Meqenëse është shpirti që flet, sheh dhe dëgjon, pse nuk mund të flasë njeriu duke filluar që nga momenti kur lind?
Njeriu u krijua ndryshe nga kafshët. Për shembull, gjithçka që i duhet një kafshe vendoset në shpirtin e saj para se të lindë. Sidoqoftë, shpirti njerëzor mëson gjërat që lidhen me botën në këtë botë.
Për shembull, njeriu ka aftësinë për të drejtuar një makinë, por ai nuk mund të ngasë që në momentin që lind. Ai duhet t’i nënshtrohet trajnimeve të caktuara për këtë. Në mënyrë të ngjashme, shpirti duhet t’i nënshtrohet disa trajnimeve në botë që të jetë në gjendje të përdorë vetitë e tij.
Prandaj, Allahu nuk e konsideron njeriun përgjegjës kur të lindë. Ai i jep njeriut një afat prej rreth pesëmbëdhjetë vjetësh, deri sa te kaloje pubertetin.
Referenca:
https://questionsonislam.com/question/it-spirit-speaks-sees-and-hears-why-can-man-not-speak-beginning-moment-he-born