Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Hadith – Sunnet

Si ecte dhe u ulte Pejgamberi a.s.? Pamja dhe tiparet e Muhammedit a.s.

Estimated reading: 3 minutes 192 views

MËNYRA E ECJES SË PROFETIT

Transmetimin e parë në lidhje me ecjen e Profetit e ka bërë Ebu Hurejre (r.a.). Ai shprehet kështu: “Nuk kam parë njeri më të bukur se Profetin tonë. Dukej sikur dielli shkëlqente në fytyrën e tij. Ecja e tij ishte e shpejtë dhe nuk kam parë njeri tjetër të ecë kaq shpejt. Kjo shpejtësi nuk vinte nga e ecura shpejt, por dukej sikur toka palosej e mbështillej nën këmbët e tij. Ai asnjëherë nuk bënte asgjë që t’i sillte vështirësi.”

Aliu (r.a.) kur përshkruan ecjen e tij, shprehet: “Kur hidhte hapat, e ngrinte këmbën rëndë dhe e mbështeste rëndë në tokë. Dukej sikur ulej nga një tatëpjetë.”

MËNYRA E ULJES SË PROFETIT

Çdo gjendje e Profetit ishte e natyrshme. Kajle binti Mahreme (r.a.) transmeton: “Një ditë kisha hyrë në xhaminë e Profetit. E pashë të ulur me gjunjë të ngritur, kofshët i kishte ngjeshur tek barku dhe duart i kishte lidhur tek kockat e këmbëve.” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Njërën këmbë e kishte vendosur mbi tjetrën dhe ishte mbështetur mbrapa.”

Këto transmetime duhet të kenë lidhje me ndonjë gjendje specifike të Profetit. Sepse dimë se në disa hadithe të tjera, Profeti i ka ndaluar këto mënyra të uluri. Prandaj sahabët i kanë transmetuar këto hadithe ngaqë nuk kanë qenë të informuar më parë rreth kësaj mënyre të uluri.

Ndonjëherë, kur Profeti qëndronte i ulur, mbështetej mbi diçka. Nëse do të ulej nga ana e djathtë, vendosnin një mbështetëse nën dorën e djathtë. Ai e ka ndaluar mbështetjen tek diçka gjatë të ngrënit për arsye se praktikohej shumë para Islamit. Ai ka thënë: “Unë asnjëherë nuk ha duke u mbështetur.” “Nuk do të ha duke u mbështetur diku. Nuk do të ha duke u mbështetur.” Arsyeja e thënies së këtyre këshillave është kjo:

Një ditë, pranë Profetit të nderuar, erdhi një sahabe i quajtur Abdullah ibn Jusr. Me vete kishte sjellë një dash të pjekur si dhuratë për të. Profeti ynë u ul mbi dy gjunjët dhe filluan të hanin bashkë me sahaben që kishte pranë. Ndërkohë, vjen një bedevi nga jashtë:

“O i Dërguari i Zotit! Ç’je ulur kështu?” – e pyet, që nënkuptonte: pse një njeri si ju të ulet si të varfrit?

“Zoti më bëri një rob të nderuar, nuk jam një tiran”, – i përgjigjet ai.

اَللّٰهُ أَعْلَم

Allahu e di më së miri

Marre nga:http://islami.al/menyra-e-jeteses-e-profetit/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si ecte dhe u ulte Pejgamberi a.s.? Pamja dhe tiparet e Muhammedit a.s.

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA