Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Si mund të mbrohemi nga xhindët dhe djajtë (shejtani) dhe si të kërkohet strehim tek Allahu nga e keqja e tyre?

Estimated reading: 9 minutes 280 views

Këto janë raste kur njeriu përballet me një armik jo shumë të njohur dhe që nuk e sheh. Në këto raste, gjithçka që mbetet është të strehohemi tek Allahu, i cili krijoi ata dhe ne, dhe të mbroheni nga e keqja e tyre dhe e keqja që ata mund të bëjnë. Ekziston vetëm një mënyrë për ta bërë këtë: Lutjet, duatë.

Meqenëse lutja dhe përgjërimi, të cilat normalisht duhet të jenë pjesë e jetës sonë, gjithashtu do të na afrojnë me Allahun, xhinët dhe djajtë nuk do të jenë në gjendje të na afrohen.

Nëse një person qëndron me abdes në jetën e tij të përditshme, ai do të mbrohet pjesërisht prej tyre, dhe nëse gjithashtu bën lutje gjatë ditës dhe fal namazin, ai do të jetë më i sigurt në aspektin e mbrojtjes.

Më poshtë janë disa lutje si shembuj të lexuara nga Profeti ynë (a.s.) dhe sahabët.

Eudhu – Bismillahi

Në Kuran lidhur me këtë çështje thuhet:

E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi! (Fussilet, 41/36)

Kjo do të thotë, thuaj “Eudhu bil-lahi mine’sh-shejtani’r-raxhim Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim” (Eudhu-Bismillahi). Sidoqoftë, mund të strehomi tek Allahu edhe me ajetet e mëposhtme nga Sureja Muminun:

Dhe thuaj: “O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!” Dhe mbëhtetem te Ti që ata të mos më afrohen!” (Muminun, 23/97-98)

Gjatë hyrjes në shtëpi

Në një hadith lidhur me Bismillah’in transmetuar nga Xhabiri (r.a), I Dërguari i Allahut (a.s.) tregon për rëndësinë e thënies Bismil-lah gjatë hyrjes në shtëpi dhe gjatë ngrënies:

“Kur njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe përmend All-llahun gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies së tij, thotë shejtani: Nuk ka qëndrim (bujtje) e as darkë për ju. E nëse ai gjatë hyrjes në shtëpi nuk e përmend All-llahun, thotë shejtani: E arritët fjetjën, e nëse nuk e përmend All-llahun edhe gjatë ushqimit të tij, ai thotë: E arritët fjetjën dhe e arritët darkën”. [Muslim, Eshribe, 103, (2018); Ebu Davud, Et’ime, 16, (3765)]

Kur dilni nga shtëpia

Eshtë e qartë se praktikimi i thënies Bismil-lah kur hyjmë në shtëpi, e largon të keqen e shejtanit prej nesh dhe e dëbon atë nga shtëpia. Gjithashtu, kjo tregon se një person ka nevojë për mbrojtje kur del jashtë shtëpisë! Për këtë, thuhet Eudhu-Bismillahi. Sidoqoftë, i Dërguari i Allahut (a.s.) nuk ishte mjaftuar me vetëm Eudhu -Billahin dhe gjithashtu bënte lutje tjera kur dilte jashtë. Në hadithin e transmetuar nga Enesi (r.a), Profeti (a.s.) ka thënë:

“Kur njeriu del nga shtëpia e tij dhe thotë: Bismillah, tevek-keltu alAll-llah, la havle ve la kuvvete il-la bil-lah (Në emër të All-llahut, u mbështeta në All-llahun dhe nuk ka zhvillues (mutesarrif bidikka) e fuqi tjetër përveç All-llahut), atëherë i thuhet atij: U udhëzove, të mjafton kjo dhe u mbrojte. Me këtë rast largohet shejtani nga ai, kurse një shejtan tjetër i thotë: Ç’farë do bësh me një njeri që u udhëzua, u mjaftua dhe u mbrojtë?” [Tirmidhi, Daavât, 34, (3422)]

Surja El-Bekare, Ajetu’l-Kursi dhe Amene’r-Rasulu

I Dërguari i Allahut (a.s.) tha:

“Mos i bëni (ktheni) shtëpitë tuaja varreza. Me të vërtetë shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet sure ‘El-Bekare’.” [Muslim, Misâfirin, 212, (780)]

Në një hadith tjetër, shpjegohet se dy ajetet e fundit të sures El-Bekare “Amene’r-Rasulu” na ndihmojnë në këtë aspekt. “Kush i lexon këto dy ajete në mbrëmje i mjaftojnë.” (Buhariu “Fet-hul-Bari” 9/94 Muslimi 1/554. Ajete nga sure El-Bekare 285-286). – Shih në fund të shkrimit për mënyrën e leximit.

Ndërsa për Ajet-el Kursin, thotë Pejgamberi a.s.:

“Kush e lexon këtë kur të bie në shtrat, ai është i mbrojtur prej All-llahut dhe nuk i afrohet atij shejtani deri sa të agoj mëngjesi” (Buhariu 4/487). – Shih në fund të shkrimit për mënyrën e leximit.

