Si ta dimë sa na do Allahu?
Ajo që i afron njerëzit me Allahun është besimi i sinqertë dhe bindja ndaj urdhërave dhe ndalimeve të Allahut.
Pas besimit, çështja më e madhe në Islam është namazi. Gjëja më e rëndësishme në namaz është paqja e zemrës. Në hadith, Profeti ynë (a.s.) na tregon se vendi ku robi është më së afërti me Allahun është sexhdeja (shih Muslim, Salat 215. Ebu Davud, Salat 148)
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bakara, 2/186)
Nga ajeti i mësipërm kuptohet se kush e do Allahun, Allahu e do atë gjithashtu. Kush respekton Allahun dhe e tregon këtë respekt me bindje, do të fitojë dashurinë dhe vlerësimin e Allahut. Kush dëshiron të dijë vlerën e tij tek Allahut, le të shikojë vlerën e Allahut në veten e tij. Vlera që i jepet Allahut shfaqet me bindjen ndaj Tij. Besimi i mirë, adhurimi i mirë, morali i mirë, sjellja e mirë, e qëllimet e mira tregojnë vlerën që njeriu i jep Allahut.
Në fakt, është urdhër i fesë sonë ta duam Allahun më shumë se çdo gjë tjetër. Mënyra për ta dashur Allahun është të duash Profetin tonë (a.s.), i cili jetoi në mënyrën si Allahu e donte, dhe të ndiqje rrugën e Tij.
Kjo do të thotë, treguesi se ne e duam Allahun tonë dhe se Zoti ynë na do ne kalon nga ndjekja e rrugës së Profetit Muhamed (a.s.).
Në fakt, Allahu në ajet thuhë si vijon:
“Thuaju (o Muhammed!): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë” (Al-i Imran, 3/31)
Pra:
- Nëse e doni Allahun, duhet të ndiqni Pejgamberi a.s. Nëse nuk e ndiqni, do të thotë që ju nuk e doni Allahun!
- Nëse ndiqni rrugën e Pejgamberit a.s, nëse e bëni jetën e tij jetën tuaj, kjo do të thotë që edhe Allahu ju do juve.
Perkthyer nga: https://sorularlaislamiyet.com/%E2%80%8Bbir-kulu-allah-neler-yakinlastirir-allahin-bizi-sevdigini-nasil-anlariz