Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Mrekullitë – Provat e Pejgamberisë

Si mund të kapërcehen distanca mijëra vjecare mbrenda pak minutave?

Estimated reading: 2 minutes 219 views

Pyetja se si mund te kapercehen distanca mijera vjecare mbrenda pak minutave eshte bere shume e famshme per shkak te miraxhit te Pejgamberit (a.s). Tregohet se Pejgamberi alejhi selam për një kohë shumë të shkurtër, në ndodhitë e Israsë dhe Miraxhit, ka kapërcyer distanca shumë të mëdha. A mund të pranohet kjo logjikisht?

Shpejtësia kohore

Lëvizjet janë nga më të shumëllojshmet për Allahun (xh.sh). Për shembull, dihet se sa të ndryshme janë shpejtësitë e zërit, dirtës, elektricitetit, shpirtit dhe imagjinatës me njëra-tjetrën. Shkencërisht ne jemi të informuar edhe për shpjetësinë e yjeve, për të cilët mendja jonë mbetet e shtangur. Atëherë, përse të na vijë çudi kur trupi i Pejgamberit alejhi selam t’i përshtatet shpejtësisë së shpirtit të Tij mjaft të shpejtë gjatë natës se Miraxhit?

Koncepti kohor i njeriut

Njeriut mund t’i vijnë ndër mend një mori gjërash për dhjetë minuta në ëndërr, që mund t’i jetojë brenda një viti. Për më tepër, njeriu sheh dhe dëgjon aq shumë gjëra në një ëndërr saqë kur i mbledh dhe i thotë ato i duhet një ditë e tërë, ndoshta edhe më tepër. Kjo do të thotë se e njëjta kohë e krahasuar sipas dy personave të ndryshëm, herë duket sa një ditë, herë duket sa një vit i tërë. Përfundimisht, është e mundur të pranosh logjikisht se vetëm për disa minuta mund të kalohet një distancë mijëra vejçare.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si mund të kapërcehen distanca mijëra vjecare mbrenda pak minutave?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA