Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A i bëri magji dikush Pejgamberit Muhammed a.s.? Nëse po, si?

Estimated reading: 3 minutes 131 views

Shkurtimisht po, sipas burimeve Profeti ynë a.s. është prekur nga magjia.

Arsyeja për thurjen e magjisë ishte se populli hebre nuk mund ta pranonte profetësinë e Tij. Mirëmbajtja e Qabes, ofrimi i ushqimit dhe pijeve për pelegrinët ishte ndërmarrë prej kohësh nga fisi Kurejsh, paraardhësit e Profetit tonë. Përveç të gjitha këtyre, ata nuk ishin në gjendje ta pranonin idenë që profecia i erdhi dikujt nga populli i Kurejshëve; kështu që ata shfaqën qëllimin e tyre të keq. Sidoqoftë, rritja e shpejtë e numrit të myslimanëve dhe dashuria e njerëzve për profetin tonë i shqetësoi hebrenjtë dhe ata iu drejtuan rrugëve të poshtra. Përpjekja për ta vrarë me helmim është një prej tyre. Aisheja[ radijall-llahu anha] ka treguar se një antar i fisit Beni Zurejk, i njohur me emrin Lubejd bin al A’sam e ka kryer një akt të keq kundër të Dërguarit të All-llaht, i cili më vonë kishte ndier disa dhembje koke të veçanta, disa shqetësime dhe dobësi të përgjithëshme. Një ditë i Dërguari [ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ishte duke pushuar në shtratin e tij dhe dy melek(engjëj) i qënduran pranë kokës.

Njëri prej tyre e pyeti: Nga se vuan?!

I dyti i tha: Është i magjepsur

Kush e magjepsi?

Lubejd bin el- A’sami.

Si e magjepsi?

Ai e bëri këtë duke përdorur krehrin e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem], pak qime flokësh që kanë mbetur në krehër dhe një kore të polenit të pamlmës.

Engjëlli i parë e pyeti: ku i groposi?

I dyti iu përgjigj: i groposi brenda pusit Sarvam.

Pak çaste më pas i Dërguari [ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] hapi sytë dhe u kthe nga Aisheja [ radijall-llahu anha] dhe i tha: “Oj Aishe, All-llahu më tregoi për atë që e pyeta.” Më pas i tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe gjatë përshkrimit të burimit i Dërguari Alejhi Selam tha: “Oj Aishe, ngjyra e ujit të tij mori ngjyrë të kuqe të mbyllët siç është estrakti i gjetheve të kënasë. Pastaj majat e palmës afër burimit dukeshin si kokat e shejtanëve.”

Më pas Profeti Muhammed Alejhi Selam e zbuloi vendin se ku ishte fshehur magjia dhe All-llahu i Gjithëpushtetshëm, i Gjithëfuqishëm i dhuroi përmirësim të plotë dhe në të ardhmen e shpërbleu me mbrojte të pagabueshme nga qëllimet e këqia njerëzore.Kadi Iyaz tha se magjia preku vetëm trupin dhe organet e tij, por nuk kishte asnjë efekt në logjikën (vetdijen) e tij. (2)

 

(1) Buhari, Tibb, 47, 49, 50; Jizyah, 14, Adab, 56; Badul-Halk, 11; Muslim, Selam, 43,

(2) Ibn Haxher, Fethul-Bari, X, 185.

 

EN source: https://questionsonislam.com/article/did-anyone-bewitch-hazrat-prophet-if-so-how

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A i bëri magji dikush Pejgamberit Muhammed a.s.? Nëse po, si?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA