Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Sahabët

Cilët janë sahabët që morën pjesë në Biatin e Parë të Akabes?

Estimated reading: 1 minute 190 views

Në biatin e parë të Akabes, ishin dymbëdhjetë njerëz, dhjetë sahabet nga fisi Hazrexh dhe dy nga fisi Evs. Gjashtë nga ata që morën pjesë në Biatin e parë të Akabes i kishin besuar Profetit tone salallahu alejhi ue selam një vit më parë. Këta ishin:

  1. Es’ad b. Zurare
  2. Avf b. Haris
  3. Rafi ‘b. Malik
  4. Ukbe b. Amir
  5. Kutba b. Amir
  6. Xhabir b. Abdullah b. Riab. (Ibn Hisham, Sire, 2/70; Ibn Sa’d, Tabakat, 1/217).

Përveç këtyre gjashtë emrave, edhe gjashtë sahabë të tjerë, besuan dhe i premtuan besnikëri Profetit tonë alejhi salatu ue selam në betimin e parë të Akabesë. Këta janë;

  1. Muadh b. Haris
  2. Dhekvan b. Kajs
  3. Ubade b. es-Samit
  4. Jezid b. Tha’lebe
  5. Abbas b. Ubade
  6. Ebu’l-Hejthem Malik b. Tejjihan.

Sipas disa burimeve, një në vend të Xhabir b. Abdullahut mund të ishte Uvejm b. Saide që ishte i pranishëm në Biatin e parë të Akabes. (Historia e Islamit, M. Asim Koksal, 1 585).

Burimi: http://hikmet.net/sorucevap/soru/birinci-akabe-biatina-katilan-sahabeler-kimlerdir/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilët janë sahabët që morën pjesë në Biatin e Parë të Akabes?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA