajmërar si shenjë e Epokë së Pame. Një lloj krijese terrorizuese që do t’i brejë nga brenda të pabindurit ndaj Providencës Hyjunore. b. Kiamet (arab.) Shih në fund të librit
2) Këtu s’mohohen marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme. Madje, sot, s’përjashtohet as mundësia e ngjitjes nëpërmjet marrëdhënieve seksuale bashkëshortore kur njëri nga bashkëshortët është i infektuar gjatë një trajtimi mjekësor si pasojë e mosrespektimit të asepsisë e të standarteve të produlteve mjekësore.
3) Shih risk F.132
4) …me konstitucionin e vet: me cilësinë e poasçme të ndërtimit e funksionit të saj
5) Në origjinal durakllama (turq), ngecje në ne vend, shterrim i aftësive përparuese, stanjacion
6) Në origjinal: hashr-u neshr (arab.) grumbullim dhe shpërndarje; aludohet për gumbullimin e njerëzimit ditë e kiametit, katastrofës.
7) dabbe. Këtu kafshë ndëshkuese.
8)Ebu Davud Sulejman Es Sixhistani (vd 275 H/888). Një nga të gjashtë autotët e Kutubi Sitte-i Hadisije. (Buhariu, Ibni Maxhe, Myslim, Ebu Davud, Tirmizi, Nesai) Vepra e tij e njohur Xhamius Sunen
9) Ummi Seleme: (vd. 61H/680 nga bahkshortet e Profetit Muhammed (s.a.v. që vdiq e fundit. Ka përcjellur 378 nga porrostë profetike)
10) Veremi: sëmundja TBC
11) Amva: vend në siri.
12) Në origjinal: Hatem’ul enbija (arab). Profeti i Fundit, Hz. Muhammedi (s.av.)
13) Lehu ,akaludussemavati vel-ard Ai që ka në dorë çelësat e qiejve e të tokës arabe(arab)
14) Buhan dhe Myslim. Buhari (194-256H/809-869) Shih Shën?)
15) Në origjinal: Ahir zamzan. Epoka e Fundit e njerëmit (arab.)
10) Në origjinal: Kemal-i samimijet (sm.)