Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Si ishte veshja e Pejgamberit a.s.?

Estimated reading: 2 minutes 133 views

Profeti ynë (salallahu alejhi ue selam) i kushtonte vëmendje pastërtisë dhe rregullit të veshjes. Kur vishte një rrobë të re thoshte:

“O Allah! Falenderimi të takon vetëm Ty, që më dhe mundësinë të vesh këtë rrobë të re. Të lutem Ty që të përfitoj nga të mirat e saj, për të cilat është përgatitur ajo. Të lutem Ty, të më mbrosh nga të këqijat që mund të më vijnë nga përdorimi i saj.”

Ai a.s. shmangej prej veshjeve luksoze dhe israfit (shpenizimi të tepruar) si dhe prej veshjeve që tërheqnin vëmendjen. Ai zgjodhi të ishte njeri në mesin e njerëzve, prandaj veshja e tij ishte e zakonshme (mesatare).

Njeriu shembull, Pejgamberi a.s., ne veshjen e tij zgjodhi thjeshtësinë. Zotëria i Gjithësisë nuk e pëlqente madhështinë dhe të veçohej prej të tjerëve. Por, herë pas here ai mbante rroba të çmuara dhe të bukura. Disa sundimtarë i dërgonin veshje të çmuara si dhuratë Profetit (salallahu alejhi ue sel-lem). Hz. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) i pranoi dhe nganjëherë i veshi ato.

Prej ngjyrave e pëlqente ngjyrën e bardhë. Për të thoshte: “Ajo është më e bukura ndër ngjyra”.  Ai nuk e pëlqente veshjen e kuqe.

Kur Abdullah Ibn Omeri  erdhi i veshur njëherë në të kuqe, nga qëndrimi i Pejgamberit a.s. kuptoi se ai nuk e pëlqeu atë veshje.

اَللّٰهُ أَعْلَم

‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/allah-resulunun-giyim-tarzi-nasildi/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si ishte veshja e Pejgamberit a.s.?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA