Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Shefati – Salavatet

Si të dërgojmë salavate për Profetin s.a.v.s.? Format e salavateve për Pejgamberin a.s.

Estimated reading: 5 minutes 343 views

Sahabet e pyetën të Dërguarin: “O i Dërguar i Allahut, ne e njohim mënyrën se si duhet të përshëndesim me selam, (sahabet këtë e dinin më parë nga përshëndetja që i bënin Pejgamberit a.s. në teshehudin e namazeve), por na mëso se si duhet të dërgojmë salavate. Atëherë Muhamedi a.s. tha: salavati mbi mua është kështu:

All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid, All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid.

O Allah shpëtoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siç shpëtove Ibrahimin dhe famijen e Ibrahimit se me të vërtetë Ti je i Lavdëruar e i Famshëm. O Allah bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit se me të vërtetë Ti je i Lavderuar dhe i Famshëm”. Këtë salavat e themi së paku gjashtëmbëdhjetë herë vetëm gjatë namazeve.

Përveç këtij salavati, ekzistojnë edhe afro tetëmbëdhjetë transmetime të ndryshme të formave të salavatit të cilat i përmend Ibni Kethiri të transmetuara nga Aliu r.a., Ibni Mesudi si dhe shumë të tjerë nga sahabet, tabiinët e tebei tabiinët (pasuesit).

Paraprakisht besimtarët që vendosin të dërgojnë salavat mbi Muhammedin a.s. duhet të kenë ndërmend që janë shumë të privilegjuar se janë ummet i Tij a.s., dhe se kjo është dhurata më e madhe e Zotit për ta. Dashuria për Muhamedin a.s. nuk bën të jetë formale, por ajo vërtetohet me bindje në pasim të plotë ndaj Tij a.s., që nga mosha më e re, ashtu siç na mëson edhe vet Muhammedi a.s.:

“Edukoni fëmijët tuaj në stolisjen me tri cilësi: ta duan All-llahun dhe Pejgamberin a.s., ta duan familjen e Pejgamberit dhe të mësojnë Kur’anin.”

Salavati i gjitha krijesave të tokës

Transmetohet në përmbledhjen e haditheve të Darekutnit që na jep edhe Imam Sujutiu r.a. në tefsirin e tij, se një ditë Hz. Ebu Bekri thotë: “Isha një ditë tek Pejgamberi a.s. ku erdhi një burrë i cili na dha selam, Pejgamberi a.s. ia ktheu selamin dhe e uli në afërsi. Pasi që përfundoi vizitën u ngrit dhe shkoi. Pejgamberi a.s. tha: “O Ebu Bekr, këtij burri i ngritën veprat e mira çdo ditë sa kanë vepra të mira gjithë banorët e tokës”, thashë: po me çka e ka arrite këtë? Pejgamberi m’u përgjigj: “Ai çdo herë në sabah më dërgon nga 10 salavate, i cili salavat është si salavati i gjitha krijesave të tokës”, e pyeta se cili është ai salavat? I Dërguari a.s. mu përgjigj:

All-llahume Sal-li ala Muhammedin nebij adede men sal-la alejhi min halkike Ve Sal-li ala Muhammedin nebij kema jenbegi lena en nusal-lijje alejhi Ve Sal-li ala Muhammedin nebij kema emertena en nusal-lije alejhi. (O All-llah, derdhi bekimet mbi Profetin Muhammed a.s. aq sa krijesat Tua bijnë salavate mbi të, ashtu siç na takon neve q ë ta përshëndesim atë dhe ashtu siç na obligove të dërgojmë salavate mbi të).

Nje tjeter Salavat

Ne librat e haditheve Kutub-i Sitte, pervec Tirmidhiut, hadithi i transmetuar nga Ebû Humejd es-Saidi (ra) eshte keshtu: “Sahabet pyeten: “O i Derguari i Allahut, si te bejme salat per Ty?”  

“Thuani keshtu, tha: Allahume sal-li ala Muhammed ue ezuaxhihi ue dhur-rijetihi kema sal-lejte ala ali Ibrahim. Ue barik ala Muhammed ue ezuaxhihi ue dhur-rijetihi kema barekte ala ali Ibrahime ineke hamidun mexhid.” [Shih Buhari (3369)، Muslim (407)]

Salavatet më të shkurtëra

Allahumme sal-li alâ Muhammed.
Ose: Allahumme sal-li alâ sejjidinâ Muhammed.
Ose: Allahumme salli alâ sejjidinâ Muhammedin ve alâ âli sejjidinâ Muhammed.

Salavatet Tefrixhije

Fjalët e salatit dhe selamit që njihen me emrin “salatu tefrixhijje” nuk hasen nëpër përmbledhjet e haditheve.  Mirëpo ky salat dhe selam, me kusht që të interpretohet në mënyrë të shëndoshë, përbëhet nga fjalë që kanë kuptim të mirë.

Allâhumme sal’li salâten kâmileten ue sel’lim selâmen tâmmen alâ sejjidinâ Muhammedin il’ledhi tenhal’lu bihil ukadu, ue tenferixhu bihil kurabu, ue tukdâ bihil hauâjixhu, ue tunâlu bihir ragâibu ue husnul hauâtimi, ue justeskal gamâmu bi uexhhihil kerîm, ue alâ âlihi ue sahbihi fi kul’li lemhatin ue nefesin bi adedi kul’li ma’lumin lek.

Kuptimi:
“O Allahu im! Bëj salat dhe selam të plotë mbi zotëriun tonë Muhammedin, për hatër të të cilit zgjidhen nyjet, shpërndahen e largohen sikletet, potësohen nevojat, arrihen dëshirat dhe qëllimet e mira si dhe rretë lëshojnë shiun. Po të njëjtat bëji edhe mbi familjen dhe mbi shokët e  tij për çdo moment e për çdo frymë, për aq herë sa njeh dhe di Ti”.

Salavatet Tunxhina

Allâhumme sal’li alâ sejjidinâ Muhammedin ue alâ âli sejjidinâ Muhammed. Salâten tunxhînâ bihâ min xhemî’il ahuâli uel âfât. Ue takdî lenê bihâ xhemî’al hâxhât, ue tutahhirunâ bihâ min xhemî’is sejjiât, ue terfe’unâ bihâ indeke a’lâd deraxhât, ue tubel’ligunâ bihâ aksal gâjât, min xhemî’il hajrâti fil hajâti ue ba’del memât, bi rahmetike jâ erhamer râhimîn. Hasbunallâhu ue ni’mel uekîl, ni’mel meulâ ue ni’men nasîr. Gufrâneke rabbenâ ue ilejkel masîr.

Lexoni gjithashtu: Rendesia e dergimit te salavateve

 

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si të dërgojmë salavate për Profetin s.a.v.s.? Format e salavateve për Pejgamberin a.s.

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA