Këto janë disa nga pikat më të rëndësishme të përfshira në Marrëveshje:
Hebrenjtë do të kenë fenë e tyre dhe muslimanët të vetën.
Hebrenjtë duhet të jenë përgjegjës për shpenzimet e tyre dhe muslimanët për të vetat.
Nëse sulmohen nga një palë e tretë, secili duhet të vijë në ndihmë të tjetrit.
Secila palë duhet të ruajë dialogun me tjetrën. Marrëdhëniet dypalëshe duhet të ngrihen mbi drejtësinë; mëkati është i papranueshëm.
Asnjë nuk duhet të kryejë mëkat bazuar në paragjykimet ndaj tjetrit.
Shteti duhet të vijë në ndihmë të palës vuajtëse.
Hebrenjtë duhet të marrin përsipër pjesën e tyre në shpenzimet e luftës për sa kohë që luftojnë përkrah muslimanëve.
Medina duhet të mbesë e shenjtë dhe e paprekshme për të gjithë ata që i bashkohen kësaj marrëveshje. Nëse ka mosmarrëveshje ndërmjet palëve nënshkruese të marrëveshjes, atëherë vetë Muhamedi a.s. duhet të zgjidhë konfliktin.
Palët e kësaj marrëveshje duhet të ndërpresin marrëdhëniet tregtare me fisin e Kurejshëve të Mekës (të cilët ishin armiqtë e tyre në atë kohë). Ata duhet të refuzojnë dhënien e çfarëdo ndihme atyre.
Secili grup duhet të kontribuojë në mbrojtjen e Medinës në rast të një sulmi të jashtëm në çdo pjesë të qytetit.
Kjo marrëveshje do të përkrahë çdo palë që kërkon drejtësi ligjore.
Cka përmbante marrëveshja karta e Medinës?
Këto janë disa nga pikat më të rëndësishme të përfshira në Marrëveshje: