Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Hadith – Sunnet

Si ishte edukata në të ushqyer e Pejgamberit a.s.?

Estimated reading: 2 minutes 212 views

Ne si myslimanë duhet të mësojmë nga edukata ne te ushqyer e Pejgamberit a.s. . Siç dihet, kultura e të ushqyerit të çdo kombi është e ndryshme. Nga hadithet në vazhdim mund të mësojmë rreth të ushqyerit nga suneti i tij.

Disa hadithe

 

1) Pejgamberi a.s. ushqehej dy herë në ditë. Ndodhte që për një vakt hante vetëm një hurme.

2) Këshillonte ngrënjen e darkës.

3) Për një vakt këshillonte që të hante pak.

4) Përveç ushqimeve dhe pijeve të ndaluara, Ai a.s. hante çdo gjë. Nuk ushqehej vetëm me mish ose vetëm me perime.

5) Nga mishi pëlqente shpatullën, e nga perimet kungullin. Mirëpo për asnjë ushqim nuk e përdorte shprehjen “nuk e pëlqej”.

6) U përgjigjej ftesave për drekë-darkë.

7) I lante duart para dhe pas ngrënies.

8) E fillonte me Bismilah dhe e mbaronte me duá.

9) Hante me dorën e djathtë dhe i qortonte ata që hanin me të majtën.

10) Në ushqimin që shërbehej në mes, hante në pjesën që kishte përpara.

11) Gjatë ngrënies nuk mbështetej as djathtas, e as majtas si dhe këshillonte që të mos mbeshtetemi gjatë ngrënies.

12) Ndaloi ngrënien e ushqimit duke qenë shtrirë.

13) E ndaloi të tepruarit me ushiqm.

14) Në tubime publike nuk mirëpriste prezentimin e personave që kishin konsumuar qepë apo hudhër, meqë shkaktonin shqetësimin e të tjerëve.

15) Ndaloi t’i fryhej ushqimit dhe ujit. Urdhëroi mosngrënien e ushqimit shumë të nxehtë.

16) Këshillonte që të mbulohen ushqimet dhe uji.

17) Sugjeroi që anëtarët e familjes të hanin së bashku ushqimet e tyre dhe theksoi se ushqimi që hahet së bashku është më i begatë (bereqetshëm).

18) Gjatë ngrënies bisedonte.

Përfundim

 

Është e mundur të nxjerrim shumë përfundime nga këto që u thanë më lartë. Një nga më të rëndësishmet prej tyre është se sofra e Pejgamberit a.s. nuk ishte një sofër e pasur me shumë lloje ushqimesh.

Ashtu siç ishte e thjeshtë jeta e Pejgamberit a.s., e thjeshtë ishte edhe sofra e Tij. Ushqimi nuk ishte një çështje e rëndësihme për të. Nëse nuk kishte ushqim për të ngrënë nuk e kishte problem, Ai a.s. mjaftohej me një hurmë.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si ishte edukata në të ushqyer e Pejgamberit a.s.?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA