Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A lejohet festimi i Mevludit? A është bidat (risi)?

Estimated reading: 7 minutes 176 views

Është realitet i pamohueshëm se festimi i mevludit, ditëlindjes sё Pejgamberit (a.s.), nuk ndodhi në kohën e Pejgamberit (a.s.). Madje, ky festim nuk është bërë, as në kohën e Sahabeve, as të Tabiinëve, por as në kohën e Tabi-tabiinëve nuk ndodhi festimi i mevludit në format të cilat i gjejmë dhe i praktikojnë sot myslimanët anë e kënd botës.

Pejgamberit (a.s.) thotë:

Kush më përcjell (çon) një Salavat të vetëm, All-llahu do t’i përcjellë atij dhjetë salavate”, që do tё thotë se ka sevape tё dhjetëfishuara.

Nga njё transmetimi i Ebi Katadetes mësohet se i Dërguari i All-llahut (xh.sh.) është pyetur pёr agjërimin e ditës së Hënë, përgjigjja e Pejgamberit ishte se:

Ajo është dita në të cilën kam lindur dhe dita në të cilën jam dërguar si pejgamber.” (transmetim i Muslimit)

Kjo nënkupton se Pejgamberi (a.s.) e ka veçuar ditёn e Hёnё dhe nuk e ka ndaluar agjërimin e asaj dite.

Për përshëndetje dhe lavdërim (çuarje salat e selam) Pejgamberit jemi të porositur edhe në Kur’an:

﴿إِنَّ اللَّـهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ ۚ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا﴾

Vërtet All-llahu xh.sh. dhe melekët e Tij bien salavat (lavdërojnë) pejgamberin (a.s.). O ju të cilët keni besuar, lavdërojeni dhe ju atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndetni me selam.”[29]

Manifestimi i mevludit, në mënyrë të organizuar e masive ripërsëritet në muajin Rebiu El-Evvel aty nga mbarimi i shekullit të VI-të dhe fillimi i shek. VII-të h. Ky manifestim u organizua në mënyrë spektakolare nga sundimtari i atëhershëm i Irbilit (qytet në veri të Irakut), Mbreti Mudhaffer Kevkeburi, njëri ndër sundimtarët e famshëm, shumë bujar e humanist i madh. Vetë autori i poemës “Et-Tenviru fi Mevlidi-El-Beshiri En-Nedhiri”, ibni Dihjete ёshtё dëgjuar tё kёtё thënë se: “Kam lexuar mevlud përpara sulltan El-Mudhafferit në vitin 625 h. në gjashtë mexhlise.”[32]

Për sa i përket turqve, Dita e Mevludit, për të parën herë, u festua në periudhën e Sulltan Muratit III (1574 m.-1595 m.). Ishte ky sulltani i dymbëdhjetë në radhë nga osmanllinjtë, për të cilin thuhet se bënte shpenzime marramendëse për këso festimesh.[33] Në Turqi, që të gjithë; turq arabë, kurdë, e çerkezë e këndojnë mevludin në gjuhët e tyre.

Te shqiptarët kjo kremte festohet në forma dhe organizime të ndryshme, por në rastet më të shpeshta, kjo ndodh edhe me këndimin e ndonjërit prej mevludeve të shkruar, apo të adaptuara në gjuhën shqipe, apo disa pjesë të tij, qoftë kjo në xhami, institucione kulturore e fetare, apo edhe në shtëpi private etj.

Nё kёtё rast, patjetër duhet përmendur thënia e Abdull-llah ibni Mesudit:

Atë që myslimanët e shohin se është vepër e mirë, që duhet të bëhet, edhe All-llahu xh.sh e konsideron si të mirë. Atë që myslimanët e shohin si të keqe, e të mos veprohet, edhe All-llahu xh.sh e konsideron si të keqe(transmetim i Ahmedit)

Bazuar nё kёtё thënie tё sahabiut tё respektuar, del se njё veprim, punë, fenomen i ri,  qoftё edhe “Bid’atun” risi (novatorizëm), që nuk bie ndesh me burimet kryesore tё Islamit; Kur’an, Hadith e tё tjera… dhe që ёshtё i pranueshëm, i mirë e i dobishëm për shumicën e myslimanëve, atёherё ajo ёshtё njё “Bid’atun haseneh” (risi e mirë), novatorizëm i dobishëm për myslimanët dhe lejohet tё aplikohet.

Tani, duke ditur se lavdërimi dhe përshëndetja (çuarja salavatё dhe selam) e Pejgamberit (a.s.) është porosi e Kur’anit, Sunetit (traditës pejgamberike) dhe detyrim fetar, të shpresojmë se edhe festimi i Mevludit është “bid’atun haseneh”, njё fenomen- novatorizëm (një risi e mirë me premisa fetare) dhe ky është njё realitet, që e jetёsojmё edhe nё trevat tona, gjithandej ku jetojnë shqiptarët myslimanë. Këtë lavdërim të Pejgamberit (a.s.), në këtë formë, dogmatikët e klasifikojnë si një lloj “rebelimi” ndaj traditës pejgamberike. Vlerësim tё kësaj natyre dhe tё këtij niveli, në ditët e sotme, mendoj unë, mund të shprehin vetëm ata të cilët nuk kanë kapacitete të mjaftueshme intelektuale për ta vlerësuar një vepër artistike fetare, siç është Mevludi dhe në anën tjetër, për të pranuar realitetin se mevludi është një manifestim me karakter krejtësisht fetar, pa abuzime të principeve islame tek ne.

Nuk ka dyshim se një numër i madh i dijetarëve dhe fukahave-juristëve myslimanë e kanë lejuar, madje një numër prej tyre e preferojnë festimin e ditëlindjes së Pejgamberit (a.s.), duke e vlerësuar atë si një risi të pranueshme dhe një traditë të mirë, që ka filluar nga shekulli i IV-të h. e në vazhdimësi dhe këtë çështje e kanë mbështetur edhe një numër i konsiderueshëm prej selefistëve tradicionalistë.

Besimtarёt, Pejgamberin (a.s.), duhet ta përmendin gjithmonë, por ka raste kur përmendja e tij bëhet më e vlefshme dhe më e pranueshme. Njëri nga këto raste mendohet tё jetë nata e Mevludit.[39]

Ibni Tejmije është prononcuar qartë në favor të manifestimit Mevludit: “Ta madhërosh Mevludin dhe ta pranosh atë si festë! Ndodh që këtë ta bëjnë disa njerëz dhe në këtë punë ka shpërblim të madh, duke pasur parasysh qëllimin e mirë të tyre dhe duke parë se këtë punë e bëjnë për të nderuar Pejgamberin e All-llahut xh.sh.”[40]

Cka duhet bërë në Natën e Mevludit?

Dijetarët myslimanë thonë se: Në këtë natë është e pëlqyeshme të madhërohet Allahu, të këndohen salavate, tё jepet sadaka, tё bëhen punë tё mira etj. Nëse këto punë bëhen për hir të Allahut (xh.sh.), atëherë sevapi është i madh. (Ibni Battall Maliki).

“Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit (a.s.) nuk duhet tё përzihet me gjëra haram, me veprime e punë tё ndaluara dhe tё papëlqyeshme.” (Sherh Sunen ibni Maxhe)

Mexhlisi (grumbullimi) në natën e Mevludit, ku përmendet Allahu (xh.sh.), tё çuarit salavatё e selam për Pejgamberin (a.s.), të ushqyerit e të varfërve është gjithmonë sevap, por, nëse këtyre tё mirave u shtohet edhe ndonjë gjë prej haramit, atëherë edhe gjynahu është shumë më i madh.

Mesazhi i kësaj feste nё Përkujtimin e Lindjes së Pejgamberit të fundit, Muhamedit (a.s.), do të ishte: Kthejuni fesë tuaj, burimeve themelore të saj, Kur’anit, haditheve të Muhamedit (a.s.), por edhe traditës sonë të lavdishme, për derisa nuk bie ndesh me principet substanciale islame, sepse aty është shpëtimi ynë, se aty është e ardhmja e këtij populli, se aty është lumturia.

Është realitet i pamohueshëm se, vetëm falë Islamit, që në princip nuk ka dhunë, shqiptarët e ruajtën identitetin; gjuhën, kulturën lëndore dhe shpirtërore, në etnosin e tyre dhe masa dërmuese e tyre u shpëtuan pa u greqizuar, sllavizuar, latinizuar, ose pa u turqizuar. Dhe krejt në fund të themi se asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë civilizim të mirëfilltë dhe popull të qytetëruar pa fe e atdhe.

 

[28]. .التحذير من البدع ص 3-4

[29]. Kur’ani, sureja El-Ah’zab, ajeti 56.

[30]. .، ص. 44 الشيخ محمد بخيت المطيعي مفتي الديار المصرية سابقاً في كتابه: (أحسن الكلام فيما يتعلق بالسنة والبدعة من الأحكام)

[31]. أبو شامة في كتابه: “الباعث على إنكار البدع والحوادث”

[32]. El-Imam El-Hafidh Ebu Ismail bin Kethir Ed-Dimashkij “El-Bidajetu ve En-Nihajetu” pjesa e XIII-të, botoi “Mektebetu El-Iman”, f. 131-132.

[33]. Këto të dhëna janë marrë e nga numri më i ri i revistës AlbIslam, i botuar më 1 Mars, botoi “Mektebetu El-Iman”, 2009, f. 131-132.

[34]. .اقتضاء الصراط المستقيم, ص 297

[35]. .شرح القسطلانى على صحيح البخاري

[36]. انظر السيرة النبوية والآثار المحمدية المطبوع على هامش السيرة الحلبية.

[37]. فتاوى الشيخ رشيد رضا، ج. 4، ص. 1243.

[38]. Ibn Tejmije, “Mexhmuu El-Fetava”, v. 11, f. 97.

[39]. Ibn Tejmije, “Iktidau Es-Sirati El-Mustekim”, f. 297.

[40]. Ahmed bin Abdu Es-Selam Ibni Et-Tejmijjeti, “Iktidau Es Sirati El-Mustekim”, pjesa e II-të, botoi “Daru El-Asimeti”, botimi i VII-të, Rijad, 1998 m. (1419 h.), f. 126.

 

Marre nga:  https://www.zaninalte.al/2018/11/tradita-e-mevludit-te-myslimanet/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet festimi i Mevludit? A është bidat (risi)?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA