Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

1. Veprimet duhet të jenë bartëse të kuptimeve

Në lidhjen e njeriut me Zotin, kryesore është kuptimi, ndjenja dhe shpirti. Mirëpo, bartëse të tyre janë shprehjet, format dhe veprimet. Për këtë arsye, duhet patjetër t’i kushtohet kujdes atyre shprehjeve dhe veprimeve. Ato veprime duhet t’a bartin kuptimin që është marrë si bazë. Për këtë arsye, nuk mund të thuhet se format dhe veprimet nuk kanë asnjë kuptim. Vendimet për pamjen e jashtme mirren nëpërmjet tyre. Mirëpo, ka namaz brenda namazit, agjërim brenda agjërimit. Mu për këtë thuhet në ajet: “Shpëtuan besimtarët. Ata besimtarë që…”. Ajeti pas kësajë vjen në formën “Të cilët janë të përulur në namazin e tyre”. Nuk thuhet “Ata që falin namazin.” Pra, thuhet që të shpëtuarit janë ata që çdoherë përjetojnë përulje në namaz dhe e kërkojnë atë.

Ne nuk mund të përcaktojmë nëse dikush është i përulur vetëm duke e parë namazin e tij. Kjo është mes ndërgjegjes së njeriut dhe Allahut. Ne mundohemi të kemi mendim të mirë, mirëpo disa persona janë aq të pakujdesshëm në namazet e tyre, në agjërimet e tyre dhe bëjnë veprime të pajustifikueshme në aspektet morale; saqë njeriu sado të ketë mendim pozitiv, nuk e ka të lehtë të mendoj pozitivisht rreth veprimit për të cilin është dëshmitar. Për shembull, njëri merr tekbir menjëherë dhe ende pa ardhur ti në gjysmë të Fatihas, ai shkon në ruku! Në këtë rast, sado që mundohesh, nuk thua dot që ai fali namaz. Për shembull; sipas disa transmetimve është obligim që të thuhet njëherë “Subhane Rabbije’l Adhim” në ruku, duke i’a dhënë hakun, duke i shqiptuar mirë fjalët. Nuk ka kuptim nëse ajo thuhet shpejt. Kurse sipas disa transmetimeve të tjera, duhet thënë tri herë. Për këtë arsye, në ruku dhe në sexhde duhet thënë tri herë këtë tesbihat, ngadalë dhe duke i shqiptuar fjalët si duhet. Nëse themi më pak, i detyrojmë të tjerët të mendojnë pozitivisht rreth neve! Kështu që, disa veprime nuk e bartin atë kuptim, përmbajtje apo domethënije që ne dëshirojmë të japim me të. Si rezultat i kësaj, ata që kanë mendim të mirë për neve, del se e kanë bërë këtë në vendin e gabuar, aty ku nuk duhet.

Fatiha-ja që lexohet duke u ngutur, nuk është Kur’an. Sepse, Kur’ani nuk ka zbritur kështu. Kështu që, namazi që falet me Fatiha-në e lexuar shpejt, nuk është namaz. Nuk kryhet farzi i kiraatit duke lexuar Kur’anin shpejt dhe me një frymë, me brengën për t’a përfunduar leximin pa u kryer ajo frymëmarrje.

Shprehjet janë veprim i kuptimeve, por veprimi duhet t’i përshtatet domethënies. Mund të ndodh zgjerimi i kohës (bast-i zaman), ajo është tjetër gjë. Njëri pati thënë “Brenda pesë minutave kam falur duke ia dhënë hakun katërdhjetë apo nëntëdhjetë rekateve.” Sipas Zakonit Hyjnor, kjo nuk ndodh çdo herë! Nëse dikush që i është bërë e mundur një gjë e tillë e thotë për t’u mburrur, nuk i bëhet e mundur edhe njëherë tjetër.

2. Frika dhe përulja në namaz

Për namazin nuk është përdorur shumë shprehja “Falje me përkushtim.” Kjo shprehje është e lidhur ngushtë me frikën dhe përuljen. Frika dhe përulja e lidhin çështjen me domethënien e namazit. Ju lutem, mos e shihni si të tepërt këtë që po e them lidhur me përuljen në namaz. Imani dhe namazi janë vëllezër binjakë; vetëm se imani ka lindur pak më herët. Aty ku Ustadi shpjegon ndarjen e namazit në pesë kohë, shpjegon edhe domethënien e tyre. Përfshirë edhe disa që janë brenda rrethit të shërbimit ndaj Islamit, nuk po munden të falin namaz me plotkuptimin e fjalës. Pesë herë në ditë ulen dhe ngrihen, por nuk falin namaz. Pra, shkatërrimi është për ata që falen”. Aq shumë kemi mangësi rreth namazit… Për shembull, çështja që tregon ajeti “Kur ata ngrihen për namaz, janë dembel” është njëra nga këto. Në hadithe, dikush që fal namazin kësisoj llogaritet si jo-njeri. Namazi është një sjellje njerëzore. Mirëpo, nëse nuk qëndrohet brenda kësaj vije, veprimet që bëhen u ngjasojnë veprimeve shtazore. Për shembull, për atë person që shkon në ruku para imamit thuhet “A dëshironi që kur të ngriheni nga rukuja Allahu t’ua shëndrroj pamjet tuaja në pamje gomari?” do të thotë që bërja e lëvizjeve para imamit ka domethënien e daljes nga vija e të qenurit rob. Thuhet “Kur ndonjëri prej jush shkon në sexhde mos të bëj sikur gjeli kur han kokrrat!” Shikoni, kjo është një sjellje shtazore; goditja e tokës me ballë dhe ngritja e menjëhershme është sjellje shtazore. Thuhet “Mos t’i vënë duart në tokë sikur qeni!” dhe kështu tërhiqet vëmendja që veprimet nga ulja në sexhde, nga sexhdja në ruku, nga rukuja në kijam të jenë ndryshe nga veprimet shtazore.

I Dërguari i Allahut (s.a.s.) me këto fjalë të bekuara na thërret në sjellje njerëzore. Pra frika dhe përulja shprehen vetëm në këtë formë. Kur thua “Unë jam në rrethin e frikës dhe përuljes” duhet t’i tejkalosh veprimet shtazore. Dhurata e frikës dhe e përuljes u dërgohet vetëm atyre që mund t’a bartin atë.

3. Evoluimi i namazit

Ndjenja e namazit dhe domethënija e tij mund të mos zhvillohet menjëherë. Një njeri tek i cili është zhvilluar ndjenja e namazit, edhe kur është i zënë me punën më të bukur që ai dëshiron, ikë e shkon në namaz dhe merr kënaqësinë më të lartë nga namazi. Edhe nëse jo çdo herë, shumë herë thotë “Sikur jeta të mos përfundonte dhe unë gjithmonë të qëndroj kështu në kijam.” Por, për t’u zhvilluar kjo, njeriut i duhen ndonjëherë njëzet, tridhjetë e ndonjëherë edhe katërdhjetë vite. Katërdhjetë vjet qëndron i gatshëm para asaj dere, dhe qysh tek atëherë arrin ta përjetojë namazin si duhet. Ti deri atëherë ke bredhur nëpër tokën e pluhurt e në minierë për të kërkuar damarin e artë të namazit, dhe ke qenë këmbëngulës. “Nga kjo vijë shkohet atje!” ke thënë, “Ky është ai damar, ky është ai damar”. Dhe një ditë e ke gjetur veten përballë atij thesari. A bëhen të gjitha përpjekjet deri në atë moment apo jo?

Në ajet thuhet “Prandaj përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij. Meqenëse folja është në formën “tefa-ul,” ajo shpreh një detyrim. Dhe në fillim ajeti kështu i drejtohej Pejgamberit (s.a.s.). Ai (s.a.s.) ishte në atë gjendje me namaz, saqë thoshte:“Dëshirat që ju ndjeni ndaj hajes-pijes dhe gjërave të ngjajshme, unë i ndjej ndaj namazit.”. Në të njejtën mënyrë, nëse je këmbëngulës aq sa duhet në këtë çështje dhe nëse bën durim, pret hapjen e mbulesës së ndjenjës së namazit edhe për ty, dhe nëse pas kësaj ty të thonë: “Qenkan përgatitur për ty tryezat në Xhennet”; ti thua: “Ta fal namazin pastaj vij; unë nuk mund ta sakrifikoj namazin”. Nëse vjen Azraili (a.s.) ti thua: “Nëse më jep leje ta fali namazin që i ka hyrë koha, që të mos ikë, e pastaj bëje ç’të duash!?”. Vjen në një gjendje të atillë shpirtërore që edhe nëse je në prag të vdekjes, mundohesh ta falësh namazin. Familjarizohesh me namazin. Në këtë mënyrë mund t’a kuptojmë Hz. Hubejbin (r.a.), që para se të binte shehid, i refuzoi të gjitha propozimet dhe vetëm deshi ta falte namazin.

4. Korridori i namazit

Falja e namazit në kohën e tij është shumë e rëndësishme; dhe më e mira është që të falet në momentet e para që hyn koha e atij namazi. Të gjithë studiuesit e fikhut, hadithit dhe tefsirit tërheqin vëmendjen në këtë pikë. Bashkë me këtë, ju me siguri keni sjellur jetën tuaj në atë gjendje saqë namazeve u ndani kohë pa hyrë koha e kerahetit. E prisni kohën kur do të lëshoni veten në qetësinë e zemrës së namazit si dhe adhurimeve që lidhen me të. Për të arritur këtë, duhet që ezani të jetë ezan, ikameti të jetë ikamet. Këto kanë edhe duatë e tyre. Të gjitha këto kanë rol të madh në përqendrim. Derisa edhe sofra ka adete, ka një mënyrë se çfarë do të vendoset së pari e çfarë do të sillet më pas dhe për të marrë shije e kënaqësi të plotë nga ushqimi, njerëzit i respektojnë këto; edhe për të marrë shijen qiellore të namazit duhet të respektohen ato tjerat.

Namazi është një shitblerje mes Allahut (xh.xh.) dhe teje. Nuk ka gjë tjetër që të sjellë aq afër me Allahun dhe aq shpejt se sa namazi. Në fillim, në dukje duhet të arrijë vlerën e duhur; do të thotë se, ende mund të mos e kesh shijuar namazin, mos t’a kesh dëgjuar, mos t’a kesh ndjerë por në aspektin objektiv duhet të thuash: “Kjo është, kjo.” Sepse, ky pranim do ta bëjë të shfaqet ndjenja e motivimit. Kjo është gjëja që do ta godas, do t’i jap fillim ndjenjës së motivimit. Nëse nuk ke një ndjenjë të tillë, nëse nuk ke mendim për arritjen e kësaj brenda namazit, atëherë çfarë do të përdorësh si qëllim për të arritur tek Ai? “Me këtë Zoti xh.xh. po më jep mua mundësi që t’i bëhem rob Atij dhe unë të mund t’ia shfaq çështjen e adhurimit me edukatë e me gaditshmëri. Sa i madh është Ai, e sa i vogël jam unë; sa i pafund është Ai, e sa zero që jam unë…dhe kjo më jep mundësi për të shpreshur robërinë, për të shfaqur vogëlsinë, bëhet mundësi për të shpallur Madhështinë e Tij…” Pra, së pari duhet të stërmbushemi me këtë ndjenjë motivimi.

Qetësia shpirtërore ka dy kuptime. E para është shkrirja në kënaqësi shpirtërore. Njeriu për shembull mund të mendoj “Ah sikur të ishte,” por sipas meje nuk duhet të jemi kërkues të kësaj. Kuptimi i dytë është të qenit i pranuar bashkë me vogëlsinë tënde, bashkë me të qenurit zero, bashkë me të qenurit asgjë…” Të përfitosh mundësinë të shprehësh veten në qetësi shpirtërore, të fitosh qetësinë shpirtërore.

5. Namazi me xhemat

Falja e namazit me xhemat është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të neglizhohet aspak. Ne nuk jemi nga medhhebi Hanbeli; por i’a vlen të tregohet kujdes mendimit të Imam Ahmed ibn Hanbelit lidhur me xhematin. Ai e llogarit xhematin kusht të namazit. Sa të kujdesshëm që ishin tabiinët në çështjën e xhematit. Për shembull, Sylejman b. Mihramit, për shtatëdhjetë vjet me rradhë nuk i ka ikur asnjëherë tekbiri fillestar. Shtatëdhjetë vjet, nuk ka lënë madje as edhe një rekat kaza. Një tjetër, gjatë tërë jetës së tij nuk e kishte parë qafën e dikujt tjetër në namaz, sepse gjithmonë ishte në safin (rreshtin) e parë. Pejgamberi (s.a.s), duke treguar rëndësinë e xhematit, thotë kështu: “Shpesh herë më vjen në mendje që dikush të thërras ikametin, xhemati të filloj namazin, e unë të shkoj e t’ua djegi shtëpitë atyre që nuk kanë ardhur në xhemat.” Pra, xhemati është shumë i rëndësishëm. Nëse unë i’u pyes juve: “Në jetën tuaj, sa namaze i keni falur vetëm, pa xhemat?” Nëse numri i namazeve tuaja pa xhemat është më shumë se dhjetë, mos e thuani, është turp përpara Allahu’t. Edhe ato dhjetë namaze duhet të jenë në rrugë, në aeroport ose në aeroplan, pra, në vende ku nuk jipet mundësia e xhematit.

Jeta duhet të planifikohet sipas namazit. Namazi si një kalendar duhet ta rrethoj çdo pikë të jetës. Shtresa e kalendarit të vërtetë të jetës duhet të përshtatet sipas namazit. Kohët e namazit duhet të jenë gurët e skajshëm ku punët e tjera duhet të programohen sipas këtyre gurëve. Të vjetrit, kur merreshin vesh për ndonjë punë thonin: “Para namazit të sabahit,” “Mas namazit të drekës ,”… Edhe në Kur’an ruhet kjo mënyrë dhe në shumë vende urdhërohet me shprehje si: “Pasi të falet namazi…”, “Kur ngriheni për namaz…”, “Kur të lidheni në namaz…”

6. Shfaqja e ndryshimeve në namaz

Të bërit “ah-vah,” bërtitja, nxjerrja e zërave në namaz, nëse është jashtë vullnetit, nuk ka problem. Nëse kjo është nevojë e shkallës, dhe buron nga frika e besimit nuk mund t’i them ndonjë gjë. Pra, dikush do të përjetoj një gjendje të atillë që do ta humbë veten dhe pa qenë i vetëdijshëm do të nxjerrë zë, do të bërtasë… Pastaj, kur t’i thuhet: “Ke bërë kështu!”, ai do të thotë: “Vërtetë?! Mua nuk më kujtohet fare!”, nuk do të jetë i vetëdijshëm për atë që ka bërë. Nëse nuk është ashtu, nuk do të nxjerr zë, nuk do të shfaq ndryshim. Edhe të qarit është kështu. Sa të jetë e mundur, duhet të mundohesh të frenohesh. Por, nëse nuk mund t’a pengosh, nëse të vjen nga brendësia në mënyrë të pavullnetshme, nuk ka problem.

Tregonin për gjendjen e Ustadit në fillim dhe brenda namazi. Sytë i bëheshin të çuditshëm dhe zëri i dilte çuditshëm. Kjo është çështje e nivelit. Mirëpo, shfaqja e veprimeve të tilla nga dikush që nuk ka nivelin e tillë dhe improvizon, nuk është aspak e drejtë.

Në adhurimet e bëra bashkë me njerëzit, ekziston rreziku i shirkut dhe rijasë (dukjes). Nëse dikush kur është vetëm i jep shpejt namazit dhe kur është me të tjerët e zgjatë atë, Allahu na ruajtë, kjo është shirk. Edhe nëse dikush që është vetëm e falë gjerë e gjatë namazin, ndërsa kur është me të tjerët falet shkurt, kjo është rija; sepse në këtë sjellje merret parasysh dhe i jepet vlerë prezencës së njerëzve të tjerë. Kështu që, njeriu duhet t’a falë namazin me xhemat ashtu siç e falë kur është vetëm. As gjatë, as shkurt. Nuk duhet të shfaq asnjë ndryshim. Sikur bariu që fal namaz pranë deleve. Mos të ketë gabim në përngjasim, a kujdeset bariu që namazin që e fal t’a shohin delet? Njeriu duhet të përpiqet që namazin e tij ta ngritë në nivelin e namazit të plotë, pa mangësi.

Namazi është adhurim që do të na shpëtojë neve. Neglizhimi i tij të mos na nxjerrë pastaj probleme në botën tjetër.

7. Një kujtim dhe kujdes me namazin

Njëri nga njerëzit që nuk do ta harroj anjëherë është edhe babai i ndjerë i Mehmet Kërkënxhë hoxhës së nderuar, Xhelal Efendiu. Xhelal Efendiu, një muxhavir në Medine, ishte një njeri i çmuar. Aty vdiq dhe u varros. Kur isha tek ai, ishte plakur shumë. Përkundër moshës së shtyrë dhe shqetësimeve nuk i linte anash namazet, edhe synetet i falte në këmbë. Por me që kishte vështirësi në të ulur dhe të ngritur, namazet i falte afër shtratit dhe për t’u ngritur në këmbë i duhej të mbahej për shtrati. Pas një namazi të cilin e plotësoj në këtë formë, më pati thënë: “Hoxhë, unë kur fal namaz mbahem kështu për shtrati për t’u ngritur në këmbë, a pranohet namazi im?” Nuk do ta harroj kurrë atë ndodhi. Ç’botëkuptim ishte ai… Për kundër ç’do gjëje, të mundohesh ta shfaqësh namazin si duhet, dhe të mos mjaftohesh me atë që bën e të kërkosh më shumë e më thellë.

Pra, namazi është një thesar që do të na shpëtoj neve në Ahiret. Për këtë, duhet të jemi të kujdesshëm në çështjen e namazit. Allahu (xh.xh.) u bëftë të njohur vlerën e tij shpirtërave tanë dhe na i pranoftë namazet tona me zbrazëtirat dhe mangësitë e tyre.

8. Bërja e sexhdes dhe kijamit duke e ndjerë

Në sexhde mund të qëndrosh sa të duash me një mendim të thellë e duke mos thënë asgjë. Ajo që është me rëndësi është të japësh veten me këmbëngulje në namaz. E thua një gjë të vetme; por horizonti yt të merr dhe të dërgon ty në thellësitë më të mëdha. Kjo është një çështje e të ndjerit. Kohëzgjatja e sexhdes te i Dërguarit i Allahut (s.a.s.), ishte sa koha në ruku. Qëndrimi në ruku ishte sa qëndrimi në këmbë (kijam). Qëndrimi në këmbë ishte njëjtë me qëndrimin ulur (tehijat). Ndonjëherë një rekat nafile që falte Ai (s.a.s.) ishte sa teravitë që falim ne. Dhe me të falur namazin e teravisë një muaj brenda vitit, ne pandehim se kemi falur shumë namaz!

9. Butësia e zemrës dhe namazi

Pyetje: Cilat janë anët e butësisë së zemrës dhe përpikmërisë në çështjen e namazit që lidhen me detyrat tona dhe jetën e Ahiretit?

Përgjigje:

Butësia e zemrës është shenjë e imanit. Loti, që është gjuhë e butësisë së zemrës, është një mënyrë e të zbrazurit tek heronjët e dashurisë. I Dërguari i Allahut (s.a.s.) thotë: “Në Ditën e Gjykimit, kur flakët e Xhehenemit do t’i ndjekin njerëzit, do të shfaqet Xhebraili (a.s.) me një gotë ujë në dorë dhe do t’a pyes: “Çka është kjo?” dhe ai më përgjigjet kështu: “Këta janë lotët që kanë derdhur robërit besimtarë nga sytë e tyre duke qarë nga frika ndaj Allahut dhe është e vetmja gjë që mund t’i shuaj këto flakë trishtuese.”” Pra, lotët janë ilaqi i vetëm që në botën tjetër shuajnë flakët e Xhehenemit, kurse në këtë botë shuajnë zjarret e vetmisë dhe të ndarjes. Në Kur’anin Fisnik, vende-vende duke vlerësuar dhe ngritur butësinë e zemrës, thuhet: “Ata, kur dëgjojnë ajetet e Allahut bien me fytyrë për tokë (sexhde).” Kurse në një vend tjetër thuhet: “Le të qeshin pak e le të qajnë shumë!” dhe Pejgamberi (s.a.s) përgjërohet: “O Allah! Të mbështetem Ty nga zemra që nuk dridhet dhe nga syri që nuk loton!” Një zemër e butë, një zemër që dridhet, është gjithnjë e hapur për llogari dhe vështirësi, e merr shpesh në pyetje vetveten. Ashtu siç nuk i sheh nga vetja sukseset e arritura, edhe ato që i ka bërë i sheh të pakta. Bëhet një hero i “Hel min mezid”-it (a nuk ka më?) që nuk di të ngopet në emër të mirësisë dhe dobisë.

Për një njeri me zemër të butë as nuk vjen në shprehje të ngopurit dhe mjaftushmëria në çështjen e adhurimeve. Është çështje e lënë në vlerësimin e personit se sa do të bëjë adhurim pasi ka përfunduar farzet. Një njeri, për namazin që ka falur mund të thotë: “Unë këto nuk munda t’i falë me zemër të qetë, nuk munda t’i jepem sa duhet, atëherë do të falë namaze vullnetare në vend të tyre apo t’i bëj kaza namazet që i kam falur në pakujdesi”. Sasi të caktuara zëvendësohen. Meqë nuk dihet se kur do të vijë vdekja, koha deri te ardhja e së cilës shkon duke u ngushtuar, duke falur çdo ditë disa namaze ditore kaza plotësohen mangësitë dhe zbrazëtirat.

Për adhurimet vullnetare përdoret shprehja “xhebren li’n-noksan,” do të thotë “fashë për thyerjet dhe nxjerrjet nga vendi”. Me to, kemi për qëllim mbylljen dhe plotësimin e zbrazëtirave e mangësive dhe lidhjen e thyerjeve. Pra, kjo çështjë është diçka që ka mbetur në ndërgjegjjen e personit. Një person për një periudhë të caktuar ka falur farzin pa iu drejtuar Allahut xh.xh ashtu siç duhet. Një ditë e kupton urtësinë e nijetit, dhe i qaset nijetit me dëshirë që buron nga zemra dhe duke ndjerë afërsinë. Afërsinë e kupton si fshirje të preokupimeve nga zemra, harrimin e çdo gjëje në atë moment dhe hyrje në mendimin për Allahun. Dikush që e ka kuptuar nijetin kështu, nëse nuk hyn në namaz me nijet të këtij lloji llogaritet se nuk ka falur namaz. Në këtë çështje secili duhet të sillet sipas nivelit të tij. Në disa libra Hanefi, edhe pse nuk dihet nga ka dalur, është regjistruar se: “Thënja e nijetit me gojë është e preferueshme.” Nuk e di se si do të bëhet drejtimi i zemrës në namaz duke folur; mirëpo qenka bërë traditë që njerëzit kur bëhen gati për namaz, nijetin t’a bëjnë me zë. Nëse në këtë formë sigurohet drejtimi kah Allahu (xh.xh), shumë mirë… Por, nëse mbetet vetëm në shprehje dhe nëse thuhen disa fjalë pa ua ditur kuptimin dhe ashtu fillohet me namaz pa e drejtuar zemrën në anën e duhur, ka mundësi që namazi të mos pranohet. Pra, një njeri që e ka mësuar nijetin në këtë mënyrë dhe që ka filluar të jetojë brenda një komunikimi të tillë, mund të thotë: “Nuk i kam kaluar kot kohët e namazeve, por nuk e di a kam mundur t’ua jap hakun adhurimeve!” Duhet të bëj ‘mbulim të mangësive,’ duhet të fali namaze vullnetare.” Nëse Allahu (xh.xh.) i ka dhënë jetë edhe tridhjetë vjet një njeriu, duke falur çdo ditë namazet kaza të një dite ai i mbyll zbrazëtirat dhe mangësitë.

Krahas kësaj, tek Hanefitë ashtu siç falen me kujdes të madh pesë vaktet farz, duhet të falen edhe synetet e pesë namazeve. Këto dymbëdhjetë rekate janë urdhëruar me këmbëngulje nga ana e Pejgamberit (s.a.s.), dhe janë synet i fortë. Për synetin e ikindisë nuk ka detyrim të këtillë, por edhe ai është nga të këshilluarat. Edhe katër rekatet e para synet të jacisë janë nga të këshilluarat. Kjo nuk gjendet në “Kutub-u Sitte”; mirëpo në librin me emër “Fethu Babi’l-Inaje” të Ali el-Karit duke u bazuar në një hadith të marrur nga “Sunen”-i Said b. Mansurit, thekson se Pejgamberi (s.a.s.) ka falur katër rekate namaz synet para jacisë.

Edhe namazi tehexhud është shumë i rëndësishëm. Ata të cilët i kanë netët të ndriçuara me fenerin e tehexhudit, sikur dita do t’i kenë të ndriçuara edhe jetët e tyre në varr. Tehexhudi është një mburojë kundër errësirës së varrit, armë, pishtar dhe mjet sigurie që mbron personin nga dënimi i varrit. Çdo namaz ka marrë përsipër ndriçimin e një pjese të jetës së njeriut në botën tjetër; kurse tehexhudi është ushqim, furnizim dhe ndriçuesi i jetës së varrit. Në Kur’an në disa vende është shenjuar për tehexhudin. Për shembull, “Kaloje një pjesë të natës si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendos në një vend të lavdëruar.” “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne.” “Përmende Emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe mbrëmje. Në një pjesë të natës bëj Atij sexhde dhe natën falju gjatë Atij.”

Namazi tehexhud, ashtu siç mund të falet dy rekate mund të falet edhe tetë rekate. Sipas transmetimit të Muslimit dhe Buhariut, Abdullah ibn Omeri (r) i tregon të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) se kishte parë në ëndërr dy persona të tmerrshëm të cilët duke e kapur për krah e dërguan buzë një pusi të thellë e me flakë dhe kur nisi të frikësohet se do ta hedhin i thonë: “Mos u frikëso, nuk ka brengë për ty!”. I Dërguari i Allahut (s.a.s.) e këshillon duke i’u drejtuar në formën: “Sa njeri i mirë që është Ibn Omeri; sikur të falte edhe namazin e natës!” Allahu i kishte shfaqur Ibn Omerit në ëndërr një tabllo të jetës së varrit që i përket Xhehenemit dhe ia kishte bërë me dije që të përgatitej.

Bashkë me këto, edhe namazet tjera vullnetare sikur namazi “duha” dhe “evvabin”, do të kenë rolin e mbështjellësit të mangësive dhe zbrazëtirave të mbetura nga namazet farz dhe do t’i plotësojnë ato. Allahu (xh.xh) do t’i plotësoj zbrazëtirat tona në farze, me namazet vullnetare. Sipas një hadithi sherif që tregon për këtë çështje, pyetja e parë për të cilën do të pytet në ahiret është namazi. Allahu pyet: “A është në rregull namazi i robit Tim?” Ata thonë: “ Në rregull është.” Atëherë Allahu urdhëron: “Atëherë le të kaloj ai.” Nëse i thuhet “I ka namazet e mangëta.” Allahu pyet se: “A ka namaze vullnetare?” Kur të thuhet “ka” urdhëron: “Vendosni namazet vullnetare në vend të farzeve.” Si Mëshirë Hyjnore, namazet vullnetare vendosen në vendin e mangësive në farze. Po të doni, këtë mund t’a komentoni kështu: “Mbulimi i mangësive bëhet drejtpërdrejtë me vullnetin e Allahut (xh.xh.), pra mbulojën në Ahiret e shtron Allahu.”

Siç shihet, butësia e zemrës sonë dhe të qenurit i kujdesshëm ndaj namazeve farze e vullnetare është një burim i dashurisë, kënaqësisë, forcës dhe motivit për të çuar në vend detyrën e të qenurit rob në këtë botë; dhe në botën tjetër na bëhet bashkëudhëtar besnik në rrugën që fillon me vdekjen dhe zgjatet deri në Xhennet; na bëhet ndërmjetësues. Namazi, është një shkas që na afron te Krijuesi Madhështor dhe një litar i pakëputshëm që kapemi për të qëndruar në vend, një vegël e fortë. Namazi është për ne një burim për një jetë të moralshme dhe një mur i kështjellës që na mban larg të këqijave.

“ Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur prej Librit (Kur’anit) dhe fale namazin! Vërtetë namazi të ruan nga shthurrja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtetë, përmendja e Allahut është më e madhe. Allahu di gjithçka që ju bëni.”

10. Vjedhja e shejtanit në namaz

Të shikuarit djathtas e majtas në namaz quhet vjedhje e shejtanit nga namazi. Do të thotë ai nuk mund ta vjedhë komplet namazin, por vjedh një pjesë prej tij. Nuk mund t’a vjedh themelin; por e përdor mundësinë e fundit për të vjedhur shikimet. Mundohet: “A mund t’a bëj të shikoj djathtas, a mund t’a bëj të shikoj majtas?”.

Ejani, t’ia fillojmë punës nga namazi! Nuk duhet të lejojmë të na vidhet asgjë nga namazi. Ai është një amanet. Mos të vjedh shejtani as nga shikimi, as nga ngritja e ulja, as nga ajo e as nga kjo. Si njerëz besnik ndaj amanetit të namazit, duhet t’i jepemi namazit në formë të përshtatshme për të. Nëse nuk mund t’i bëhemi pengesë vjedhjes së shejtanit në një vend, ai e godet atë në vesh, në hundë e në buzë. Në një anë i’a merr krahun e në një anë këmbën… E bjen në atë gjendje sa që nuk e di se çka i thotë trupi i tij në ahiret. Patjetër që ka diçka për të thënë. A thotë “Allahu ua dhashtë mirësitë, më bëtë të humbur” apo thotë “Më bëtë të mjerë,” patjetër që do të thotë diçka. Mirëpo, për të mos pasur probleme atje duhet që këtu mos ta shqetësoni namazin. Duhet t’i bëheni pengesë dorës që zgjatet për t’a vjedhur atë. Duhet t’i drejtoheni Allahut me tërë zemrën dhe ndjenjat; nuk duhet të lejoni të vidhet asgjë nga asnjë vend. Është vështirë ta bëjnë këtë duke e ndjerë ata që janë në fillim. Gënjen nëse thotë “e ndjeva”. Mirëpo, Allahu e hap një ditë atë derë! Sidomos ju, përmbahuni; jepni atij kohën më të rëndësishme, më të lirë dhe shfrytëzojeni vetveten. Inshallah vjen dita kur lind mundësia për t’iu dhënë namazit në formën më të bukur.

Ndoshta, disa për të arritur namazin e vërtetë çdo natë falin një mijë rekate. Unë kam parë njerëz që falin me të vërtetë namaz. Kishte shumë që falnin disa qindra rekate, sa nuk mund të numëroheshin. Ky popull ka harruar faljen e namazit. Xhamitë kanë mbetur të lidhura për figurat. Ato tepihë kanë nevojë për lotë tani. Sexhdet kanë nevojë për balle të pastra.

Namazi është zemra e adhurimit. Çdo shtyllë e namazit e ka vlerën e saj; por pjesa e tij më e rëndësishme është vendosja e ballit në tokë- sexhdeja. Thuhet “Vendi ku robi është më së afërti me Allahun është sexhdeja.” Pra, namazi kurorëzohet me sexhde.

Fjala e Katërt

E qartë, ashtu sikur drita e Diellit, namazi i kryer me shumë lehtësi, ka vlerë shumë të madhe dhe lënia e tij nenkupton humbje dhe idiotizëm. Këtë e kuptojmë nga tregimi në vijim:

Një sundimtar i dha dy shërbëtorëve të tij nga 24 monedha dhe i dërgoi në fermat e tija të largëta e të pasura. “Përdorini këto para për biletat tuaja dhe të blini cfardo që është e nevojshme, urdhëroi ai”. Paralajmëroi se afër gjindet nje stacion dhe aty mund të bënin tregti.

Të dy shërbëtorët u nisën. Njëri ishte i lumtur sepse harxhoi paratë me masë derisa arriti stacionin. Tjetri i harxhoi 23 monedhat duke luajtur bixhoz, ne argëtime e qejfe. Për monedhën e mbetur, shoku besnik i tha që të pendohej dhe ta blej biletën sepse Pronari është bujar, nuk do të të lë të ecësh në këmbë dhe do të kthehemi tek fermat. Ndërsa për shkak te idiotizmit dhe kokëfortësisë së tij, ai e shpenzoi edhe të fundit në ligësi për një kënaqësi që zhduket.

Sundimtari është Krijuesi ynë. Njëriu shërbëtor përfaqëson besimtarët që i dalin Zotit përpara me pasion, tjetri ata që janë të pakujdesshëm dhe i mbyllin sytë bukurive. 24 monedhat janë 24 orët e ditës. Fusha madhështore është Parajsa. Stacioni është varri. Udhëtimi i tyre është kalimi për në varr. Ata që kanë besim, 1000 vite iu bëhen 1 ditë lehtësi. Disa prej këtyre 50000 mijë vite bëhen iu bëhet 1 ditë. Bileta është Namazi. 1 orë mjafton për pesë faljet së bashku me avdese. Prandaj, udhëtari i dytë e pati edhe 1 mundësi, pavarësisht 23 gabimeve të mëdha. Ndërsa u tregua i padrejtë, pa logjikë dhe pa kuptim ndaj vetes. Pra, shpirti, zemra dhe mendja gjejnë qetësinë më të madhe ne falje. Ajo nuk është e rëndë aspak. Pra, njerëzit me jetën e perkohëshme fitojnë jetë të përherëshme.

Fjala e nëntë

Secila periudhë e Namazit, është e veçantë në vete. Aty paraqitet mirësia e Zotit. Kjo përmbledhet në 5 pika:

Pika 1:

Kuptimi i namazit është kryerja e lavdërimeve, madhërimeve dhe falënderimeve për Zotin e Gjithëfuqishëm. Dukë thënë ‘Subhanall-llah’ “Lavdia i takon All-llahut” shfaqim shenjtërinë e Tij. ‘Allahu Ekber’ “All-llahu është më i madhi” shfaqim madhërimin. ‘El- hamdu lil-lah’ “Falenderimi i takon All-llahut” shfaqim falenderimin. Këto janë bërthama e namazit. Prandaj përsëriten 33 herë pas çdo namazi.

Pika 2:

Njeriu duhet të shikojë pafuqinë dhe varfërinë e tij (nevojat e shumta; ushqimi, shikimi, ndëgjimi, etj) e të mbështet tek Zoti përmes Namazit, ashtuqë të gjejë fuqi në varfërinë e tij. Kjo edhe përmes lavdërimeve të lartëpërmendura.

Pika 3:

Nëse brenda qelizave paraqitet universi i zvogëluar (Pra, njeriu brenda vetes së tij mund të thuhet se ka universin), atëherë edhe Namazi është një indeks për një gjithëpërfshirje të madhe, ashtu si universi që përmban gjithë ato galaktika.

Pika 4:

Koha e Sabahut ia kujton njeriut Pranverën (fillimit e lulëzimit), lindjes.

Koha e Drekës ia kujton njeriut mesin e verës, rinisë.

Koha e Ikindisë i ngjason vjeshtës, pleqërisë dhe kohës së Muhamedit a.s.

Koha e Akshamit e kujton largimin nga kjo botë e krijesave në fund të vjeshtës. Kjo kohë të zgjon nga gjumi i pakujdesisë.

Koha e Jacisë kujton dimrin duke mbuluar tokën e vdekur me qefinin e bardhë.

Disa namaze nafile

Namazet që falen jashtë farzeve dhe vaxhibeve quhen “namaze nafile”. Namazet nafile ndahen në dy grupe:

1) Nafilet të cilat janë të lidhura me namazet farze: Këto janë sunnetet të cilat falen para ose pas farzeve dhe namazi i teravisë, i cili falet gjatë netëve të Ramazanit, që njëkohsisht është sunnet muekkede.

2) Namazet nafile të cilat nuk janë të lidhura me namazet farze. Këto quhen edhe namaze mustehab apo mendub. Janë namaze që falen në disa kohë të ndryshme me qëllim që të fitohen sevabe. Disa nga këto janë: a) Namazi i duhasë-paraditës, i cili falet pasi të lindë dielli dhe pasi të kalojë koha e kerahetit. Mund të falet nga dy deri në dymbëdhjetë rekate. b) Namazi tehexhxhud është namaz që falet pas mesit të natës, nga dy deri në tetë rekate. c) Tehijjetul mesxhid është namaz prej dy rekateve i cili falet me rastin e vizitave të xhamive (nëse nuk është koha e kerahetit).

Përveç namazeve sunnet të pesë kohëve ka dhe namaze të tjera. Këto quhen namaze nafile. Janë namazet mustehab dhe mendub. Falja e këtyre namazeve është shumë e rëndësishme për forcimin e lidhjes me Allahun dhe dashurisë për Profetin. Gjithashtu këto namaze bartin me vete shumë sevape. Në një hadith kudsi, Allahu i Madhëruar thotë:

Robi shpëton nga dënimi Im kur fal farzet ndërsa kur fal sunetet më afrohet më shumë.”

Asgjë nuk e afron [më shumë] robin me Mua se sa kryerja e asaj që unë ia kam bërë obligim atij (farze) dhe robi im vazhdon të më afrohet duke kryer vepra vullnetare (nafile) derisa Unë ta dua atë dhe kur ta dua, atëherë Unë do të bëhem veshi me të cilin ai dëgjon, syri me të cilin shikon dhe duart me të cilën kapë dhe këmbët me të cilët ecën. Kësisoj, ai dëgjon, shikon, rrok dhe ec përmes Meje”.

Përveç namazeve sunet të pesë kohëve ka dhe namaze të tjera. Këto quhen namaze nafile. Janë namaze mustehab dhe mendub. Falja e këtyre namazeve është shumë e rëndësishme për forcimin e lidhjes me Allahun dhe dashurisë për Profetin. Gjithashtu këto namaze mbartin me vete shumë sevape. Në një hadith kudsi, Allahu i Madhëruar thotë: “Robi shpëton nga dënimi im kur fal farzet ndërsa kur fal sunetet më afrohet më shumë.”

Asgjë nuk e afron [më shumë] robin me Mua se sa kryerja e asaj që unë ia kam bërë obligim atij (farze) dhe robi im vazhdon të më afrohet duke kryer vepra vullnetare (nafile) derisa Unë ta dua atë dhe kur ta dua, atëherë Unë do të bëhem veshi me të cilin ai dëgjon, syri me të cilin shikon dhe duart me të cilën kapë dhe këmbët me të cilët ecën. Kësisoj, ai dëgjon, shikon, rrok dhe ec përmes Meje”.

NAMAZI EVVABIN (i falesit)

Është një namaz i cili falet mes akshamit dhe jacisë. Namazi evvabin do të thotë namazi i atyre që pendohen dhe i mbështeten Allahut. Një namaz i përbërë nga gjashtë rekate ashtu siç mund të falet me një selam mund të falet dhe dy nga dy, me tre selame. Profeti (a.s) thotë: “Ai që fal gjashtë rekate pas namazit të akshamit pa folur ndërkohë fjalë të këqija, ky adhurim është i barabartë për të me dhjetë vjet adhurim.”

“Kush i falë gjashtë reqate namaz pa biseduar dicka të keqe pas namazit të akshamit, këto i bëhen sikur të ketë bërë ibadet për dymbëdhjetë vite” (Tirmidhiu-Salat, 431)

“Kush i falë gjashtë reqate namaz nafile pas namazit të akshamit, do t’i falen mëkatet po t’i kishte edhe sa shkuma e detërave.” (Hejthemi nga Taberani)

NAMAZI I DUHASË

Namazi i duhasë, ndryshe i paradites, është një namaz mustehab i cili mund të falet duke filluar 45-50min pas lindjes së diellit deri kur dielli arrin pikën më të lartë. Mund të jetë dy, katër, tetë ose dymbëdhjetë rekatësh. Më e mira është të falim tetë rekatë. Nga Profeti (a.s) transmetohet se ai person i cili fal dymbëdhjetë rekate në kohën e duhasë, lajmërohet se Allahu do t’i ndërtojë një shtëpi në xhenet.

“ O biri i Ademit, fal për Mua në fillim të ditës katër rekate, që të të mjaftoj Unë për fundin e saj (ditës).” (Tirmidhiu, Ahmedi)

“Faljen e namazit të duhasë e ruajnë vetëm ata që pendohen. Ai është namazi i të penduarve.” (Hakimi, Taberaniu)

Nga Enesi (radijallahu anhu) përcillet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kush e fal sabahun me xhemat,pastaj qëndron ulur duke bërë dhikër derisa të lindë dielli e pastaj fal dy rekate, ka shpërblimin e haxhit dhe të umres, të plotë, të plotë, të plotë.” Tirmidhiu

I Dërguari i Allahut (s.a.s) në lidhje me namazin e duhasë ka thënë: “Secili prej jush është i obliguar të japë sadaka për çdo nyje të vetën. Të thuash “SubhanAllah”, është sadaka, të thuash “Elhamdulilah” është sadaka, të thuash ” La ilahe il-Allah”, është sadaka, të urdhëruarit për mirë është sadaka, largimi nga e keqja është sadaka, ndërsa të gjitha këto mund të kompensohen me dy rekate namaz duha”. [Muslim, Ahmed bin Hanbel, Ebu Davud]

NAMAZI TEHEXHUD (NATËS)

“Zoti ynë, Allahu, zbret çdo natë në qiellin më të afërt të dynjasë kur ka mbetur një e treta e fundit e natës dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet Mua, që Unë t’i përgjigjem atij? A ka ndonjë që më kërkon Mua diçka, që Unë t’ia siguroj atë atij? A ka ndonjë që kërkon faljen Time, që Unë ta fal atë?” (Buhari 1145)

Namazi tehexhud është një namaz i cili falet pasi kemi fjetur pak deri para agimit (imsakut). Është një nga namazet që Profeti (a.s) nuk e ka lënë kurrë. Profeti ynë (s.a.s) pasi falte jacinë binte të flinte pa falur vitrin, ngrihej nga mesi i natës dhe pasi falte namazin tehexhud falte dhe vitrin dhe më vonë kur hynte koha e sabahut falte sunetin e sabahut. Nata e cila kalon me tehexhud është si një projektor që ndriçon jetën tjetër. Gjithashtu, gjallërimi i shpirtrave është i lidhur me gjallërimin e netëve.

Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin – namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm. (Sureja Isra-79)

“Ju këshilloj ju që të falni namazin e natës. Sepse ai është traditë e njerëzve të devotshëm para jush; Është pretekst për t’iu afruar Allahut, mbrojtës nga gjynahet, fshirës i të këqijave, dhe largues i sëmundjeve nga trupi.” (Tirmidhiu, 112)

Tregon Aisheja r.a.: “Kur Resulullahu a.s.v.s. nuk mund ta falte namazin e tehexhud per shkak te ndonje dhimbjeje ose te ndonje arsyeje tjeter, i falte dymbedhjete reqate gjate dites (deri ne dreke) (Muslim, Musafirin, 140)

“Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Daudit a.s., edhe agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit a.s.: Ai flinte gjysmën e parë të natës, pastaj falej në një të tretën e saj dhe flinte përsëri në një të gjashtën e fundit; e sa për agjërimin, ai një ditë agjëronte dhe një ditë jo.” (Buhari 1131)

NAMAZI TESBIH (i madherimit te Allahut)

Namazi tesbih është namazi më i madh i pendimit, faljes dhe bëhet me gjithë trupin. Profeti (s.a.s) duke dashur t’i dhurojë diçka xhaxhait të tij, Abasit, e ka këshilluar të falë këtë namaz. “O xhaxha, a ke dëshirë të të jap diçka me vlerë, një dhuratë, një mirësi të madhe? A të jap dhjetë pika, që po i bëre, All-llahu do ta falë gjynahun tënd; të parin e të fundit, të vjetrin e të riun, atë gabimisht dhe atë me dashje, të voglin e të madhin, atë fshehtas e atë haptas, dhjetë pika: Të falësh katër rekate, të lexosh në çdo rekat Fatihanë dhe një sure. Kur të kesh kryer nga leximi, teksa je në këmbë, thua: Subhanall-llah, vel-hamdu lil-lah, ve la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber, pesëmbëdhjetë herë. Pastaj shkon në ruku dhe i thua në ruku, dhjetë herë. Pastaj ngrihesh nga rukuja dhe i thua dhjetë herë. Pastaj ulesh në sexhde dhe i thua në sexhde, dhjetë herë. Pastaj ngrihesh nga sexhdeja dhe i thua dhjetë herë. Pastaj shkon sërish në sexhde dhe i thua dhjetë herë. Pastaj ngrihesh nga sexhdeja dhe i thua dhjetë herë. Këto janë shtatëdhjetë e pesë në çdo rekat. Këtë ta bësh në katër rekate.

Dhe, po munde ta falësh këtë namaz, një herë në çdo ditë, bëje! E, po nuk e bëre, të paktën një herë në javë! E, po nuk e bëre, të paktën një herë në muaj! E, po nuk e bëre, të paktën një herë në vit! E, po nuk e bëre, të paktën një herë në jetë!” (Hadithin e transmeton Ebu Davudi,

Namazi tesbih është një namaz i përbërë nga katër rekate. Në çdo rekat lexohet 75 herë “Subhanallahi uel hamdu lil’lahi ue la ilahe il’lallahu uallahu ekber’.

Në rekatin e parë pas Subhanekes dhe në rekatin e dytë para Fatihas lexohet 15 herë.

Pas leximit të sures pas Fatihas lexohet 10 herë.

Në ruku pasi themi tri herë “Subhane rabbijel adhim”, lexohet 10 herë.

Kur ngrihemi nga rukuja 10 herë.

Në sexhden e parë pasi themi tri herë “Subhane rabbijel a’la”e lexojmë 10 herë.

Kur ngrihemi nga sexhdja 10 herë.

Herën e dytë kur biem në sexhde e lexojmë 10 herë pasi themi tri herë “Subhane rabbijel a’la”.

Në këtë mënyrë në çdo rekat lexohet 75 herë fjalia ‘Subhanallahi…’. Në fund të rekatit të dytë japim selam por mund edhe të ngrihemi në rekatin e tretë dhe ta falim me një selam. Rekati i tretë dhe i katërt falen njëlloj si rekati i parë dhe i dytë. Kështu në katër rekate lexojmë 300 herë fjalinë e tesbihit.

Këtë namaz duhet ta falim të paktën një herë në jetë. Ata të cilët nuk dinë si ta falin, mund ta falin atë me xhemat. Imami duhet të lexojë me zë tesbihet në çdo vend. Ndërsa xhemati dëgjon.

TAHIJJETUL MESXHID (respektit për xhamine)

Është namazi nafile prej dy rekatesh që falet kur hyn për herë të parë në një xhami. Tahijjetul mesxhid do të thotë përshëndetja e xhamisë, respektimi i saj, por në të vërtetë vjen në kuptimin e respektit dhe nderimit ndaj Allahut (xh.sh). Prandaj dhe Profeti ynë (s.a.s) na ka urdhëruar duke thënë: “Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami, në fillim le të falë dy rekate namaz.”

NAMAZI I HAXHETIT (nevojes)

Ai njeri i cili ka ndonjë shqetësim, problem apo hall, merr abdes dhe fal dy rekatë namaz, pastaj lutet kështu:

‘O Allah të lutem Ty dhe kërkoj prej Teje, të drejtohem Ty me ndihmën e të Dërguarit Tënd, Muhamedit (a.s). O Allah të drejtohem Ty për të më shpëtuar nga ky shqetësim. Bëj të mundur dhe shefaatin e Profetit tonë.”

Namazi i haxhetit mund të falet me katër ose me 12 rekate. Nëse falet me katër rekate, në rekatin e parë pas Fatihas lexohet Ajetul Kursi, ndërsa në tre rekatet e tjera pas Fatihas lexohen suret Ihlas, Felek dhe Nas. Ai person që e fal këtë namaz bën lutjen pas namazit dhe ia transmeton dëshirën Zotit të gjithësisë.

NAMAZI ISTIHARE (i keshillimit ne enderr)

Istihare do të thotë “të kërkosh më të mirën, më të vlefshmen”. Kur njerëzit duan të vendosin apo të zgjedhin rreth diçkaje, ndonjëherë për shkak të mundësive të munguara që u janë dhënë në dorë, ndonjëherë aplikojnë rrugë të ndryshme për të kuptuar se cila zgjedhje është më e mirë për ta në këtë jetë dhe për jetën tjetër. P.sh., në kohën kur Profetit kishte filluar t’i zbriste shpallja, arabët shihnin fall para se të udhëtonin për të parë se çfarë gjëje të dobishme apo të padobishme mund t’i sillte ai udhëtim. Profeti (s.a.s) e ka hequr atë zakon dhe në vend të tij ka sjellë namazin e istihares duke na urdhëruar: “Kur ndonjëri prej jush bën nijet të bëjë diçka, atëherë le të falë dy rekate namaz jashtë namaze farz dhe të lutet kështu:

“O Allah, duke u mbështetur tek dituria Jote, kërkoj të më japësh më të mirën dhe të më japësh forcë. Të lutem, më mëshiro me begatinë Tënde! Unë nuk e di, por Ti e di, unë nuk kam fuqi ndërsa Ti je i Plotfuqishëm. O Allah! Nëse puna që do të bëj do të jetë e hajrit për fenë, jetën dhe të ardhmen time, të lutem caktoje dhe ma lehtëso, më dhuro begati! Nëse është e dëmshme dhe e padobishme për fenë, jetën dhe të ardhmen time, largoje nga unë! Më jep më të mirën dhe më fal lumturi.” Pas kësaj personi lutjeje shpreh dëshirën e vet.

Nëse lutja bëhet në mënyrë të sinqertë, atëherë lind shpresa për gjënë e mirë dhe zemra rilind bashkë me shpresën. Nëse njeriu në fund të istihares ndjen një lehtësim dhe qetësi, atëherë kjo interpretohet se do të jetë diçka e mirë, por nëse ndjen shqetësim dhe nuk është i qetë, interpretohet se nuk është diçka e dobishme për të. Allahu (xh.sh) u jep një shenjë atyre të cilët e falin namazin e istihares në qetësi dhe më pas bien të flenë. Nëse nuk arrin ndonjë rezultat në herën e parë, atëherë përsëritet tri deri në shtatë herë. Lutja mund të lexohet në gjuhën arabe por mund të lexohet dhe përkthimi i saj në gjuhën e lutësit.

Namazi i pasabdestit

“I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: ‘Kush merr avdes si ky avdesi që mora unë, pastaj fal dy rekatë namaz, gjatë të cilit përqendrohet e nuk mendon në vetvete për gjë tjetër, atëherë atij do t’i falen gjithë gjynahet e tij të mëparshme.” (Buhariu 159)

Namazi i lutjes për shi (istiska)

Ibn Umeri r.a. tregon: “Këto vargje mu kujtuan kur pashë fytyrën e Pejgamberit a.s., ndërsa po luste Allahun për shi. Akoma nuk kishte zbritur nga minberi, kur uji i shiut u derdh nga ullukët e çative. Ato janë vargjet e Ebu Talibit që thotë: “Dhe një i bardhë (Muhamedi a.s.) të cilit i kërkohet të lusë Allahun për shi, që është kujdestari i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.” (1009)

Në hadithin e Abdullah Ibn Zejdit (nr. 547/1005) për namazin për shi në këtë tregim shtohet: “Pejgamberi a.s. u ktheu shpinën njerëzve dhe u drejtua nga Kibla (drejtimi i faljes) duke iu lutur (Allahut për shi). Pastaj e ktheu xhyben nga ana tjetër dhe na priu në namaz, duke na falur dy rekatë, në të cilat këndoi Kuran me zë.” (1025)

Enesi r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ngriti duart dhe tha tri herë: “O Allah! Na lësho shi!”. (1014)

Enesi r.a. tregon: “Sa herë që frynte ndonjë erë e fortë, në fytyrën e Pejgamberit a.s. shikoje ankth (nga frika se ajo erë mund të ishte shenjë e zemërimit të Allahut)” (1034)

Namazi eklipsit të diellit (kusf) dhe i eklipsit të hënës (husf)

Aishja r.a. tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. u zu dielli, kështu që ai u priu njerëzve në namaz. Ai e filloi namazin dhe e zgjati qëndrimin në këmbë (këndoi gjatë Kuran), pastaj u përkul në ruku dhe qëndroi gjatë; pastaj u ngrit në këmbë dhe (përsëri) qëndroi gjatë, por jo sa herën e parë; pastaj u përkul në ruku (për herë të dytë) dhe qëndroi gjatë, por jo sa herën e parë; pastaj ra me fytyrë për tokë në sexhde duke qëndruar gjatë në të; pastaj të njëjtën gjë bëri edhe në rekatin e dytë si në të parin dhe, kur e mbaroi namazin, edhe dielli ishte liruar. Pastaj u mbajti njerëzve një ligjëratë feje ku, pasi falënderoi dhe lavdëroi Allahun, ai tha: “Në të vërtetë, dielli dhe hëna janë dy tregues nga treguesit e Allahut. Ata nuk zihen për shkak të vdekjes apo të lindjes së ndokujt, kështu që, kur të shihni eklipsin e tyre, atëherë lusni dhe përkujtoni Allahun, bëni tekbir (thoni: Allaliu Ekber), falni namaz dhe jepni sadaka (bamirësi e lëmoshë).”
Pastaj vazhdoi: “O ndjekës të Muhamedit! Për Allah! Askush nuk ka më shumë giram (turp, xhelozi, vetëvlerësim etj.) sesa Allahu, kështu që Ai i ka ndaluar robët e Tij dhe robëreshat e Tij (adhuruesit dhe adhurueset e Tij) që të bëjnë imoralitet. O ndjekës të Muhamedit! Për Allah! Sikur ta dini ju ç’di unë, ju do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” (Buhariu 1044)

Abdullah Ibn Amr r.a. tregon: “Kur ndodhi eklipsi i diellit në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s., u shpall me zë të lartë: “Es-Salatul-xhami’ah (namazi në grupim në xhami)!” (Buhariu 1045)

Namazi i teravive (kliko ketu per me shume)

Teravitë janë synet muekkede, të forta. Është synet për muajin e Ramazanit, për meshkujt dhe për femrat, dhe nuk ka të bëjë me agjërimin. Namazi i teravive ka 20 rekate, që falen pas namazit të jacisë dhe para namazit të vitrit. Falja e teravive me xhemat është kifai sunet. Teravitë falen me 10 selame dhe ndërmjet tyre bëhen 5 pushime të shkurtra. Pra, jepet selam në çdo dy rekatë dhe pushohet në çdo katër rekate, por mund të falen edhe me katër rekate. Pas pushimit të pestë plotësohet edhe falja e vitrit me xhemat. Profeti (a.s.) përveç disa netëve, teravitë i ka falur vetëm dhe për t’i motivuar sahabët në faljen e tyre, ka thënë: “Kush e fal namazin e Ramazanit (teravisë) duke shpresuar tek Allahu, atij do t’i falen të gjitha gjynahet e bëra më parë.”

Sipas Hanefive, Shafive dhe Hanbelive namazi i teravive është me 20 rekate. Ndërsa Malikitë kanë mendimin se teravitë janë me 20 ose 36 rekate. Por sipas disa librave të këtij medhhebi teravitë pranohen me 20 rekate. Imami më i rëndësishëm i medhhebit Shafi, Imam Neveviu, ka thënë se namazi i teravisë mbështetur në konsensusin e dijetarëve islamë, është me 20 rekate dhe është synet.

 

Çfarë duhet të bëjë personi i cili ka namaze të pafalura?

Namazi zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e myslimanit. Në Kuran ka shumë ajete të cilat flasin për namazin. Namazi është pranuar si shtylla e fesë jo vetëm për periudhën e Profetit, por për të gjitha kohërat. Profeti ynë (s.a.s) e ka pranuar atë në ndarjen e rrugëve të besimit dhe kufrit dhe ka thënë:

“Ajo gjë që e ndan njeriun me shirkun dhe kufrin është braktisja e namazit.”

Namazi për myslimanin është një adhurim i pazëvendësueshëm. Kemi aq shumë ajete dhe hadithe rreth namazit, por meqë pyetja ka lidhje me një çështje tjetër po kalojmë menjëherë aty.

Të vijmë te pyetja, një person nuk ka falur namaz deri në moshën 30 vjeçare. Në moshën 30 vjeçare gjen vetveten, përfshihet në një atmosferë të pastër të adhurimit dhe fillon të marrë frymë krejt i qetë. Çfarë do bëhet me namazet që nuk ka falur deri atë ditë? Nëse pranojmë si moshë pjekurie moshën 15 vjeç atëherë ky person ka 15 vjet namaze kaza.

Në shoqërinë tonë ka shumë shembuj të tillë. Kjo na gëzon nga njëra anë sepse njerëzit pas një kohe shohin shpëtimin tek feja dhe e ndiejnë të nevojshme të kthehen drejt Allahut. Por nga ana tjetër është hidhërimi i qëndrimit larg ndjenjave fetare për një kohë kaq të gjatë.

Sidoqoftë, kthimi në të vërtetën është bërë tashmë dhe nëse ekziston edhe mendimi i kompensimit të adhurimeve të paplotësuara atëherë duhet t’ju kujtojmë diçka: Në fillim duhet të përcaktohet sa namaze kaza ka ai person. Kjo përcaktohet duke filluar nga mosha e pubertetit deri në moshën kur është kthyer në fenë e vërtetë. Ta zëmë se kjo periudhë është njëzet vjet. Në këtë mënyrë personi njëzet vitet e ardhshme duhet të falë çdo ditë nga një namaz plus për çdo kohë namazi, përveç namazeve të ditës. Nuk është e thënë të bëhet medoemos diçka e tillë. Njeriu mund të bëjë kaza më shumë namaze një herë në ditë. E rëndësishme është vazhdimësia e adhurimeve. Duhet të përcaktohet një shifër periodike në mënyrë që të mos mërzitet. Madje njeriu në vend të namazeve evvabin, duha mund të falë namazet e mbetura kaza.

a) A mund të falen namazet kaza në vend të namazeve sunnet?

Përsa i përket faljes së namazeve kaza në vend të namazeve sunnet ka dy mendime. Imam Shafiu nuk e sheh të drejtë që një person i cili ka namaze kaza për të falur të falë nafile, duke lejuar faljen e namazeve kaza në vend të sunneteve. Ndërsa Ebu Hanife thotë që sunnetet kanë vendin e tyre dhe duhet të falen të ndara, namazet kaza veç e sunnetet veç. Nëse mendojmë pak, nuk është e drejtë që një njeri të sakrifikojë sunnetet për namazet kaza. Sepse në botën tjetër kur të hapen librat, ka transmetime për dhënie llogarie në lidhje me faljen e mangët të namazeve (pa sunnete, vetëm me farze). Vetëm nëse personi ka 30-40 vjet namaze kaza për të plotësuar, atëherë mund të veprojë sipas mendimit të imam Shafiut.

Nëse një person vdes pa i plotësuar namazet kaza, atëherë shpresohet nga Allahu që ta falë. Nëse kujtojmë rastin e treguar në hadithe të njeriut i cili kishte vrarë njëqind njerëz, Allahu do ta falë njeriun duke parë ndjenjën e sinqertë të besimit dhe veprimin e tij sipas urdhëresave dhe ndalesave të Allahut. Sigurisht që kjo gjë i takon Allahut, askush s’mund të ndërhyjë. Ajo që na takon neve është vlerësimi i rasteve të dhëna për të falur namazet kaza dhe mbarimi i tyre. Nëse nuk arrijmë t’i mbarojmë, atëherë i lutemi Allahut kështu:

“O Allah kaq munda të bëj pasi kuptova të vërtetën. Ti e di që nëse do të kisha mundësi, të më jepej dhe pak kohë, do t’i kisha plotësuar të gjitha.”

Le të shpresojmë që edhe Allahu të na pranojë me kaq sa kemi bërë në mëshirën e Tij të pafund.

b) A mund të falim namaz hipur në mjete transporti si avioni, treni apo autobusi?

Namazi është një adhurim shumë i rëndësishëm për besimtarin. Prandaj besimtari do ta kryejë atë adhurim në mënyrën e duhur kudo që të jetë. Sepse lënia e tij për kaza është një mëkat i madh.

E dimë që namazi ka dymbëdhjetë farze, gjashtë të jashtme dhe gjashtë të brendshme. Nëse i braktisim këto dymbëdhjetë farze, do të thotë që namazi humb vlefshmërinë. Por nëse ne mund t’i plotësojmë këto farze në mjetet e transportit si avioni, treni apo autobusi atëherë ai namaz pranohet. Por nëse nuk plotësohen disa nga këto farze, duhet shikuar nëse kjo mund të hyjë në kornizën e detyrimit, e në këtë pikë duhet vlerësuar situata.

P.sh., kur jemi në autobus gjatë faljes së namazit nuk zbatohen tre farze të rëndësishme si kibleja, kijami dhe sexhdja. Por këta zbatohen dhe me lëvizje të menduara. Kjo është një gjendje e lidhur me realizimin e detyrimit në bazë të aludimit. Këtu nuk duam të themi që në autobus nuk mund të falemi. Sepse besimtari duhet ta falë namazin kudo që të jetë. Nëse i ka vlerësuar të gjitha mundësitë dhe përsëri nuk i ka plotësuar kushtet, atëherë duhet ta falë me lëvizje.

Në tren është e mundur të gjesh kiblen, të qëndrosh në këmbë dhe të bësh sexhde. Ndërsa në avion kibleja mund të gjendet me busull. Në anije nuk ka ndonjë pengesë. Këto janë disa aspekte që i përkasin fushës së fikhut në lidhje me çështjen. Duhet të theksojmë dhe një pikë shumë të rëndësishme:

Ata persona që duan të udhëtojnë me autobus le t’i rregullojnë oraret në bazë të kohëve të namazit. P.sh., një njeri i cili fal namazin e akshamit dhe niset për rrugë, namazin e jacisë mund ta falë në çfarëdo ndalese që mund të ketë autobusi. Edhe autobusët vetë ndalën çdo dy-tre orë për të pushuar, prandaj për një person i cili e llogaritë kohën e namazit, nuk paraqitet ndonjë problem. Kështu nuk do të përjetojë as shqetësimin e gjetjes së një mjeti transporti tjetër përveç autobusit.

c) A është e drejtë të vonohet namazi?

Bëhet fjalë nëse namazi nuk falet në fillim të kohës por lihet për më vonë në fund. Le t’i përgjigjemi:

1)Në bazë të ajetit kuranor

“…namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa, 4/103)

kuptojmë që namazi kryhet brenda afateve kohore.

2) Falja e namazit në fillim të kohës është një nga veprat e mira të deklaruara nga Profeti (s.a.s).

3) Nëse namazin e lëmë për në minutat e fundit pa asnjë arsye, atëherë kjo është tahrimen mekruh (Mekruhi i afërt me haramin).

4)Namazi i pafalur në kohën e duhur siç dihet nga të gjithë mbetet kaza. Por falja e namazit kaza edhe sikur të jetë e përkryer nuk ka vlerën e namazit të falur në kohën e vet.

Ka pasur namaze që vetë Profeti (s.a.s.) i ka falur me vonesë për shkak të ndonjë urtësie apo arsyeje. P.sh., falja e namazit pak pas hyrjes së kohës së tij në një ditë me re, shtyrja e namazit të drekës në ditët e nxehta, falja e namazit të sabahut afër kohës së quajtur ‘isfar’. Prandaj në prani të këtyre shkaqeve dhe në rastet kur duam të shohim qëllimin e Profetit, namazi mund të falet ashtu si e ka falur ai. Por parimisht namazi duhet të falet sapo hyn koha e tij.

Namazi në jetën e personaliteteve të ndryshëm

Ngjarje

a) Namaz edhe gjatë qëndrimit roje

Ndikonte më së miri tek ai Kur’ani, kur e lexonte duke u falur, prandaj bashkonte kënaqësinë e namazit me atë të leximit të Kur’anit. Ai u drejtua nga kibla, filloi namazin dhe zuri të lexojë nga kaptina “El Kehf” me zërin e tij melodik, të njomë dhe të ëmbël.

Ndërsa madhëronte Allahun nën dritën e shkëlqyer hyjnore, i zhytur në shkëlqimin e dritës së Tij, një njeri arriti me shpejtësi. Ai posa vërejti Abbaden nga larg, të ngritur në grykë të luginës, kuptoi se aty është Pejgamberi, kurse Abbadeja ishte roje e tij dhe e njerëzve të tij, atëherë ai tërhoqi harkun, mori një shigjetë dhe e qëlloi.

Atëherë Abbadeja e nxori atë nga trupi, vazhdoi leximin e Kur’anit dhe u thellua edhe më në namaz.

Ai njeri përsëri e qëlloi me një shigjetë tjetër, ndërsa Abbadeja veproi si me të parën. Edhe kur e qëlloi me të tretën ai e vazhdoi namazin, e pas kësaj e hoqi edhe këtë të fundit dhe rrëshqitazi iu afrua shokut (vëllait) të tij, e zgjoi nga gjumi dhe i tha:

– Zgjohu, sepse plagët më kanë dobësuar.

Posa i pa ata të dy, njeriu ua mbathi dhe iku.

* * *

Meqë rrobat i ishin shqyer, Ammari pa gjakun e Abbades duke i rrjedhur rrëke nga të tri plagët e marra dhe i tha:

Subhanallah, përse nuk më zgjove kur të qëlluan me shigjetën e parë?!

Isha duke lexuar një sure dhe nuk dëshiroja ta ndërpreja derisa ta mbaroja. Për Zotin, po të mos frikësohesha se do ta shkelja urdhrin e besuar nga Muhammedi a.s., gjithsesi do të dëshiroja më tepër vdekjen time sesa ta ndërpreja leximin e asaj sureje iu përgjigj Abbadeja.

b) Namazi në kohën e fundit

Djersitesha dhe dridhesha si asnjëherë në jetë. Sytë ishin të drejtuar kah peshorja e veprave duke pritur vendimin.

Më në fund vendimi u morr. Dy melekë, duke mbajtur regjistrin e veprave, u nisën kah grumbulli i njerëzve. Këmbët i kisha para kolapsit. I mbylla sytë. Kur filluan t’i lexojnë emrat e atyre që shkojnë në Xhehennem. Emrin tim e lexuan të parin. Rashë në gjunjë duke bërtitur e vajtuar. Si mund të shkoj unë në xhehennem? Kam bërë shumë vepra të mira.

M’u turbullua para syve. Melekët më tërhiqnin zvarrë kah gremina e xhehennemit. Bërtisja dhe mendoja a ka dikush prej njerëzve që të më ndihmojë … Thërrisja të gjitha veprat e mira që kisha bërë: ndihmesën ndaj prindërve, agjërimin tim, namazin, Kur’anin që kisha lexuar, a thua cila nga këto vepra mund të më ndihmojë?

Por, melekët më tërhiqnin zvarrë kah xhehennemi. Ju afrova zjarrit. Ktheva shikimin për herë të fundit … A thua nuk ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. sesa i pastër është ai njeri që pastrohet pesë herë në ditë në lum, për çdo ditë, ashtu edhe namazi i bërë pesë herë në ditë pastron nga mëkatet?!

Fillova të bërtas: Namazi im? Namazi im? Melekët nuk u ndalën dhe erdhën deri buzë greminës së xhehennemit. Ndieja flakërimin e xhehennemit në fytyrën time. Shpresa më humbi fare, u gjykova në zjarr të përhershëm … Një melek më shtyri kah xhehennemi dhe fillova të bie, duke shikuar kah zjarri i cili ishte gjithnjë e më afër . . .

Për një moment një dorë e fuqishme më kapi duke më ngritur prapa. Pashë një plak të moshuar me mjekër të bardhë. E pyeta: Kush je ti? Ai më tha: “Unë jam namazi yt.”

-Po ku je deri më tani? Më shpëtove në momentin e fundit! Për pak sa nuk përfundova në xhehennem! Njeriu i moshuar buzëqeshi duke thënë: “Por, ti mua më ke lënë gjithmonë në minutën e fundit, a ke harruar?!”

Në atë moment më doli gjumi. Isha djersitur. Dëgjoja ezanin e jacisë. U ngrita menjëherë duke marrë abdest për t’u mos u vonuar më për namaz. Në kokën time më silleshin fjalët e Kuranit fisnik:

“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (El – Maun, 4-5)

c) Një i pasur rrëfen një rast të veçantë në jetën e tij

Një natë isha i stresuar, andaj vendosa të dal jashtë shtëpisë, në shëtitje. Duke ecur në një lagje, pashë një xhami të hapur dhe vendosa të hyj e t’i fali dy rekate namaz? Kur hyra pashë një njeri të kthyer kah kibla, i cili kishte ngritur duart dhe lutej. Nga forma se si lutej, kuptova se kishte një hall. Prita derisa kreu lutjen, e më pas i thashë:

– Të pashë duke u lutur, prandaj mendoj se ke ndonjë hall?

– Po, kam një borxh që më ka lodhur dhe më mbanë të stresuar – më tha ai.

– Sa është ai borxh? – i thashë.

– Katër mijë dërhemë – më tha ai.

I nxora katër mijë dërhemë dhe ia dhashë. U gëzua shumë dhe më falënderoi. Ia dhashë edhe kartëvizitën time dhe i thashë të më vizitonte ose të më telefononte sa herë që kishte nevojë. Mendova se do të gëzohej, por u habita nga përgjigja që më dha.

– Të falënderoj, por nuk kam nevojë për kartëvizitën tënde. Sa herë që do të kam ndonjë nevojë, do t’i lutem Allahut, do t’i ngriti duart dhe do të kërkoj prej Tij. Ai m’i lehtëson punët, sikurse veproi kësaj radhe!

d) Një njeri kishte zakon t’i thotë të birit …

– Shko në xhami, fale namazin për vete dhe për mua.

Dhe miqve të tij u thoshte:

– Mua nuk më duhet të shkojnë në xhami. E kam edukuar të birin që ai të shkon çdo ditë. Kjo më mjafton mua.

Një natë, ky njeri pa në ëndërr, se si ai bashkë me të birin qëndronin para derës së xhenetit në pritje për t’u hapur. Dera filloi të hapet ngadalë, më pas dëgjoi një zë që i tha të birit të tij:

– Ti mund të hysh për të dy!

Djali hyri dhe dera u mbyll. Nga ndjenja e pakëndshme dhe ankthi, njeriu u zgjua nga gjumi.

Djali i tij u befasua kur të nesërmen, në momentin e nisjes për në xhami, babai i tha:

– Sot, edhe unë do të vi bashkë me ty në xhami.

e) Dobitë shëndetësore që i përfiton njeriu me zgjimin në mëngjes

Pejgamberi, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Umetit (popullit) tim i është dhënë bereqeti në mëngjes”. Ai, gjithashtu ka thënë: “Dy rekate të namazit të sabahut, janë më të mira se dynjaja dhe çka ka në të”, dhe “Mos u mblidhni pas namazit të jacisë veçse nëse mblidheni për të mësuar dijen”.

Në kohën e agimit të mëngjesit, Gazi i ozonit O3 është në përqindje më të lartë dhe më pas pakësohet derisa të lind dielli. Ky gaz ka ndikim tepër të fuqishëm në sistemin nervor, duke aktivizuar punën mendore e fizike, dhe duke i dhënë një kthjelltësi dhe freski që nuk e ka gjatë gjithë ditës, e as gjatë natës. Kur njeriu merr frymë në agimin e mëngjesit gjen një kënaqësi dhe gjallëri që nuk e gjen në asnjë pjesë të ditës dhe të natës. Rrezet e Diellit gjatë lindjes së tij janë afër ngjyrës së kuqe, dhe kjo ngjyrë ndikon pozitivisht në sistemin nervor, duke larguar përgjumjen dhe duke nxitur lëvizjen, ndërsa rrezet ultra vjollcë, të cilat në sasi janë tepër të dendura gjatë lindjes së Diellit, nxisin lëkurën që të prodhojë vitaminë D. Zgjimi në mëngjes largon gjumin e gjatë. Është zbuluar se ai njeri i cili fle me orë të gjata në gjumë, rrezikon të preket nga sëmundjet e zemrës, sepse gjumi nuk është përveçse qetësues, e nëse zgjatë më shumë se ç’duhet i shkatërron yndyrnat në gjak. Kjo është edhe një prej dobive nga ku përfitojnë besimtarët të cilët zgjohen herët në mëngjes.

Shkencërisht është e vërtetuar se përqindja më e lartë e kortizonit në gjak, lëndë magjike e cila i shton trupit gjallërinë dhe energjinë e nevojshme, është në kohën e mëngjesit.

Atmosfera e përgjithshme edukative e Shtëpisë Profetike

Në banesën e lumtur të të Dërguarit të Allahut frynte vazhdimisht një frymë drojtjeje ndaj Allahut. Të gjitha lëvizjet që bëheshin atje, përshkoheshin nga një drojtje e vazhdueshme. Ata që mundnin t’i rroknin shikimet e Profetit, në ato shikime në çdo kohë mundnin të ndjenin, madje të shihnin qartë mahnitjen dhe zilinë për xhenetet ose rrëqethjen prej xhehenemeve. Profeti falte namaz duke u dridhur dhe rrëqethur, duke u tundur sa para, pas, duke u tronditur nga frika e xhehenemit ose duke marrë krahë si pëllumbat me dëshirën e xhenetit; të gjitha këto ishin nga të veçantat e asaj banese dhe gjëra që shiheshin gjithmonë e diheshin. Po, ai që e shihte Profetin, gjithmonë kujtonte Allahun. Imam Nesaiu na përcjell: “Kur i Dërguari i Allahut falte namaz, nga brenda i dëgjohej një gurgullimë sikur ziente diçka!” Ai i drejtohej Allahut gjithmonë me një botë të brendshme që qante e ziente dhe ashtu e falte namazin. Sa herë e kishte gjetur atë Hz. Aishja të drejtuar nga Allahu, me ballin në tokë duke bërë sexhde duke u dridhur e përpëlitur.

.

a) Përpikmëria e tij

Një ditë, ai erdhi në xhami, kaloi para xhematit dhe nisi të falej. Po menjëherë la namazin përgjysmë dhe u drejtua për nga dhoma e vet i shqetësuar. Aq i tronditur e aq i merakosur dukej, sa mendoje se po shkonte drejt zjarrit. Pas pak, u kthye sërish. Ishte qetësuar krejtësisht, shkoi në vendin e vet dhe rinisi faljen. Pas namazit, shokët e pyetën për shqetësimin e ngutin e mëparshëm dhe ai u përgjigj;

Pak më parë më kishin sjellë ca gjëra për t’ua ndarë të varfërve. Unë harrova. Sapo nisa faljen, më erdhi ndërmend. Nuk m’u duk e arsyeshme të falja namaz, ndërsa në shtëpi ndodhej një mall i tillë, ndaj shkova në shtëpi dhe i thashë Aishes (r.a.) ta shpërndajë menjëherë”.

Ja, ky quhet asketizëm, ky është besim i fortë, kjo është të ruhesh nga mëkati. Kaq është lidhja e tij me botën… Qindra herë bota është drejtuar nga Ai, duke dashur ta tërheqë drejt vetes, por secilën herë ai e ka shtyrë mënjanë.

b) Etje dhe uri për ditë të tëra

Shpesh ndodhte që ai të mos vinte një kafshatë në gojë, për ditë të tëra. Gjatë gjithë jetës së tij si profet, nuk ka ndodhur që ai të mbushte barkun, qoftë edhe me bukë thatë. Kalonin muaj të tërë, pa u ndezur zjarri për një supë në shtëpinë e tij. Një ditë, po falte namaz ndenjur. Ai ishte një namaz “nafile”. Pasi u fal, Ebu Hurejre iu afrua dhe e pyeti: “Mos jeni i sëmurë, o i Dërguari i Allahut? U falët ndenjur, ndaj pyes”. Përgjigja ishte e tillë, që të rrënqethte mishtë: “Ka ditë që nuk kam gjetur gjë të vë në gojë, o Ebu Hurejre! Më është prerë fuqia nga uria. S’më ka mbetur forcë të qëndroj në këmbë, prandaj u fala ndenjur”.

“Si dëgjova këto fjalë, u mbyta në lotë”, thotë Ebu Hurejre. Por profeti e harroi hallin e vet e nisi të merrej me mua. “Mos qaj, Ebu Hurejre. Uria në këtë anë e shpëton njeriun nga dënimi në anën tjetër (në botën e përtejme)”

c) Profeti në aspektin e adhurimit e të përkushtimit

Ah, ai adhurimi i Tij (a.s.), ah! Kur shihte përkushtimin e tij në adhurim, njeriu mendonte se gjatë gjithë jetës së tij, ai nuk kishte bërë asnjë gjë tjetër, veç adhurimit. Aq i thellë që ishte! Po, ai i tillë ishte, me të gjithë bukuritë e tij. Kush ka mundur të matet me të, në çfarëdolloj aspekti qoftë? Jo, askush, në asnjë aspekt, nuk mund të krahasohet me të. Në namaz ai përjetonte më të thellin e adhurimeve dhe aq të plotë e ndjente dhe e shfaqte atë, sa thua se nuk kishte namaz që nuk rrënqethej e nuk derdhte lotë. Sahabet thonë se gjatë faljes, nga gjoksi i tij vinte një zë, si zëri i gurëve të mullirit kur bluan. Pesha e përgjegjësisë dhe zëri i vargonjve që i silleshin në shpirt, e kthenin atë në një burim që valon e gurgullon. Kuptohet se kjo gjendje kishte shkak përpjekjet e tij për të plotësuar detyrën e adhurimit e të përkushtimit në nivelin më të lartë. Namazi ishte një vepër që ai e priste me dëshirën e pasionin më të madh. Asgjë tjetër nuk i falte atij kënaqësinë që i falte namazi. Ndaj dhe një ditë ai urdhëron e thotë: “Më janë bërë të dashura: gruaja dhe aroma e mirë, ndërsa drita e syrit tim është namazi”.

Shpërndaje