Çfarë lidhje ka mes shpirtit dhe trurit?
Atomet, të cilët janë të privuar nga dija, nuk mund të fitojnë cilësinë e Njohjes pa marrë parasysh sa përsosmërisht janë bashkuar. Truri është i përbërë gjithashtu nga këto atome, të cilët janë të pavetëdijshëm dhe pa dije. Ai përçon dhe regjistron njohuritë, por i bën pa vetëdije. Është thjesht një mjet si një disketë që kryen urdhrat e një qenieje të quajtur shpirt.
Realiteti i Vullnetit është një mrekulli. Të zgjedhësh, të vendosësh, të dallosh, të dëshirosh, të refuzosh, nuk janë gjërat që do të kryente një akumulim mishi. Nuk mund të dëshirojë, por kryen ato që urdhëron shpirti. Lexo: A ka ndonjë kontradiktë midis fesë dhe mendjes?
Një tru, i cili është i përbërë nga miliarda qeliza, është një kompjuter aq i mrekullueshëm sa të heq mendjen. Por si çdo kompjuter, ai gjithashtu ka nevojë për programim nga dikush. Truri i ngjan një qendre të krijuar për të kryer programimin e paketave që fryma prodhon, dhe ta përcjellë në pjesë të ndryshme të trupit. Nuk ka vullnet të drejtohet pas mënyrave të reja, mundësive të tjera dhe veprave të ndryshme.
Linku referencë: https://questionsonislam.com/article/what-kind-relation-there-between-spirit-and-brain