Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Sahabët

Kush ishin Ashab-i Suffa, pse Ashabi Suffe u shpërbë?

Estimated reading: 3 minutes 189 views

Gjatë kohës së Profetit tonë (as), Suffa ishte vendi ku sahabët studionin dije dhe shkencë. Profeti ynë (a.s.) u kujdes personalisht për ata që shkolloheshin këtu. Sahabët tjerë plotësonin gjithashtu nevojat për ushqim dhe pije të Ashab-i Suffes.

Suffa; përdoret në kuptime të tilla si oborr, tendë. Muhaxhirët e varfër dhe të pamartuar që qëndronin e flinin në oborrin dhe tendën e Xhamisë së Pejgamberit a.s. u quajtën “Ashab-i Suffe”. Para Suffes në Xhami, muhaxhirët e pamartuar dhe të pastrehë kishin qëndruar edhe në vende të tjera. Qëndrimi i tyre në vende të ndryshme; shkaktonte vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre. Në këtë aspekt, kur numri i tyre u rrit, ata u mblodhën në Mesxhid-i Nebevi. Një pjesë e oborrit të xhamisë u nda për adhurimin e strehimin e tyre, dhe u mbulua me degë palme. Kështu, u sigurua një shkallë mbrojtjeje nga shiu, dielli dhe i ftohti. Derisa para ndryshimit të kibles, ata qëndronin në pjesën jugore të Mesxhidit. Kur kibla ndryshoi, u transferuan në pjesën veriore.

Sahabët pjesëmarrës

  • Në fillim ata ishin muhaxhirët beqarë dhe jetim. Sepse muhaxhirët e martuar u vendosën pranë Ensarëve të martuar.
  • Disa beqarë që edhe pse kishin shtëpi në Medine, ishin në gjendje të flinin dhe të ngriheshin këtu në mënyrë që të përfitonin më shumë nga Profeti (a.s.). Abdullah b. Omer mund të jepet si shembull.
  • Ata nga fiset arabe që u konvertoheshin në Islam dhe migruan në Medine gjithashtu qëndronin këtu dhe pastaj ktheheshin në fiset e tyre pasi tua mësuar Islamin.
  • Delegacionet e huaj mirëpriteshin këtu. Pra, Suffe u përdor gjithashtu si një shtëpi pritjeje për mysafirë.
  • Suffe kishte edhe një pjesë për gra. Ajo u quajt “Suffetu’n- Nisa”.

Kushtet për dalë nga Suffe

  • Rastet kur ndërronin jetë.
  • Me mbarimin e qëndrimit të përkohshëm në Medinë (kjo ishte situata e fiseve arabe dhe delegacioneve që vinin në Medinë).
  • Ata që martoheshin. Profeti a.s. i ndihmonte njerëzit e pamartuar që qëndronin atje të martoheshin.

Shpërbërja e Suffes

Nuk është e qartë dhe e sigurt se a vazhdoi dhe nëse po, si vazhdoi Suffa pas kohës së Profetit (a.s.). Ndoshta nevoja për Suffa -n duhet të jetë zhdukur kur muslimanët u pasuruan me pushtimet në kohën e Omerit (r.a.) dhe u paguan nga bejtulmal. Gjithashtu, Suffa mbeti brenda xhamisë kur në kohën e Omerit (ra) dhe Osmanit r.a. u bë zgjerimi i xhamisë së Pejgamberit a.s.

Burimet:

– Buhari, rikak, 17; Musnad, III515; Kettani, Teratib, I/448, 474, 476; Ebu Davudi, Sunen, hudud, 12; Nesei sunen, kat’us-sârik, 4.

– Hamidullah, Profet i Islamit, II/80.

 

Perkthyer nga: Ashâb-ı Suffe hakkında bilgi verir misiniz, Ashâb-ı Suffe neden kaldırılmıştır? | Sorularla İslamiyet (sorularlaislamiyet.com)

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Kush ishin Ashab-i Suffa, pse Ashabi Suffe u shpërbë?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA