Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Cka është seleksionimi (përzgjedhja) natyror? A humben qeniet e dobëta dhe mbeten qeniet e fuqishme e të qëndrueshme?

Estimated reading: 3 minutes 122 views

Edhe fati i pemës gjenealogjike mbi të cilën evolucionistët, në emër të teorive të parashtruara prej tyre, qëndrojnë me këmbëngulje, është mjaft i ngatërruar. E para, zbulimet e reja në biologjinë molekulare kanë krijuar probleme të reja të pazgjidhshme dhe gjendje pa rrugëdalje për teorinë e evolucionit, për ç’shkak mund të themi se e kanë shtrënguar atë në qoshe, sepse në “pemët gjenealogjike” të sajuara duke marrë për bazë grupe molekulash të ndryshme, kanë dalë në shesh rezultate krejt të ndryshme duke u bërë krejt e pakuptueshme se cili është prejardhur prej cilit dhe pse është prejardhur. Megjithëkëtë, evolucionistët flasin për pretendimin e tyre, sipas të cilit “mund të vizatojnë pemë gjenealogjike shumë të ndryshme sipas uniteteve molekulare biologjike të ndryshme të marra nga grupe kafshësh të ndryshme e të pranuara si themel”. Por, duke vepruar kështu, në të vërtetë, ata, duke e pranuar në fillim evolucionin si një të vërtetë të qëndrueshme dhe, pastaj, duke e radhitur materialin që kanë në dorë mbi këtë bazë, dashje pa dashje pohojnë se vizatojnë një pemë gjenealogjike iluzive. Veçanërisht, edhe pretendimi i evolucionistëve se rrënjët e pemës gjenealogjike të qenies janë tjetër, trungu, tjetër, degët dhe frutat, tjetër, nuk është i drejtë. Krejt e kundërta, kërkimet dhe studimet e bëra kanë treguar se qeniet e quajtura rrënjë, trung, degë e fruta jetojnë së bashku në të njëjtën kohë!

Për shembull, në periudhën e Kembrienit janë shfaqur dhe kanë jetuar së bashku shumë gjallesa që evolucionistët ia përkatësojnë asaj periudhe duke i konsideruar në raporte atësie e birësie ndaj njëri-tjetrit! Po kështu, është evidente se një sërë qeniesh të thjeshta e të ulta kanë jetuar së bashku në të njëjtën periudhë me qenie shumë komplekse. Kjo do të thotë të pranosh se mund të gjenden së bashku në të njëjtin çast, stërnipi me gjyshin e vet të njëqind mijë brezave të mëparshëm, gjallesa komplekse të parashikuara se kanë jetuar në një periudhë me gjallesa të thjeshta e të ulta për të cilat pretendohet se i përkasin një periudhe miliarda vjet më parë. Tjetër, një sërë gjallesash detare që jetojnë sot, nga më të ultat e periudhës së Devonienit gjer te peshkaqeni, janë shfaqur menjëherë dhe së bashku në atë periudhë dhe, pastaj, duke kapërcyer kulmet e kohëve, kanë ardhur gjer në ditët tona, gjë që është krejt e pamundur të shpjegohet me pretendimet e evolucionistëve. Për shembull, fakti se, ndërsa pretendohet se brezi i peshqve të grupit Crossopterigi që janë nga gjallesat e periudhës në fjalë dhe që, sipas mendimit evolucionist, konsiderohen si ati i bretkosave, është konsumuar 70 milion vjet më parë, ato janë dukur në tufa të hapësirat detare të Afrikës së Jugut, fakti se është zbuluar që në periudhën e karbonifereve kanë jetuar së bashku bretkosat me zvarranikët, ç’është e drejta, është e pamundur të kuptohen sipas teorisë evolucioniste dhe secili prej këtyre fakteve janë goditje vdekjeprurëse për mendimin evolucionist që pretendon se zvarranikët kanë ardhur nga brektosat.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka është seleksionimi (përzgjedhja) natyror? A humben qeniet e dobëta dhe mbeten qeniet e fuqishme e të qëndrueshme?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA