Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Docly

Si filloj të njihej Islami zyrtarisht pas paqes së Hudejbijes?

Estimated reading: 2 minutes

Si rrjedhojë e kësaj paqeje, të gjitha fiset dhe tributë filluan ta pranonin se Profeti dhe shteti-qytet që përfaqësonte ai, zotëronin prerogativat për të bërë marrëveshje me tërë personat apo entet politiko-ekonomike përreth. Ashtu siç ndodh sot që, kur themelohet një shtet i ri, ka nevojë të njihet zyrtarisht nga shtetet e tjerë, për rrjedhojë, të fitojë legjitimitet të cilin e përdor, pastaj, si referencë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu dhe duke lidhur marrëveshjen e Hudejbijes, Profeti siguronte njohjen e muslimanëve dhe të shtetit të tyre. Në qoftë se i njihnin kurejshët, pse të mos i njihnin taifasit? Po, aktet e njohjes ndoqën njëri-tjetrin!

Ja pra, i Dërguari i Allahut ishte një njeri i cili, nga një marrëveshje e nënshkruar prej tij në kushtet më të rënda për të si ajo e Hudejbijes, nxirrte fitore të tilla të njëpasnjëshme! Aftësia për të përgatitur truallin e një triumfi të tillë të paimagjinueshëm pa u menduar aspak, mes atmosferës së detyrimit të pashmangshëm për të marrë vendim aty për aty, pa dyshim ishte një sukses që i kalon kufijtë e mendimit njerëzor dhe që mund t’i themi mrekulli, gjë që është dëshmuesi më i gjallë i profetësisë së tij. Sepse nuk është parë kurrë që ndonjë njeri, qoftë edhe gjeni, të arrijë një triumf të tillë nga një marrëveshje në dukje si disfatë. Sepse një sukses i tillë kërkon një fuqi, vullnet dhe dije që i kapërcen mundësitë njerëzore!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

PËRMBAJTJA