Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Jeta pas vdekjes – Kijameti – Ahireti

A do të jenë njerëzit me aftësi të kufizuara të tillë edhe në botën tjetër – Ahiret?

Estimated reading: 4 minutes 221 views

Aftësitë e kufizuara fizike në trup janë sprovë vetëm në këtë botë; nuk do të jenë në botën tjetër.

Kur një farë e lyer me njolla të zeza ose e shtrembër vendoset nën tokë dhe bëhet një pemë, njollat ose laket në thelbin e saj nuk do të jenë në gjethet, lulet dhe frutat e pemës. Edhe njerëzit me aftësi të kufizuara në këtë botë, nuk do të kenë asnjë gjurmë të gjendjes së tillë në Ahiret. Me një krijim krejtësisht të ri, njeriu do të gjallërohet në mënyrën më të përsosur. Një vend si Ahireti që syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar, as nuk ka ardhur në mendjen, imagjinatën dhe zemrën e njeriut; edhe banorët do të jenë në harmoni me përsosmërinë e tillë.

Çdo qenie njerëzore e krijuar dërgohet në botë me kapacitete e aftësi të ndryshme shpirtërore dhe fizike. Disa janë më të zgjuar, disa më të guximshëm, disa më dorështrënguar, disa janë më xhelozë…

Nga ana tjetër, disa janë më të pashëm, disa janë më të bukur, disa janë më tërheqës, disa janë më të shëndetshëm, disa janë më të pashëndetshëm, e disa janë me aftësi të kufizuara fizike…

Të gjitha këto që na janë dhënë përbëjnë fushën e përgjegjësisë sonë. Me fjalë të tjera, një person me shikim të kufizuar nuk do të ketë një përgjegjësi dhe llogari rreth shikimit të gjërave të ndaluara. Një person me dëmtim të dëgjimit nuk do të ketë një përgjegjësi dhe llogari të tillë sepse ai nuk mund të dëgjojë përgojimet p.sh.

Detyra jonë është të përdorim çdo gjë që na është dhënë – e paplotë, e plotë, e tepërt – në përputhje me urdhrat e Allahut dhe ta përfundojmë sprovën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe kështu të arrijmë lumturinë e përjetshme.

Në Ahiret, Xheneti iu është premtuar njerëzve që janë besimtarë dhe kanë bërë namaz dhe vepra të mira. Në Xhenet, do të na hiqen të gjitha tiparet tona negative shpirtërore si xhelozia, koprracia, zilia, mëria dhe mizoria dhe ne do të hyjmë atje vetëm me atribute të pastra.

Po kështu, do të na hiqen paaftësitë e lindura apo të fituara, paaftësitë dhe sëmundjet në trupin tonë dhe ne do të hyjmë aty në mënyrën më të përshtatshme, sërish me trupin tonë, ndoshta me një më të përsosur. Por – na ruajtë Zoti – edhe për xhehennemin mund të themi të kundërtën. Në ajetet 124-127 të kaptinës Taha thuhet:

E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.

Nëse do të na bënin të shikonim skenën e ahiretit për një minutë, ndoshta të gjithë do të thoshim se do të dëshironim të kishim një paaftësi fizike dhe të mos isha përgjegjës për këtë, atë apo atë.

Detyra jonë në këtë botë është ta shohim të vërtetën si dielli, të jetojmë për hir të Allahut, të kryejmë 5 namazet ditore dhe të bëjmë vepra të mira në këtë drejtim, dhe nga ana tjetër të lëmë mëkatet dhe haramet, veçanërisht mëkatet më të mëdha dhe mos të iu afrohemi kurrë atyre!..

Allahu na ndihmoftë në rrugën e Tij

 

Përkthyer nga:

https://sorularlaislamiyet.com/dunyada-bedensel-engelli-olanlar-ahiretetde-mi-engelli-olacaklar

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A do të jenë njerëzit me aftësi të kufizuara të tillë edhe në botën tjetër – Ahiret?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA