Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A tregojnë ngjashmëritë mes gjallesave për prejardhjen e tyre evolucionare?

Estimated reading: 3 minutes 148 views

Ç’është e vërteta, te njerëzit vëmë re se disa organe që përdoren më shumë, sidomos muskujt, zhvillohen. Kështu vihet re një zhvillim i madh muskujsh te ngritësit e peshave.

Mirëpo i biri i ngritësit të peshave nuk lind aspak me muskuj të zhvilluar ose, më saktë, gjatë rritjes, tek ai nuk vihet re ndonjë përjashtim në zhvillimin e muskujve në krahasim me bashkëmoshatarët që kanë lindur nga prindër me një zhvillim muskulor të zakonshëm. Që edhe i biri i ngritësit të peshave të bëhet si i ati, duhet të stërvitet si ai! Po kështu, hebrenjtë kanë rreth 4000 vjet që bëhen synet, megjithëkëtë, nuk është vënë re që fëmija i ndonjë hebreu të lindë i bërë synet! Edhe qindra milionë muslimanë kanë 14 shekuj që bëhen synet, por as mes muslimanësh nuk është dëgjuar të lindë ndonjë fëmijë i bërë synet! Për rrjedhojë, pranimi i përcjelljes te brezat pasardhës me anë të trashëgimisë i një cilësie të fituar nga një brez me kalimin e kohës, për më tepër, pranimi i kësaj si një tezë e padiskutueshme, është diçka që nuk përputhet me shkencën dhe dinjitetin shkencor.

Po si kjo, edhe pretendimi se organet që s’përdoren, me kohë atrofizohen dhe u përcillen në të njëjtën gjendje brezave pasardhës, kurse organet që përdoren, zhvillohen, është një legjendë dhe bestytni. Lamarku pretendon se “gjirafës i është zgjatur qafa në mënyrë anormale pasi ka pasur nevojë të arrijë degët e larta”! (?) E cila është ajo kafshë bimëngrënëse që nuk kërkon të hajë gjethet e degëve më të larta? Pse, vallë, vetëm qafa e gjirafës është zgjatur, kurse e kafshëve të tjera, jo? Edhe dhitë ushqehen vazhdimisht me degë dhe gjethe pemësh dhe kjo mënyrë ushqyerjeje është aq karakteristike për to, saqë dhitë konsiderohen armiq të pyjeve! Mirëpo, ja që qafa nuk u është zgjatur, prandaj janë të detyruara të kacaviren për të arritur degët e larta! A nuk do të deshte gjarpëri të ecte mbi këmbë në vend që të zvarrisej për tokë? Darvini ka një pikëpamje, sipas të cilës “këmbët e gjarpërit janë atrofizuar me kalimin e kohës”. Kontradikta këtu është aq e hapur sa mund ta vërë re kushdo. Po qe se në botën e kafshëve ka vepruar dhe vepron evolucioni, do të duhej që, nëse gjarpëri ka qenë në krye të herës zvarranik, me kohë t’i qenë formuar këmbët, kurse, nëse ka qenë me këmbë, s’ka pasë pse të mos i përdorte. Ç’e ka shtyrë gjarpërin me këmbë të mos i përdorë ato, të kthehet në zvarranik dhe, pastaj, duke u hequr zvarrë, ta përdorë qafën për ta zgjatur? Nga njëra anë, i ka këmbët, por nuk i përdor dhe, nga një kafshë më e lartë, në vend që të evoluojë më tej, kthehet mbrapsht në një kafshë më të ulët! A nuk ka kontradiktë këtu?

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A tregojnë ngjashmëritë mes gjallesave për prejardhjen e tyre evolucionare?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA