A mbetet personi që kryen vetevrasje në Xhehennem përgjithmonë?
I dashur vëlla / motër,
Sipas fesë islame, kryerja e vetëvrasjes, pirja e alkoholit, braktisja e namazeve; janë ndër mëkatet kryesore. Megjithatë, sipas Ehli Sunnetit, këto vepra nuk e bëjnë një person jobesimtar. Nëse një person e thote shehadetin dhe pranon të gjitha dekretet e Islamit dhe pastaj kryen një ose disa prej mëkateve më të mëdha të përmendura më lart, ai bëhet mëkatar dhe jo jobesimtar. Prandaj, namazi i tij i xhenazes kryhet si i te gjithe muslimanëve të tjerë.
Një besimtar nuk bëhet mosbesimtar kur kryen vetëvrasje ose ndonjë mëkat të madh; prandaj ai nuk do të mbetet përgjithmonë në xhehennem. Allahu do t’i dënojë muslimanët e tillë dhe pastaj do të dërgojë në Xhennet ose Ai do t’i falë dhe do t’i dërgojë drejtpërdrejt në Xhennet.
Allahu e di me se miri.