La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh

Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi a.s.v.s. tha:

“Ai që thotë: La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulk, ve lehul-hamd, ve huve ala kul-li shej’in kadir (Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Vetmit i Cili nuk ka shok, i Tij është krejt pushteti, vetëm Atij i takon falënderimi dhe Ai për çdo gjë është i fuqishëm) njëqind herë në ditë, për te është sikurse i ka liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira, i shlyhen njëqind të këqija dhe e ka mbrojtje ate atë ditë nga shejtani deri në mbrëmje”. (Buhâri, Daavât, 54)

Muavvidhetejn (Sure En-Nas dhe Felak)

Muavvidhetejn do të thotë “ai që strehon, mbron”, ku suret Felak dhe Nas janë përdorur në këtë kuptim sepse Profeti (a.s.) lexonte këto sure dhe rekomandonte shokëve të Tij në leximin e tyre.

I Dërguari i All-llahut a.s. e urdhëroi Abdull-llah Ibni Hubejbin që t’i lexoj “Kul-Huvall-llah Ehad-in” dhe suret Felak dhe Nas nga tri herë kur të ngrysë e kur të gdhijë dhe i tha: “Pas kësaj të mjafton All-llahu për çdo gjë”. Në një transmetim tjetër e urdhëroi t’i lexoj kaptinat El-Felek dhe En-Nas, pastaj i tha: “Njerëzit nuk mund të kërkojnë strehim me diç më të mirë se këto”.

Në një hadith tjetër të cilin e transmeton Nesaiu, Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Asnjë lutës nuk është lutur me diç më të mirë se këto dhe asnjë kërkues i strehimit nuk ka kërkuar strehim me diç më të mirë se këto”.

Kur të flini në shtrat për të fjetur

Ka lutje të ndryshme që i Dërguari i Zotit a.s. i lexonte kur shkonte në shtrat. Në një hadith të transmetuar nga Burejda (r.a), Profeti (a.s) rekomandoi lutjen e mëposhtme:

All-llahume ّalimel gajbi vesh-shehadeti Fatires-semavati vel-erdi, Rabbe kul-le shej`in ve Melikehu, eshhedu en la Ilahe il-la Ente, eّudhu bike min sherri nefsi ve min sherrish-shejtani ve shirkihi ve en ekterife ّala nefsi su`en ev exhurrehu ila muslimin.

O Zoti im, Ti je Ai i Cili i di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot i çdo sendi dhe Mbizotërues i saj. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime, nga e keqja e djallit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk dhe kërkoj të më mbrosh që vetvetes e as ndonjë muslimani të mos i bëj keq.
Ebu Davudi 4/317, “Sahih Et-Tirmidhi” 3/142.

 

Leximi i Ajetel Kursij

All-llahu la Ilahe il-la huve, El-Hajjul-Kajjumu la te`hudhuhu sinetun ve la nevmun, Lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfeّu ّindehu il-la bi idhnihi jaّlemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum, ve la juhitune bi shej`in min ّilmihi il-la bi ma shae vesi`a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-`alijjul-`adhim.

All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja, as gjumi, gjithçka që ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësoj tek Ai, pos me lejën e Tij? Ai di të tashmen dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi.

 

Leximi i Amener-Rasulu

Amener-resulu bima unzile ilejhi min Rabbihi vel-mu`minun, kul-lun amene bil-lahi ve melaiketihi ve kutubihi ve rusulihi, la nuferriku bejne ehadin min rusulihi ve kalu semi`na ve eta`na gufraneke Rabbena ve ilejkel mesiir. La jukel-lifull-llahu nefsen il-la vus`aha leha ma kesebet ve ّalejha mektesebet. Rabbena la tuahidhna in nesina ev ahta`na, Rabbena ve la tahmil ّalejna isren kema hameltehu ّalel-ledhine min kablina, Rabbena ve la tuhammilna ma la takate lena bihi, vaّfu ّanna vagfirlena verhamna ente mevlana fensurna ّalel-kavmil-kafirin.

I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë)”. “All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!

 

Leximi i Sures El Ihlas

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Kul huvall-llahu ehad,

All-llahu samed,

lem jelid ve lem juled

ve lem jekul-lehu kufuven ehad.

 

Leximi i Sures El Felak

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Kul e’udhu birabil-felek,

min sherri ma halek,

ve min sherri gasikin idha vekab,

ve min sherrin-nefathati fil ukad,

ve min sherri hasidin idhe hased.

 

Leximi i Sures En Nas

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Kul e’udhu birabi nas,

meliki nas,

ilahi nas,

min sherri-l vesvasil ‘hanas,

el ledhi ju vesvisu fi sudurin-nas,

minel-xhineti ven-nas.

 

Resurset e shfrytezuara:

https://sorularlaislamiyet.com/cinlerden-ve-seytanlardan-korunma-serlerinden-allah-siginma-nasil-olmalidir

https://kohaislame.com/mashtrimet-e-shejtanitsatanait/

 

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si mund të mbrohemi nga xhindët dhe djajtë (shejtani) dhe si të kërkohet strehim tek Allahu nga e keqja e tyre?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA