Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A u zbeh drita e të Dërguarit të Zotit s.a.s. në brezat e rinj?

Estimated reading: 3 minutes 121 views

Madhështisë së Derguarit te Zotit a.s. i mjafton qoftë edhe kaq që ne, në kohën tonë, pas kaq e kaq lëngatash, dëgjojmë ende sot tek përhapet nga minaretë thirrja “Eshhedu enne Muhamede’r-Resulullah, Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut”, sodisim tek shpalos krahët Shpirti i Gjallë Muhamedan e merr fluturim dhe entuziazmohemi së bashku me shpirtrat e shenjtë pesë herë në ditë. Përsëri, në emër të personalitetit të Tij të lartë mund të themi se, pavarësisht nga zelli dhe përpjekjet intriguese të shumë armiqve të brendshëm e të jashtëm, brezat e Tij, shumë e shumë të rinj që ende s’u ka dirsur qimja, duke kuptuar siç duhet Të vërtetën Muhamedane gjithashtu pavarësisht se konceptet e saj janë shumë të vështira, këta të rinj, pra, vrapojnë pas Hz. Muhamedit (sav) ashtu si fluturat pas dritës, gjë që përbën një dukuri të pashembullt në botë. Koha nuk mundi ta zbehte tek ne, në ndjesitë tona, asnjërën nga të vërtetat që i përkasin atij. Po, Ai vazhdon të jetë po aq i gjallë e i freskët! Ashtu siç edhe u kam thënë shpesh miqve, sa herë që të shkoj në Medinën e Ndritshme, fryma e Tij më mbështjell në atë mënyrë, sa që më duket se një hap më tej do të takohem vetë me të dhe do të dëgjoj nga një zë i gjallë përshëndetjen: “Mirëseerdhët, qofshi shëndoshë e gëzuar”! Ja, pra, kaq i freskët është ai në shpirtin tonë e, me kalimin e kohës, bëhet edhe më i freskët!

Po, koha plaket e thinjet, disa mendime vjetrohen e humbasin vlerë, kurse Hz. Muhamedi (sav) në zemrat e besimtarëve, si një gonxhe që çel nga pak e më shumë çdo ditë, ripërtërihet e bëhet çdo ditë edhe më i freskët… Me ç’pandeh unë, po qe se do të mund të tregonim për të ashtu siç tregojmë për gjëra të tjera, gjë që s’kemi mundur ta bëjmë, po qe se do të jepej mundësia për të treguar për të ashtu siç është dhënë mundësia për të treguar për tjetërkënd dhe po qe se institucionet shoqërore-artistike do të mund të bashkëpunonin plotësisht për të treguar për të, në zemrat e brezave të sotmë vetëm ai do të ngrinte fron dhe në ndjesi vetëm ai do të gjendej. Megjithatë, pavarësisht nga çdo gjë, në lindje e në perëndim të njerëzimit, nga dita në ditë, çdo njeri, me shtambën në dorë vrapon kah ai burimi më i pastër i të pastërve e më i kulluar i të kulluarve e përpiqet të arrijë te çadra e Mbretit që kurorëzon diejt.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A u zbeh drita e të Dërguarit të Zotit s.a.s. në brezat e rinj?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA