Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Shefati – Salavatet

Cilat janë dobitë e dërgimit të salavateve mbi Profetin a.s? Vlera dhe rëndësia.

Estimated reading: 11 minutes 363 views

Ajeti-Urdherimi per Salavat

Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam. Ahzab -56

Kur zbriti ajeti dhe u lexua nga Muhamedi a.s., sahabet e pyetën të Dërguarin: “O i Dërguar i Allahut, ne e njohim mënyrën se si duhet të përshëndesim me selam, (sahabet këtë e dinin më parë nga përshëndetja që i bënin Pejgamberit a.s. në teshehudin e namazeve), por na mëso se si duhet të dërgojmë salavate. Atëherë Muhamedi a.s. tha: salavati mbi mua është kështu:

All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid, All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid.

O Allah shpëtoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siç shpëtove Ibrahimin dhe famijen e Ibrahimit se me të vërtetë Ti je i Lavdëruar e i Famshëm. O Allah bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit se me të vërtetë Ti je i Lavderuar dhe i Famshëm”. Këtë salavat e themi së paku gjashtëmbëdhjetë herë vetëm gjatë namazeve. Përveç këtij salavati, ekzistojnë edhe afro tetëmbëdhjetë transmetime të ndryshme të formave të salavatit të cilat i përmend Ibni Kethiri të transmetuara nga Aliu r.a., Ibni Mesudi si dhe shumë të tjerë nga sahabet, tabiinët e tebei tabiinët (pasuesit).

Dërgimi salavat ndaj të Dërguarit Muhamedit a.s. është një mënyre mjaft unike e dhikrit në afrimin tonë ndaj Allahut xh.sh. apo i vetmi shembull në tërë Kuranin, ku në këtë akt madhor përmendet Allahu, melaiket dhe besimtarët. Dijetari Sufjan Theuriu ajetin në fjalë, ku urdhërohemi për dërgim salavat ndaj të Dërguarit a.s. e komenton keshtu:

“Salavati i Zotit xh.sh. për Muhammedin a.s. është mëshirë, lartësim dhe nderim për Pejgamberin a.s., salavati i melaikeve është istigfar për Të, ndërsa i besimtarëve, lutje dhe konfirmim i pejgamberisë së Muhammedit a.s.”. Pra kemi një bashkim të melaikeve, që paraqesin botën e lartë (qiellore) dhe besimtarëve botën e ulët (tokësore) në nderim tok ndaj atij, që All-llahu e dërgoi Mëshirë të të gjitha botërave. Sipas Fahri Raziut salavatet e besimtarëve dhe melaikeve nuk përfaqësojnë nevojë për Muhammedin a.s., pasi që më parë është salavati i All-llahut, por qëllimi i mirëfilltë është të shprehurit tonë të nderimit dhe lartësimit ndaj Tij a.s., dhe se ky lloj adhurimi i rëndësishëm nuk mund të përcillet ndryshe pos me All-llahun, i Cili na udhëzoi për salavat ndaj të Dërguarit a.s.

Paraprakisht besimtarët që vendosin të dërgojnë salavat mbi Muhammedin a.s. duhet të kenë ndërmend që janë shumë të privilegjuar se janë ummet i Tij a.s., dhe se kjo është dhurata më e madhe e Zotit për ta. Dashuria për Muhamedin a.s. nuk bën të jetë formale, por ajo vërtetohet me bindje në pasim të plotë ndaj Tij a.s., që nga mosha më e re, ashtu siç na mëson edhe vet Muhammedi a.s.:

“Edukoni fëmijët tuaj në stolisjen me tri cilësi: ta duan All-llahun dhe Pejgamberin a.s., ta duan familjen e Pejgamberit dhe të mësojnë Kur’anin.”

Salavati i gjitha krijesave të tokës

Transmetohet në përmbledhjen e haditheve të Darekutnit që na jep edhe Imam Sujutiu r.a. në tefsirin e tij, se një ditë Hz. Ebu Bekri thotë: “Isha një ditë tek Pejgamberi a.s. ku erdhi një burrë i cili na dha selam, Pejgamberi a.s. ia ktheu selamin dhe e uli në afërsi. Pasi që përfundoi vizitën u ngrit dhe shkoi. Pejgamberi a.s. tha: “O Ebu Bekr, këtij burri i ngritën veprat e mira çdo ditë sa kanë vepra të mira gjithë banorët e tokës”, thashë: po me çka e ka arrite këtë? Pejgamberi m’u përgjigj: “Ai çdo herë në sabah më dërgon nga 10 salavate, i cili salavat është si salavati i gjitha krijesave të tokës”, e pyeta se cili është ai salavat? I Dërguari a.s. mu përgjigj:

All-llahume Sal-li ala Muhammedin nebij adede men sal-la alejhi min halkike Ve Sal-li ala Muhammedin nebij kema jenbegi lena en nusal-lijje alejhi Ve Sal-li ala Muhammedin nebij kema emertena en nusal-lije alejhi. (O All-llah, derdhi bekimet mbi Profetin Muhammed a.s. aq sa krijesat Tua bijnë salavate mbi të, ashtu siç na takon neve q ë ta përshëndesim atë dhe ashtu siç na obligove të dërgojmë salavate mbi të).

Nje tjeter Salavat

Ne librat e haditheve Kutub-i Sitte, pervec Tirmidhiut, hadithi i transmetuar nga Ebû Humejd es-Saidi (ra) eshte keshtu: “Sahabet pyeten: “O i Derguari i Allahut, si te bejme salat per Ty?”  

“Thuani keshtu, tha: Allahume sal-li ala Muhammed ue ezuaxhihi ue dhur-rijetihi kema sal-lejte ala ali Ibrahim. Ue barik ala Muhammed ue ezuaxhihi ue dhur-rijetihi kema barekte ala ali Ibrahime ineke hamidun mexhid.” [Shih Buhari (3369)، Muslim (407)]

Salavatet më të shkurtëra

Allahumme sal-li alâ Muhammed.
Ose: Allahumme sal-li alâ sejjidinâ Muhammed.
Ose: Allahumme salli alâ sejjidinâ Muhammedin ve alâ âli sejjidinâ Muhammed.

Disa nga dobitë e dërgimit të salavateve:

  1. Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu xh.sh. – thotë Pejgamberi .a.s.: “Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate” (Buhariu)
  2. Kthimi i salavatit prej Pejgamberit a.s. – “Nuk ka asnjë musliman që më përshëndetë me selam e që All-llahu të ma kthen shpirtin për t’ia kthyer selamin”. (Imam Ahmed,Ebu Davud).
  3. Afërsia me Pejgamberin a.s. – “Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat”.
  4. Kushtëzohet pranimi i lutjes pas salavatit – Transmeton Aliu r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka asnjë lutje që në mes saj e Qiellit nuk ka hixhab (pengesë) përderisa nuk dërgohet salavat mbi mua dhe vetëm pasi të dërgohet salavati ngrihet ajo pengesë”. (Tirmidhiu).
  5. Melaiket luten për ata që dërgojnë salavat – Muhamedi a.s. ka thënë: “Allahu ka krijuar një grup melaikesh të cilët i urdhëron të kërkojnë vendtubime aty ku përmendet Allahu. Nëse gjejnë vende të tilla, ndalen pranë tyre, ku bëjnë amin në lutjet e besimtarëve të pranishëm, nëse ata dërgojnë salavat, melaiket së bashku me ta dërgojnë salavat, derisa besimtarët të shpërndahen, pastaj melaiket i thonë njëri tjetrit, lum për këta që po kthehen të falur prej Allahut”.
  6. Të fituarit e shefa’atit (ndërmjetësimit) të Muhamedit a.s. – “Kur të dëgjoni muezinin përsëritni ato që i thotë ai gjatë ezanit, pastaj dërgoni salavat në mua, pastaj prej Allahut kërkoni Vesilen për mua, pozitë që i jepet vetëm robit të Allahut, shpresoj jam unë, prandaj kush kërkon vesilen për mua, më është lejuar t’i bëj shefa’at atij”.
  7. Përkujtimi për Pejgamberin a.s. – “Prej ditëve më të mira tuajat është dita e Xhumasë, në të cilën ditë u krijua Ademi a.s., në atë ditë edhe vdiq, atë ditë fryhet në sur dhe atë ditë ngjan kiameti, prandaj shumë dërgoni salavate atë ditë, sepse vërtet salavatet tuaja arrijnë tek une”. Sahabet e pyetën: “O i Derguar si të vijnë salavatet nëse atëherë nuk do të. Dërgimi i salavateve gjatë hyrjes në Xhami – Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur dikush të hyjë në xhami le të më përshendesë me selam dhe le të thotë: “O Allah më hap dyert e mëshirës Sate”. (Ibni Hibbani)
  8. Shpëtimit nga vështirësitë – Nga Sehl ibn Sad transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi a.s. duke iu ankuar për problemet e shumta jetësore, varfërinë e madhe dhe vështirësitë e ndryshme, atëherë Muhammedi a.s. i tha: “Kur të hysh në shtëpinë tënde iu jep selam është dikush aty apo jo, pastaj më dërgo salavat mua dhe lexo Kul Huvallahu Ehad”. Ky njeri filloi të vepronte në ketë mënyrë derisa gradualisht filloi t’i përmirësohet gjendja. Zoti ia shtoi pasurinë aq shumë saqë ai u shpërndante të afërmëve dhe fqinjëve të tij.
  9. Në vend të dhënies së Sadakasë – Nga Ebi Seid r.a. transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kur dikush nuk ka mundësi të japë sadaka, në lutjen e tij le të thotë: “Allahumme Sali ala Muhammedin abdike ve Resulike ve Sali alel Muminine vel Muminat vel Muslimine vel Muslimat”. (O All-llah derdh bekimet mbi robin dhe të dërguarin Tënd – Muhammedin a.s., dhe mbi besimtarët dhe të nënshtruarit e Tu).
  10. Përfitimi i mëshirës Hyjnore – Nga Umer ibni Hattabi transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kushdo që ka marrë abdes le të thotë më pas: “Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve enne Muhameden abduhu ve Resuluhu”, pastaj le të më dërgon salavat, sepse këtij besimtari do t’i hapen dyert e mëshirës së Zotit
  11. Të paraqiturit e salavatit tek Pejgamberi a.s. – Nga Ebu Hurejra, Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush më dërgon salavate pranë varrit tim e dëgjoj atë, ndërsa kush më dërgon salavat nga larg, unë e di atë.
  12. Salavati mundëson të pamurit e Resulit a.s. – Imam Eshsharaniu thotë se Muhamedi a.s ka thenë: “Ai që thotë këtë salavat do të më sheh në ëndërr, dhe kush më sheh në ëndërr, do të me shoh në Ahiret, ku do të pijë nga uji i Keutherit dhe nuk do ta djeg zjarri”. Ky salavat ka këtë përmbajtje: “Allahume Sal-li ala ruhi Muhamedin fil ervah ve ala xhesedihi fil exhsad ve ala kabrihi fil kubur ve ala alihi ve sahbihi exhmein”.

Kushtuar rëndësisë së salavateve përmenden disa nga dobitë e dërgimit të përmendet All-llahu dhe i Dërguari Muhammedi a.s.; plotëson lutjen që fillon me falënderim ndaj Allahut; ndriçon Urën e Siratit; salavati tërheq njeriun nga vetmia; siguron të përkujtuarit e mirë të njerëzve për atë që thotë shume salavateve; sjell begati dhe bekime; salavati sjell meshirë dhe falje nga Allahu; ndihmon në shtimin e dashurisë ndaj Pejgamberit; Pejgamberi i do ata që i dërgojnë salavate; është shkak i udhëzimit dhe gjallërisë së zemrave; salavatet bëjnë që emri i personit që dërgon salavat t’i paraqitet Pejgamberit a.s. me anën e salavatit; forcohen këmbët në Urën e Siratit; salavati është mënyrë e të dalurit hakut Muhamedit a.s. dhe mirënjohje ndaj tij; është formë e dhikrit të falenderimit të Allahut si dhe është një forme lutje.

Të përmendurit e Muhamedit a.s. duhet përnjëherë tek ne të ngjallë ndjenjën e respektit dhe dashurisë, nuk guxojmë assesi të qëndrojmë indiferent duke mos i dërguar salavat, e posaçërisht pas këtyre udhëzimeve që u dhanë më lartë. Është njeri i qortuar ai që nuk dërgon salavat, ashtu si­ç na mëson vet i Dërguari Muhamedi a.s., ku thotë: “Koprrac i vërtetë është ai që dëgjon emrin tim dhe nuk më dërgon salavat. (Tirmidhi, Ibni Hiban).

Marrë prej librit “Xhelailul Efham”(faqe: 612-626) të Ibn Kajimit

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat janë dobitë e dërgimit të salavateve mbi Profetin a.s? Vlera dhe rëndësia.

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA