Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Hadith – Sunnet

Pse kemi nevojë për Mjekësinë Profetike (Tibbi Nebevi)?

Estimated reading: 9 minutes 192 views

Definicioni i shëndetit dhe sëmundjes

Në 1789, Jeremy Bentham e përshkroi shëndetin si “një gjendje mungese të sëmundjes”. Në vitin 1958, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një përshkrim të ri se “shëndeti është një gjendje e mirëqenies së plotë, jo vetëm mungesë e sëmundjes ose e aftësive të kufizuar, por edhe një mirëqenie e plotë fizike, mendore dhe e brendshme”. Duke pasur parasysh kushtet në të cilat ndodhet shoqëria botërore, mund të thuhet se ky përkufizim pasqyron idealin, por gjithashtu mbart disa pasiguri. Është fakt se kjo pasiguri shkaktohet nga gjerësia në përshkrimin e konceptit të shëndetit. Veçanërisht pastërtia dhe ushqimi të përcjellë nga shumë faktorë në nivel më të ulët si niveli ekonomik, arsimimi, familja dhe mjedisi shoqëror, janë efektive në shkallë të ndryshme në shëndet.

Për shembull, në vendet e prapambetura, çështje të tilla si sëmundjet infektive, vështirësitë në ushqim, shkalla e lartë e vdekshmërisë dhe mungesa e arsimit për çështjet shëndetësore duket se janë probleme të rëndësishme shëndetësore; në shoqëritë e zhvilluara industriale, ka një rritje të problemeve të tilla si çrregullimet mendore, aksidentet e trafikut dhe punës, varësitë e substancave, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe vetëvrasjet.

Mjekësia moderne ndan organizmin në sisteme organesh si nervor, të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit etj. dhe përpiqet të kuptojë funksionimin e sistemeve të organeve, shkaqet e çrregullimeve strukturore dhe funksionale, duke zbritur në njësinë më të vogël, celizën dhe molekulat individuale. Sot, faktorët që shkaktojnë sëmundje nuk janë identifikuar plotësisht dhe marrëdhëniet e ndërsjella shkak-pasojë të shumicës së atyre të identifikuar nuk janë ndriçuar plotësisht. Edhe pse mund të ketë shenja të matshme sëmundjesh, përparimet teknologjike janë të pamjaftueshme për të kuptuar çdo krijesë të krijuar, për të zbuluar sëmundjet e saja.

Pavarësisht se bazohet në laborator dhe prova, puna dhe praktika e mjekësisë moderne nuk ndjek gjithmonë një vijë të saktë dhe të drejtë, dhe jo çdo këshillë e ofruar mund të sjellë të njëjtin përfitim për të gjithë. Një ilaç i zhvilluar rishtazi mund të japë rezultate të mira kur aplikohet në strukturën gjenetike dhe kushtet e disa shoqërive, por kjo nuk vlen për të gjitha shoqëritë. Reduktimi i disa sëmundjeve infektive dhe vdekjeprurëse me vaksina dhe ilaçe të zhvilluara, rritja e mundësisë së diagnostikimit dhe kujdesit për sëmundjet me mjete teknologjike, arritjet në fushën e mjekësisë parandaluese, veçanërisht të identifikuara nga studimet gjenetike, nuk mund të nënvlerësohen. Por e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme. Sepse disa zhvillime janë arsye e pashmangshme për disa sëmundje. Për shembull, një kompjuter, smartphone dhe internet, në varësi të mënyrës së përdorimit të tij, mund të jetë një nevojë, por gjithashtu mund të shndërrohet në një varësi e sëmundje.

Jeta e gjatë dhe e shëndetshme e njerëzve është qëllimi më i rëndësishëm i mjekësisë moderne. Përkundër të gjitha përpjekjeve, investimeve dhe zhvillimeve të reja, Shëndeti Publik nuk është korrigjuar në masën e dëshiruar. Ka qindra mijëra njerëz që vdesin nga sëmundjet infektive pa përfunduar as jetëgjatësinë mesatare të vlerësuar. Këshillat popullore në të kaluarën mund të shihen si të gabuara, madje edhe të dëmshme, 30-40 vjet më vonë.

Ne mbartim përvojat e dhimbshme të kaluara si një barrë. Shqetësimet për të ardhmen na pengojnë të shijojmë plotësisht jetën. Dhe momenti i tanishëm ku jetojmë po mund të na rrëshqet me pakujdesinë tonë. Për shkak se mendja jonë mund t’i mendojë për të gjitha këto së bashku, kjo mund të bëhet si një mjet ndëshkimi dhe ta prishë paqen tonë të brendshme. Pavarësisht se si jetojmë, ekziston një e vërtetë e vdekjes që na pret se nuk mund ta ndryshojmë. Gjithkush ka vetëm një jetë në këtë botë për të vlerësuar konform  qëllimi të krijimit. Sa e saktë dhe logjike është të injorosh deklaratat e Allahut për njeriun dhe rekomandimet e Pejgamberit tonë (alejhi salatu ue selam), secila prej të cilave më e vlefshme se tjetra, duke iu përmbajtur vetëm rekomandimeve dhe zhvillimeve të shkencës dhe mjekësisë moderne për mbrojtjen dhe vazhdimin e shëndetit tonë? Në këtë kontekst, le të dëgjojmë se çfarë i premtojnë njerëzimit mësimet e Pejgamberit a.s. në ruajtjen dhe mirëmbajtjen shëndetësore.

Çfarë është Mjekësia e Pejgamberit a.s. (Mjekësia Nebevi)?

Të gjitha parimet dhe praktikat që bazohen në Kuran dhe Sunet që shërbejnë për të mbrojtur shëndetin material dhe shpirtëror të një personi mund të hyjnë në këtë përshkrim. Mjekësia Nebevi mund të studiohet në dy seksione kryesore; në masat për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe në praktikat terapeutike. Rreth 70% e haditheve (thënieve të Pejgamberit a.s.) për këtë çështje janë të llojit parandalues, dhe rreth 30% kanë për qëllim trajtimin. Përveç kësaj, në emër të vazhdimit të shëndetshëm të brezave, rekomandimet dhe praktikat për trajtimin e sëmundjeve gjenetike dhe psikologjike janë gjithashtu me interes për mjekësinë Islame [1]. Të gjitha këto nuk kanë të bëjnë vetëm me shëndetin fizik dhe mendor të personit, por gjithashtu mbulojnë shumë parime që lidhen me sjelljen, përgjegjësitë në familje, ushqimin, gjumin, veshjen, martesën, marrëdhënieve me gruan/burrin dhe jetën e punës.

Kuptimi i të qenit i butë dhe i dhembshur që gjendet në rrënjët e fjalës “mjekësi” është një nga elementet themelorë të shkencave mjekësore. Një nga arsyet më të rëndësishme pse Zotëria Ynë Pejgamberi (alejhi salatu ue selam) tregoi interes për mjekësinë është dhembshuria dhe dhembshuria e tij për njerëzit [2]. Allahu (xhel-le xhelaluhu) e theksoi këtë aspekt të tij duke thënë në një ajet “…është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”[3]. Këshillat e të dërguarit Të Allahut a.s. në fushën e Mjekësisë u përmbledhën në libra të veçantë që rezultoi në Mjekësin Profetike [4]. Pejgamberi a.s. sygjeron se trajtimi është i nevojshëm, se ka shërim për çdo sëmundje dhe dha rekomdime se si duhet trajtuar disa sëmundje. Për herë të parë në kuptim serioz, Ai a.s. ngriti konceptin e Mjekësisë Parandaluese dhe përcaktoi parimet e saj themelore. Një nga aspektet më të rëndësishme që e dallojnë mjekësinë Islame nga praktikat mjekësore tradicionale si ajo greke, Indiane dhe Iraniane është rëndësia që i jepet mjekësisë parandaluese [5].

Profeti ynë a.s. i përvetësoi praktikat e drejta që ishin prezent në epokën e Tij dhe korrigjoi disa çështje. Korrigjimi i gabimeve ishte një nga detyrat më të rëndësishme të të Dërguarit Të Allahut a.s. [6]. Shpjegimet e Pejgamberit a.s. rreth mjekësisë jo vetëm që korrigjuan disa praktika të gabuara në shoqëri, por gjithashtu shpjeguan disa forma të trajtimit për herë të parë [7]. Nëse këto rekomandime nuk do të bëheshin, disa pacientë do të ishin vonuar në shërim dhe të ishin dëmtuar nga këto praktika për më shumë se 1,400 vjet. Në këtë rast, do të ngriheshin dyshime për personin që bëri këto rekomandime, dhe kështu do të tronditej besimi i njerëzve në fjalët e Tij a.s. Kjo do të ishte një situatë që nuk do t’i përshtatej “Pozitës Profetike”; do të dëmtonte emrin e Tij a.s. [8]. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, përkundrazi, këto rekomandime janë bërë më të vlefshme dhe janë forcuar me secilin shekull që kalon. Praktikat mjekësore dhe rekomandimet e Pejgamberit a.s., me korrigjimin e disa praktikave të gabuara mjekësore dhe shtimin e praktikave të reja, ishin të dobishme në lindjen e një mjekësie [9].

Dihet që shkencat mjekësore përparojnë shumë shpejt, dhe metodat e trajtimit, teoritë mjekësore dhe ilaçet ndryshojnë shumë shpejt. Islami ka përcaktuar parimet e përgjithshme të ruajtjes së shëndetit dhe eliminimit të sëmundjeve [10]. Për të kuptuar dhe shpjeguar thëniet e Pejgamberit a.s. ka nevojë të përdoret mendja dhe arsyeja e shëndoshë, por për të provuar saktësinë e fjalëve të Tij nuk duhet të konsiderohet mendja si masa e vetme. Sepse në të vërtetë Ai është një i Dërguar që  drejtohet nga Shpallja Hyjnore. Është parë në histori se zbulimet e Shkencës dhe shkencëtarëve ndjekin disa nga të vërtetat në fjalët e tij shumë prapa [11]. Thëniet e të Dërguarit të Allahut a.s. 14 shekuj më parë, admirohen edhe nga shkencëtarët modernë. Ibn Kajjimi (B. 751/1350) thotë “në këtë mënyrë, ne kemi treguar se sa afër është kuptimii i temave mjekësore nga shkencëtarët dhe ilaçet e raportuar nga feja” [12]. Sot, më shumë se kurrë, është e nevojshme të rishqyrtohet sistemi mjekësor në mënyrë që të zhvillohet një kuptim alternativ i Mjekësisë.

Fusnotat

[1] Muhammed b. el-Kâsım el-Enbârî, Kitâbu’l-Ezdâd, Kuveyt 1960, s. 231–233.

[2] Dr. Ali el-Mü’ennis, Et-Tıbbu’n-Nebevî, Botimi 2 , Bejrut 1992, s. 11.

[3] Et-Teube, 9/128.

[4] Ayhan Tekineş. Alternatif İslami Tıp “Tıbb-ı Nebevî”. Divan 1998/1.

[5] Dr. Mahmûd Nâzım en-Nesîmî, Tıbbü’n-Nebevî ve’l-İlmü’l-Hadîs, I, 5.

[6] A.g.e., III, 41.

[7] Dr. Muhyiddîn Tâlû el-Alebî, Et-Tıbbu’l-İslamî, s. 241.

[8] Aynı gerekçelerle zayıf hadislerin tıbb-ı nebevî içinde değerlendirilmesi de uygun görülmemiştir. Bkz. Dr. Mahmûd Nâzım en-Nesîmî, a.g.e., I, 114.

[9] Ataseven, “Tıbb-ı Nebevî”, s. 5.

[10] İbn Kayyim, Et-Tıbbu’n-Nebevî , s. 324.

[11] Bu konuda örnekler için bk. Said Havva, Er-Rasûl, s. 47–57.

[12] İbn Kayyim, a.g.e., s. 324.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Pse kemi nevojë për Mjekësinë Profetike (Tibbi Nebevi)?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA