Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Si ishin raportet e Profetit s.a.v. me pjesëtarët e familjes? Bashkeshortet e Pejgamberit a.s.

Estimated reading: 9 minutes 120 views

Profeti paqja qoftë mbi të! bisedonte shpesh me pjesëtarët e familjes. Ashtu siç fliste me secilin prej tyre vetëm, kokë më kokë, ashtu fliste edhe në grup me ta. Bisedat e zhvilluara me gratë mbështeteshin në parime thelbësore. Çdo mëngjes pasi dilte nga xhamia dhe pasi falte namazin e ikindisë, vizitonte një nga një gratë e tij dhe bisedonte për pak kohë me to. Çdo mbrëmje zhvillonte biseda me to me qëllimin e bashkimit të pjesëtarëve të familjes. Transmetohet se në këto mbledhje, Profeti u tregonte grave histori të quajtura ‘hurafe’ dhe gjëra gazmore që i bënin të qeshnin të gjithë.

Hz. Aishja (r.a.) tregon se kishte disa kukulla dhe luante me shoqet e saj kur vinin ta vizitonin dhe Profeti nuk e ndalonte, përkundrazi e ndihmonte117, ndonjëherë bënte shaka nëpërmjet kukullave. E kishte lejuar Aishen (r.a.) të shikonte festat e organizuara nga etiopianët për Bajram, madje duke e mbajtur mbi shpinë. I ka bërë shaka të ndryshme grave të tij. Madje në udhëtime të ndryshme, garonte me Aishen.

Sipas transmetimit të Hz. Aishes (r.a.), një ditë ajo kishte përgatitur përshesh. Afër tyre gjendej dhe Sevdeja (r.a.). Aishja (r.a.) e fton edhe atë të hajë. Kur ajo nuk pranon, Aishja i përgjigjet: “Nëse nuk e ha, do të ta përplas surratit”. Sevdeja këmbëngul në të vetën dhe Aishja merr pak nga përsheshi dhe ia lyen fytyrën. I gjendur përballë kësaj skene, Profeti qesh dhe duke i vendosur dorën Sevdes, i thotë: “Çfarë pret, lyeja dhe ti fytyrën.” Sevde ja lyen fytyrën Aishes. Profeti qeshi edhe me të.’

Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të! ka bërë shaka edhe me fjalë. Aishja (r.a.) tregon: “Një natë po kërkoja të Dërguarin e Zotit, e nxitur nga mendimi se mos kishte shkuar tek gratë e tjera, kur dora më preku flokët e tij. Profeti duke e kuptuar situatën, më thotë: ‘Ty duhet të të ketë vizituar përsëri shejtani.’

Përsëri ka një transmetim tjetër rreth një shakaje me shërbëtoren Umu Ejmen, që mund të konsiderohet pjesë e familjes së Profetit:

Një ditë, Umu Ejmen shkon tek Profeti dhe i thotë:

“Më hip diku.”

“Po të hipi tek i vogli i devesë”, i përgjigjet Profeti.

“O i Dërguari i Zotit! I vogli i devesë nuk mund të më mbajë”, i drejtohet Umu Ejmen.

“Nuk mund të të hip në ndonjë vend tjetër, përveçse te i vogli i devesë”, i thotë Profeti, duke nënkuptuar se ‘çdo deve quhet i vogli i një deveje tjetër’. Transmetuesi i hadithit na thekson se Profeti edhe në shakatë e bëra nuk është ndarë kurrë nga e vërteta.

Fjalë dhe veprime të ndryshme të Profetit tregojnë për interesimin dhe vlerësimin e pjesëtarëve të familjes dhe tregojnë që Ai i ka dhënë rëndësi edhe kënaqësisë së tyre përsa i përket aspektit shpirtëror. Shumë veprime të Profetit paqja qoftë mbi të! janë të lidhura me gëzimin e grave, si: shprehja e virtyteve grave të tij,shprehja e dashurisë ndaj tyre, marrja në kalë, larja bashkërisht me ujin e një ene, ndihmesa që u jepte për t’i hipur në kalë, përgjigja e ftesës për drekë me kusht që “të ishte edhe gruaja bashkë me të”, ngushëllimi dhe fshirja e lotëve kur ato ishin të mërzitura.

Safija tregon se njëherë kishin qenë të hipur të dy mbi një deve, i kishte rrëshqitur këmba devesë dhe ishin rrëzuar të dy. Ebu Talhas (r.a.) që vrapoi për të na ndihmuar, Profeti i thotë: “Kujdesuni për gruan, merruni me të.”

Edhe pse jo në të njëjtën masë, Profeti paqja qoftë mbi të! ka shfaqur respekt jo vetëm ndaj grave të tij, por ndaj çdo personi që e konsideronte të familjes. Ndërmjet grave, Hz. Aishja (r.a.) arriti një dashuri dhe një respekt të veçantë. Edhe xhaxhai i tij, Abasi, është trajtuar me një respekt ndryshe. I Dërguari i Zotit e ka dashur atë si babanë e Tij, është këshilluar me të për çështje të ndryshme dhe ka pranuar gjithnjë ndërmjetësimin e Tij.

Dashuria e Profetit tonë ndaj Zejdit dhe djalit të tij Usame (r.a.) ishte e veçantë dhe domethënëse. I njohur ndryshe si “Hibbu Resulullah”- i dashuri i Profetit, Usame ka arritur lartësinë e dashurisë profetike, të njëjtë me dashurinë ndaj nipërve Hasan dhe Hysen134, duke zënë vend mes atyre të cilëve nuk do t’u refuzohet shefaati.135 I nderuar, i vlerësuar nga Profeti duke hipur në pjesën e pasme të devesë së Profetit, në ditët e Çlirimit të Mekës dhe në ditën e haxhit, megjithëse tetëmbëdhjetë vjeç, Usame u caktua si komandant nga Profeti në ushtrinë ku merrnin pjesë edhe të mëdhenjtë e muhaxhirëve si Ebu Bekri, Omeri, Ebu Ubejde ibn Xherrah, etj.

Profeti nuk i ka nënvlerësuar lidhjet dhe komunikimin jo vetëm ndaj pjesëtarëve të familjes, por edhe ndaj të afërmve të tyre. Kështu që, kur Aishja (r.a.) pa Profetin duke i bërë kompliment një gruaje të moshuar, pasi ajo iku, e pyeti për shkakun e komplimentit. Ai iu përgjigj: “O Aishe, kjo grua është mike e Hatixhes. Na vizitonte kur ajo ishte gjallë. Respekti ndaj miqve rrjedh prej besimit.”Aishja (r.a.) thekson se për shkak të lidhjes së Profetit paqja qoftë mbi të! me të afërmit, çdo herë kur prisnin ndonjë qengj, u dërgonte atyre nga një pjesë.

I emocionuar tejmase kur sheh varësen e dhënë si dëmshpërblim për dhëndrin e tij mes robërve të Bedrit, Profeti kërkon t’i kthehet mbrapsht dhe i pranohet kërkesa. Këtë varëse, Hatixhja ia kishte dhuruar Zejnebit, vajzës së saj kur ishte martuar.

Enesi (r.a.) tregon: “I Dërguari i Zotit ndodhej pranë njërës prej bashkëshorteve. Njëra prej tyre i kishte dërguar ushqim në një pjatë. Zonja e dhomës e thyen pjatën duke i rënë dorës së Profetit. Profeti mblodhi gjellën e derdhur në dy pjesët e ndara të pjatës dhe iu drejtua: “U bëtë xheloze për nënën tuaj, po ejani, urdhëroni, hani tani!” Në një transmetim që vjen më pas, theksohet se si Aishja thyen pjatën e sjellë nga Hafsa me një gur. Ndërsa në një transmetim të tretë, Aishe pasi thekson se nuk kishte parë njeri tjetër të gatuante si Safija, pranon se e kishte thyer pjatën e nevrikosur. Përballë këtyre sjelljeve tregohet se përveç mbledhjes së ushqimit krejt i qetë dhe fjalëve: “U bëtë xheloze për nënën tuaj, urdhëroni hani!”, nuk ka pasur ndonjë reagim tjetër nga ana e Profetit.

Nga transmetimet e dhëna shohim se si Profeti ka ndihmuar gratë e tij në disa punë të shtëpisë. Kur e pyetën Aishen (r.a.) se çfarë bënte Profeti në shtëpi, i përgjigjet kështu: “I shërbente familjes dhe dilte kur vinte koha e namazit.” Kur pyetën se me çfarë punësh merrej, përsëri në një transmetim të saj, ajo thotë: “Rregullonte këpucët, arnonte rrobat, qepte, pastronte rrobat, milte delen, rregullonte kovën, kryente punët e veta dhe çdo lloj pune tjetër që mund të bëni ju burrat në shtëpi.”141 Në disa transmetime thuhet se edhe ka gatuar.

Përveç kësaj, Profeti nuk i ka lënë pas dore edhe komplimentet ndaj grave të tij. Theksojmë edhe kujdesin që tregonte i Dërguari i Zotit për argëtimin e pjesëtarëve të familjes. Profeti ka lejuar argëtimin, dëfrimin në disa ceremoni, si në dasma dhe në ditët e Bajramit. Profeti ynë ka qenë gjithashtu i duruar me gratë e tij.

Përsëri, zotëria i dy botëve, Profeti ynë, ka dhënë një shembull tjetër të bukur, konsultimin me gratë. Ai ishte frikësuar nga ato që kishte parë kur i kishte ardhur shpallja për herë të parë dhe atë frikën e brendshme ia kishte treguar Hatixhes. Ajo e qetësoi dhe e ngushëlloi Profetin. Dihet që edhe martesa mes vajzës së tyre, Zejnebit dhe Ebu Asit, është bërë me propozimin e saj. Madje transmetuesi pasi thekson propozimin për martesë të Hatixhes për vajzën e tyre me Ebu Asin dhe pranimin e propozimit nga Profeti, kumton një fjali shumë të rëndësishme në lidhje me temën tonë: “I Dërguari i Zotit nuk e kundërshtonte Hatixhen.”Bashkangjitur me këtë, në ngjarjen e shpifjes ndaj Aishes, e quajtur ndryshe si ngjarja Ifk, Ai ka pyetur rreth Aishes (r.a.), robëreshën e saj, Beriren, dhe Zejneb Bintu Xhahsh.Edhe shembulli i Umu Selemes është domethënës. Pasi bëhet marrëveshja e Hudejbijes dhe pranohet pika për të mos bërë umre atë vit, sahabet nuk kishin mbetur të kënaqur dhe nuk deshën të dëgjonin urdhrin e Profetit për të dalë nga ihrami. Pasi kishte marrë vesh shqetësimin e Profetit, Umu Seleme i drejtohet me këto fjalë: “O, I Dërguari i Zotit! Ngrihu dhe prit kurbanin tënd, ata do të bëjnë si ti dhe do t’i presin kurbanet.” Profeti veproi ashtu dhe sahabet me të vërtetë e ndoqën.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si ishin raportet e Profetit s.a.v. me pjesëtarët e familjes? Bashkeshortet e Pejgamberit a.s.

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA