Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Çfarë profesione kishte bërë Pejgamberi a.s.?

Estimated reading: 2 minutes 123 views

Sipas Pejgamberit tonë (salallahu alejhi ue selam), ushqimi më i pastër me të cilën mund të ushqehet njeriu është ai ushqimi i fituar me duart e tij. Çdo pejgamber ka punuar dhe nuk ka pasur pritshmëri nga njerëzit. Pejgamberët e mëparshëm dhe Pejgamberi i Allahut (salallahu alejhi ue selam) kanë bërë profesione të ndryshme dhe i kanë udhëhequr njerëzit në pika të ndryshme në të njëjtën kohë. Hazreti ishte Idrizi rrobaqepës, Hz. Nuhu lundërtar, Hz. Davudi farkëtar, Hz. Zekerija zdrukthëtar, profesione këto me të cilat njheshin këta pejgamberë. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) gjatë fëmijërisë së tij ishte një bari, si i ri dhe në vitet në vazhdim ishte tregtar. Zaten, ajo çfar tërhoqi vëmendjen e Hz. Hatixhes ishte e drejtësia që Pejgamberi a.s. tregoi në tregti, besnikëria, edukata dhe morali i tij. Përveç profetësisë, mund të numërohen profesionet që ai ka bërë, siç janë: udhëheqës i shtetit, komandant i ushtrisë, gjykatës, kryesuesi, mësues, imam, predikuesi, administrator. Megjithatë, përveç të gjitha këtyre, profesioni dhe puna e Atij (salallahu alejhi ue selem) ishte që të  tregojë rrugën për të sjellë njerëzimin në lumturi, për të kujtuar qëllimin e krijimit e për të udhëhequr në rrugën e udhëzimit.

Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/peygamberimiz-hangi-meslekleri-yapmistir

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Çfarë profesione kishte bërë Pejgamberi a.s.?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA