Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Hadith – Sunnet

Si ishte reagimi i Muhammedit a.s ndaj personit që ndyu xhamin?

Estimated reading: 1 minute 207 views

Buhariu dhe Muslimi na përcjellin këtë ngjarje: “Një ditë, i Dërguari i Allahut po rrinte në faltore. Brenda hyri një beduin që, ndoshta kishte për ta pyetur Profetin për ca gjëra. Por beduini më parë shkoi në një skaj të faltores dhe nisi të urinonte pranë murit. Të pranishmit nisën të thërrisnin “mos, mos!” dhe deshën të ndërhyjnë, por Profeti s’i lejoi dhe u tha: “Lëreni njeriun, mos ia pritni ujët!” Ai ishte një beduin. Ata mund ta rrihnin, por një veprim i tillë do të ishte gjithashtu veprim beduini! Pastaj Profeti u tha të pranishmëve: “Shkoni, sillni një kovë ujë e derdheni mbi vendin e fëlliqur. Uji e merr me vete urinën dhe vendi bëhet sërish i pastër!” Po, në fillim, shumica e njerëzve ishte aq beduine dhe e egër sa të përmirrte brenda faltores! Ja, nga njerëz të tillë pati nxjerrë Profeti atë bashkësi ideale shokësh e pasuesish! Kush e di, ai beduin ishte, ndoshta, Tarik bin Zijadi, Shurahbil bin Hasene ose babai i Ukbes…

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si ishte reagimi i Muhammedit a.s ndaj personit që ndyu xhamin?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA